BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Del Piero si Maldini, historia e pret!

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Del Piero si Maldini, historia e pret!

    Mesazh nga Albatros 4/5/2008, 18:13

    Edhe historia shpreh mendime pozitive: Alesandro Del Piero nuk diskutohet. Nėse do tė luajė nė Europian, siē tashmė duket diēka e sigurtė, "Zoti Juventus", do tė arrijė njė rekord tė jashtėzakonshėm pėr sa i pėrket cilėsisė dhe jetėgjatėsisė: do tė bėhej fjalė pėr shtatė faza finale tė luajtura nga "Pinturikioja". Si Paolo Maldini, qė vendosi tė ndalojė nė 2002-in pas Botėrorit tė Koresė dhe tė Japonisė. Asnjė italian, pėrveē atyre, nuk ka arritur kaq lart me kombėtaren e tij. Mes futbollistėve "axurrė" pėr udhėtimin drejt Austrisė dhe Zvicrės, Del Piero ėshtė i vetmi qė ka luajtur deri tani gjashtė faza finale nė veprimtari ndėrkombėtare, mes Europianit dhe Botėrorit. "Parabola" e tij filloi 12 vjet mė parė nė Angli, nėn drejtimin e trajnerit tė atėhershėm Arrigo Saki. Gjithsej 45-sė minuta nė ndeshjen e parė "Euro '96" kundėr Rusisė, pastaj vjen zėvendėsimi i papritur: nė vend tė tij hyn "njė farė", Roberto Donadoni, qė sot ka detyrėn pėr tė orientuar fatin e kapitenit tė Juventusit. Nuk ishte ndonjė ēudi e madhe, sepse Aleksi atėherė ishte vetėm 21 vjeē, nė hapat e parė tė njė karriere gjigante dhe tė mrekullueshme, ndėrsa "mėsuesi" i tij aktual, qė i zuri vendin, ishte drejt fundit tė karrierės (ishte 33 vjeē). Mė pas Del Piero vazhdoi "sprintin" e tij nė "Francė '98", i zgjedhur mes mė tė mirėve italianė nga Ēezare Maldini. Ndonėse nė atė botėror konkurrenca ishte e madhe, sulmuesi bardhezi nuk zhgėnjeu pėr aq sa iu dha mundėsia. Pastaj radhėn e kishte "Euro 2000" nė Holandė dhe Belgjikė nėn drejtimin e Dino Zofit, "Botėrori 2002" nė Azi nėn drejtimin e Xhiovani Trapatonit, Europiani i 2004-ės nė Portugali sėrish i drejtuar nga trajneri veteran, dhe "parajsa" nė "Gjermania 2006" nėn urdhrat e Marēelo Lipit, ku Del Piero shėnoi dhe golin e sigurisė ndaj Gjermanisė nė gjysmėfinale. Objektivi tani ėshtė tė arrijė nė fazėn e shtatė finale radhazi. Njė objektiv jo i arritur nga kapiteni kuqezi Maldini, qė nuk mundi tė luajė nė Europianin e 1992-it, sepse Italia u skualifikua nė ndeshjet nė grupe.
    Sporti Shqiptar.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 12:25