BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kush ėshtė burri i ri i Kremlinit?

    Tironsja
    Tironsja
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫

    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 09/03/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 78
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23
    <b>Votat</b> Votat : 4
    07052008

    Buzqeshje Kush ėshtė burri i ri i Kremlinit?

    Mesazh nga Tironsja

    Presidenti i ri rus, Dimitrij Anatoljeviē Medvjedev, kandidati i preferuar i presidentit Putin, sot u zgjodh president i ri i Rusisė

    Kanė kaluar dy muaj qė prej mbajtjes sė zgjedhjeve presidenciale nė Rusi - javė gjatė tė cilave presidenti i ardhshėm rus kishte mjaft punė. Ende pa marrė pėrsipėr drejtimin e vendit, Medvjedev i qėndroi nė krah presidentit Putin duke takuar mė tė fuqishmit nė botė: e para ishte kancelarja gjermane Angela Merkel e cila vetėm pak ditė pas pėrfundimit tė zgjedhjes qėndroi pėr njė vizitė zyrtare nė Moskė.

    Ajo u pasua nga presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe sekretarja amerikane e shtetit, Kondoleza Rajs si dhe presidentėt e Japonisė, Izraelit dhe shumė vendeve tė tjera tė botės. Tė gjithė ata shtruan pyetjen: Kush ėshtė burri i ri nė Kremlin dhe ēfarė mund tė pritet nga ai?

    Vazhdim i kursit tė Putinit

    Se nė ēfarė drejtimi do tė shpjerė vendin presidenti i ri rus nuk ka mėdyshje. Qysh nė dhjetor tė vitit 2007 gjatė nominimit tė tij pėr kandidat presidencial Medvjedev pat theksuar se: "E shoh tė nevojshme qė nė mėnyrė tė vazhdueshme tė ndjek kursin qė ndoqi vendi ynė gjatė tetė viteve tė kaluara, kurs tė cilin vendi ynė e zgjodhi edhe pėr vitet e ardhshme. Ky kurs e ka mbrojtur vendin tonė si nga shkatėrrimi ekonomik dhe social ashtu dhe nga lufta qytetare. Ky ėshtė kursi i presidentit Putin".

    Dimitrij Medvjedev konsiderohet si njeri besnik i Vladimir Putinit dhe gėzon mbėshtetjen e tij tė plotė. Tė dy politikanėt njihen qė prej fillimit tė viteve tė 90-tė me veprimtarinė e tyre nė Shėn Peterburg. Ishte Putini ai qė nė vitin 1999 e tėrhoqi Medvjedevin nė Moskė. Juristi Medvjedev drejtoi shtabin e Putinit gjatė fushatėn elektorale pėr zgjedhjet presidenciale. Pėr hapat e ardhshėm nė karrierė nuk u desh tė pritet shumė: Dimitrij Medvjedev fillimisht zgjidhet kryetar i kėshillit mbikqyrės nė koncernin energjetik Gazprom, shef i shtabit nė Kremlin dhe pėrfundimisht nė nėntor tė vitit 2005 zėvendėskryeministėr i parė i qeverisė ruse. Nė kėtė funksion ai ėshtė pėrkujdesur nė radhė tė parė pėr projektet madhore nė fushėn e ndėrtimtarisė, shėndetėsisė e arsimit si dhe fushėn e bujqėsisė, tė cilat janė pėrkrahur fuqishėm nga shteti pėr tė ndikuar nė pėrmirėsimin e gjendjes sociale tė popullsisė.

    Putini ka besim tek pasardhėsi i tij

    Pėrvojat e vjelura nė kėtė post paraqesin bazė tė mirė qė ai tė merret me detyra edhe mė tė mėdha. Pėr kėtė janė tė njė mendjeje politikanėt qeveritar e para sė gjithash mentori i tij Vlladimir Putin: "Dimitrij Anatoljevic Medvjedev ėshtė absolutisht njė njeri i sinqertė dhe i ndershėm. Ai ka punuar nė shumė fusha tė rėndėsishme, tė cilat nuk janė tė thjeshta. Unė mund tė them me pėrgjegjėsi tė plotė qė prioritetet mė tė rėndėsishme tė Dimitrij Medvjedevit janė interesat e shtetit dhe qytetarėve tė tij".

    Se kur Medvjedev do tė vizitoj pėr herė tė parė Gjermaninė zyrtarisht nuk dihet ende. Megjithatė ai kohė qė ka bėrė publike se stacionet e para tė udhėtimeve tė tij jashtė shtetit do tė jenė Kazakistani dhe Kina - Evropa mund tė presė ende.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 12:30