Pa u numeruar nente kutite e Fierit Partia Socialiste nuk do ti njohe zgjedhjet. Ky ka qene vendimi i mbledhjes rreth 1 ore e gjysme te Kryesise se selise roze, vendim i cili u be i ditur nga kreu i kesaj partie, Edi Rama.
Ne nje konference per shtyp pas mbledhjes, te henen, Rama tha se Sali Berisha duhet te heqe dore nga mandati i nente i kesaj partie ne qarkun e Fierit.
Nuk do lejoj grabitjen e mandatit te nente ne Fier me maskaradat e KQZ, duhet te marri fund ashtu sikunder Sali Berisha, i cili orkestron kete maskarade duhet te heqe dore nga ideja se mund te grabise mandatin e 9 te PS, nese nuk do qe PS te mos i njohe zgjedhjet, ka thene Rama.
Mandati i nente sipas tij eshte nje mandat per te cilin populli i Fierit ia ka dhene PS dhe nuk ka force qe kete mandat ia merr popullit te Fierit duke ia marre PS.
Sali Berisha duhet te heqe dore nga ky plan nese nuk do qe PS te mos i njohi zgjedhjet. Kjo nuk eshte qeshtje numrash, po e nje principi themelor te demokracise dhe grabitja quhet grabitje, deklaroi Rama.
Rama e ka quajtur rezultatin e zgjedhjeve te deformuar, nderkohe qe ai ka mohuar deklaraten e Metes, per nje oferte qe i ka bere Partia Socialiste, duke thene se PS ka vendosur te ndertoje koalicion vlerash jo aleance mekataresh ne nje bashkim te vjeter kryetaresh.
Une e mohoj me neveri ate qe ai ka thene dhe me faktin teresisht te pavertete se paska pasur nje oferte nga PS. PS ka qene e qarte qe ne krye te heres kur ka vendosur te ndertoje nje koalicion vlerash dhe bashkim qytetaresh dhe jo nje aleance mekataresh ne nje bashkim te vjeter kryetaresh, vijoi Rama.
No Comment.