BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Arbana Osmani: Misioni im kėtė vit mė i vėshtirė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    23022013

    Buzqeshje Arbana Osmani: Misioni im kėtė vit mė i vėshtirė!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Nėse ka diēka qė nuk ndryshon kurrė nė “Big Brother”, ajo ėshtė Arbana Osmani. Moderatorja e suksesshme do tė drejtojė pėr tė gjashtin vit radhazi reality show-n mė tė ndjekur nga shqiptarėt, “Big Brother Albania”. E pyetur nga “Bluetooth” se si e ka kaluar kėtė kohė tė shkurtėr pushimi, pas pėrfundimit me sukses tė edicionit tė dytė tė “1001 Pse”, Osmani ėshtė pėrgjigjur kėshtu: “Pas pėrfundimit tė ‘1001 Pse’, kam pasur shumė pak kohė pėr tė pushuar, por e kam shfrytėzuar maksimalisht. Disa ditė nė mal, Prishtinė, njė javė nė Berlin pėr Festivalin e Filmit, aq sa mė duket sikur nuk kam pushuar fare”, – rrėfen moderatorja energjike. Mė tej, biseda rrjedh vetė dhe Arbana nis tė tregojė pėr punėn e saj nė kėtė edicion tė gjashtė tė “Big”-ut: “Ndryshe nga vitet e kaluara, kėtė vit, me formulėn e ndryshuar tė ‘Big Brother’, ndryshon edhe fokusi dhe puna ime bėhet pak mė delikate dhe e vėshtirė. Gjithsesi, kam preferuar qė edhe unė tė mos i di sekretet, por t’i zbuloj aty dalėngadalė, bashkė me publikun, sepse unė ‘ Big Brother’ nuk dua veē ta prezantoj, por edhe ta jetoj me ēdo emocion qė ky spektakėl transmeton. Nuk i kam takuar ende konkurrentėt dhe nuk e kam parė ende studion, pasi kam qenė nė udhėtim gjatė gjithė kohės”, – tregon ekskluzivisht pėr suplementin, ajo qė nga shumėkush cilėsohet si moderatorja mė e mirė e ekraneve shqiptare.

    Ndonėse ishte shumė e rezervuar nė pėrgjigje, kėrshėrisė sonė pėr tė zbuluar mė shumė rreth spektaklit, as Arbana nuk i rezistoi dot. “Pėr veshjet kėtė vit, bashkė me stafin e profesionistėve tė look-ut qė mė ndjek, kam vendosur tė promovoj artistėt e rinj tė modės nė Shqipėri e Kosovė. Ēdo natė do vishem nga njė stilist i ri shqiptar, duke i mundėsuar lanēimin nė njė program me audiencė tė madhe siē ėshtė ‘ Big Brother”. Shpresoj qė veshjet tė pėlqehen e tė pranohen pa paragjykime, sepse janė vėrtet ‘designer pieces’ tė krahasueshme me emrat e mėdhenj tė modės botėrore qė kam veshur vitin e kaluar. Kam parė shtėpinė e “BB” dhe ėshtė njė mrekulli. Ah, edhe diēka: kėtė vit kėpucėt e mia do tė kenė taka”, – rrėfen Osmani me buzėn nė gaz, duke na zbuluar kėshtu njė detaj tė rėndėsishėm tė spektaklit, siē ėshtė dukja e saj gjatė tė shtunave dhe arredimi i shtėpisė ku do tė jetojnė pėr 100 ditė 16 banorėt e pėrzgjedhur. Nė fund, pak pėrpara se ta mbyllnim bisedėn, e ngacmojmė Arbanėn duke e pyetur “nė ka menduar ndonjėherė tė heqė dorė nga ‘Big Brother’”. – “E kam ende pėrzemėr ‘ Big Brother’, sepse ėshtė njė format qė rishpik vetveten dhe stafi qė punon pėr tė janė profesionistė qė unė i vlerėsoj”, – ishte pėrgjigjja e saj e fundit, e cila u pasua nga ftesa pėr tė ndjekur me vėmendje kėtė vit “Big”-un, sepse do tė ketė shumė ndryshim nga edicionet e mėparshme.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 14:20