BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cana te Volfsburgu, pėr 7 milionė euro

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Cana te Volfsburgu, pėr 7 milionė euro

    Mesazh nga Albatros 5/7/2009, 20:08

    Sipas medias franceze, Lorik Cana do tė kalojė te kampionėt e Gjermanisė pėr sezonin e ri

    Olimpiku i Marsejės duket se do tė fitojė 14 milionė euro nga shitja e dy lojtarėve kryesorė tė tij, konkretisht tė kapitenit Lorik Cana dhe Karim Ziani tek Volfsburgu. Kėshtu shkruan adresa franceze "foot01.com", e cila shton se ky ėshtė njė "kumar" i guximshėm nga ana trajnerit Deshamp: "Duket se e hėna do tė jetė dita e zyrtarizimit tė kėtyre marrėveshjeve mes klubeve respektive. Tė dy lojtarėt duhet tė jenė ditėn e parė tė javės qė vjen nė Gjermani, ku, sipas tė gjitha gjasave, do tė bėhen pjesė e Bundesligės. Shuma e ofruar pėr tė dy ėshtė nga 7 milionė euro secili.

    Lorik Cana ėshtė njė mesfushor i rrėmbyer, luftarak dhe me ndjenjėn e kryerjes sa mė mirė tė detyrės. Duhet thėnė se Lorik Cana u kthye nė njė lojtar jetik pėr Olimpik Marsejė, vetėm pak kohė pas arritjes sė tij nga PSG." Megjithatė, po sipas "foot01.com", pėr Canėn vazhdon akoma interesimi nga gjermanėt e Hamburgut, kėshtu qė ata duhet tė vendosin para sė hėnės. Edhe adresa tjetėr franceze, "Sport 365", e dėrgon Lorik Canėn tek Volfsburgu. Adresa nė fjalė shkruan: "Pavarėsisht njė kontrate deri nė qershor 2012, qė mesfushori i kombėtares shqiptare ka me klubin e Marsejės, kapiteni i OM duhet tė takohet me udhėheqėsit e klubit gjerman gjatė ditės sė hėnė. Historia e kėsaj transferte ėshtė nė limitin e saj, madje tashmė janė bėrė tė ditura edhe detajet e largimit tė Canės drejt kampionėve tė Gjermanisė. Shuma e operacionit: 7 milionė euro, pėr njė kontratė 4 vjeēare."

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:36