BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Degėt e Gjeografisė

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Degėt e Gjeografisė

    Mesazh nga Vizitor 7/7/2009, 07:33

    Degėt e Gjeografisė
    Gjeografia si shkencė ndėr mė vjetrat ndahet nė: Degėt e Gjeografisė 72rfrk

    Gjeografinė pėrgjithshme dhe nė
    Gjeografinė regjionale.

    Gjeografia e pėrgjithshme ndahet nė:

    Gjeografinė fizike (natyrore) ku shkencat komponente:
    Gjeomorfologjia
    Gjeologjia
    Klimatologjia
    Hidrologjia
    Pedogjeografia
    Biogjeografia
    Paleogjeografia
    Gjeografinė shoqėrore (Antropogjeografike) ku shkencat komponente janė:
    Demografia
    Gjeografia e vendbanimeve
    Gjeografia ekonomike
    Gjeografia politike
    Gjeografia sociale
    Kohėve tė fundit gjeografisė sė pėrgjithshme i bashkohet edhe gjeoekologjia. Dikur nė kuader tė gjeografisė fizike kanė qenė edhe gjeografia matematike gjegjėsisht gjeografia astronomike me gjeodezinė dhe hartografinė, por pasi qė janė zhvilluar si shkenca nė vete nuk mund tė radhiten nė sistemin e gjeografisė sė pėrgjithshme.

    Gjeografia regjionale mund tė definohet si aplikim i njohurive gjeografike pėr studime konkrete tė teritoreve,ndamas nė bazė tė ndonji kriteri tė regjionalizimit gjeografik. Pra ajo ėshtė njė disiplinė sintetike shkencore.

    Gjeografia regjionale mandej ndahet nė gjeografinė e pėrgjithshme regjionale dhe gjeografinė e veēantė regjionale.

    Gjeografia ėshtė njė lėndė shumė e rėndėsishme sepse tregon tėrėsinė territoriale dhe studion gjeografinė e njė vendi dhe tė botės.Ka shumė zbulime tė rėndėsishme gjeografike p.sh zbulimi i Amerikės,Australisė,Antartikut etj.Zbulime gjeografike mund tė quajmė edhe zbulimet natyrore tė njė vendi.


    [redakto] Historia e Gjeografisė
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Degėt e Gjeografisė

    Mesazh nga Vizitor 7/7/2009, 07:34

    Kontribues nė lėmin e Gjeografisė
    Gjeografia padyshim ėshtė njė ndėr shkencat mė tė vjetra.

    Qė nė parahistori njerėzit kanė tentuar tė sqarojnė zhvillimin e proceseve nė natyrės, mandej t’i njohin renditjet kronologjike edhe pse shkenca nė njė mėnyrė ka qenė e pranishme nė pjesėn mė tė madhe tė civilizimeve tė lashta. Shkrime mė tė shumta pėr natyrėn si tėrėsi i hasim te filozofėt antikė. Pėr gjeografinė rezultate tė rėndėsishme nga ajo kohė ka dhėnė Aristoteli - pėr mozaikun e sipėrfaqes sė tokės dhe brezat e nxehtėsisė dhe Erastoteni - mbi madhėsinė dhe dimensionet e Tokės. Erastoteni nė shekullin e III p.e.s. i pari e pėrdori termin gjeografi. Mjaft rendesi mori vepra e Klaud Ptolemeut "Syntaksis" qe u be ligj per boten shkencore deri ne kohen e Kopernikut.Ai paraqiste ne te shtrirjen e botes se njohur deri ne ate kohe,te percaktuara mbi bazen e koordinatave gjeografike,pozicionin e qyteteve dhe te grykederdhjeve lumore (madje dhe te vendit tone Shqiperise)

    Nė mesjetė vjen deri te stagnimi i shkencave nė pėrgjithėsi duke pėrfshirė edhe gjeografinė. Shkencat e atėhershme janė zhvilluar gjithashtu edhe nė kuadėr te civilizimit islam. Gjeografėt mė tė dalluar tė kėsaj kohe janė Al-Biruni dhe Al-Idrisi. Gjate kesaj periudhe shkenca e gjeografise ne pergjithesi, nuk avancoi,madje disa arritje te antikitetit ,si pershembull,koncepti mbi rrumbullakesine e Tokes, formimin e maleve etj.,nuk shpjegoheshin me dukurite natyrore ,por me ato fetare.Po keshtu dhe dyndjet e fiseve barbare,krahas shkaterimeve te shumta penguan mjaft edhe zhvillimin e metejshem te arritjeve te antikitetit.Gjate kesaj periudhe per tu permendur jane zbulimi i ishujve veriore te Oqeanit Atlantik dhe te kontinentit te Amerikes Veriore ne vitin 1000 nga vikinget,udhetimet ne Azi te Plan Karpinit,Ribruhut,te Marco Polos,njohurite gjeografike te arabeve etj.

    Zhvillim tė dukshėm tė gjeografisė nė perėndim i dhanė zbulimet gjeografike duke iu falėminderuar detarėve si Kristofor Kolombi, Vasko de Gama, Fernando Mangelani etj.

    Zhvillimi i shpejt i astronmisė dhe mekanikės qiellore nė shekullit e XVI dhe XVII, paraqesin bazėn e mendimit tė lėvizjes sė trupave qiellorė dhe rrjedhojat e lėvizjes sė tyre pėr Tokėn. Fillimi i zhvillimit tė gjeografisė si shkencė i pėrshkruhet gjeografit holandez Bernard Varenijusit, i cili e ka shkruar vepren me titull "Gjeografia e pėrgjithshme". Edhe pse zbulimet e rėndėsishme teknike tė cilat ndikuan nė zhvillimin e gjeografisė nė shekullit XVII dhe XVIII, ajo mbetet kryesisht shkencė deskriptive deri nė paraqitjen e hulumtuesit tė madh tė gjeografisė me prejardhje gjermane Aleksander Humbollit i cili nė fillim tė shekekullit XIX i vė themelet e gjeografisė moderne. Pas tij mjaft i rėndėsishėm ėshtė edhe Karl Rihter i cili ka qenė nėn ndikimin e madh tė filozofit Imanuel Kantit. Kontribut tė rėndėsishėm gjat kėsaj kohe kanė dhėnė nė ShBA V.M Denis - teoria e e zhvillimit tė relievit si cikėl gjeografik dhe Vlladimir Dokuqajev nė Rusi.

    Gjatė shekullit XIX themelohen katedrat e gjeografisė nėpėr universitetet evropiane.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 27/4/2024, 20:57