BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Njė rrėfim rrėnqethes...

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Njė rrėfim rrėnqethes...

    Mesazh nga Vizitor 11/9/2013, 13:49

    Njė rrėfim rrėnqethes... Largea_b_0_0_0_00_images_aktualitet_plakaaaaaaaaaa1378883298

    Djali na rreh barbarisht me grushta, shkelma dhe dru, pasi nuk kemi t'i japim para. Na terrorizon ēdo ditė dhe na nxjerr natėn tė kėrkojmė para borxh tek tė afėrmit.
    Mė ka shitur ēdo gjė nė shtėpi. Kjo ėshtė tragjedia e njė nėne tė moshuar qė ka duruar dhunėn fizike tė djalit tė saj prej 20 vitesh. 70- vjeēarja Margarita Vangjeli, nga fshati Dishnicė i Korēės, rrėfen nė njė intervistė pėr terrorin e pėrjetuar nė kėto vite, ndėrsa dhuna e djalit tė saj tashmė ėshtė drejtuar edhe ndaj vajzės sė tij 12- vjeēare.

    E moshuara tregon se djali, i martuar dhe i braktisur dy herė nga gratė, i kėrkon vazhdimisht para pėr tė luajtur kumar, ndėrsa tashmė, pasi ka shitur ēdo gjė tė vlefshme, ka tentuar tė shesė edhe tullat e shtėpisė. Ndėrsa 70-vjeēarja ėshtė pėrpjekur ta ndalojė, ai ka ushtruar dhunė ndaj saj dhe vajzės 12-vjeēare. Ka qenė e mitura qė ka telefonuar mė pas policinė, e cila ka bėrė arrestimin e 41-vjeēarit Koēo Vangjeli. Sipas policisė, 41-vjeēari ėshtė dėnuar vitin e kaluar me 4 muaj burg pėr dhunė nė familje, por ka pėrfituar nga amnistia dhe ka dalė sėrish.

    Znj. Margarita, ju keni denoncuar djalin tuaj nė polici. Pse ka ndodhur kjo?
    E denoncova nga e keqja. Nuk ka nėnė qė dėshiron tė ēojė nė burg djalin e saj. Ai ka shumė vite qė mė dhunon mua fizikisht dhe kam heshtur pėr hir tė tė qenurit nėnė, por tani qė dhunon dhe mbesėn, vajzėn e vet, nuk mund tė hesht. Ai na rreh barbarisht me ēfarė t'i dalė pėrpara. Me grushta, shkelma, dru dhe gurė, pa menduar se edhe mund tė na vrasė. E ka humbur arsyen, kėrkon vetėm para qė tė luajė kumar. Ma ka bėrė jetėn sterrė dhe lus Zotin tė mė marrė. E mendoj shpesh! Mė mirė jeton gjarpri nėn gur se ne...

    Ēfarė ka ndodhur nė banesėn tuaj?
    Ai ka shitur gjithēka me vlerė nė shtėpi. Kishin mbetur vetėm tullat, edhe ato nuk po gjenin derman. Kur erdha nė shtėpi, gjeta disa persona qė po ngarkonin tullat. Iu kėrkova tė ndalonin se ishin tė miat. Djali u acarua dhe mė kėrkoi para, por unė nuk kisha. Pensionin ma kishte marrė, grurin ma kishte shitur e shumė gjėra tė tjera. Atėherė mė goditi me grushta dhe me njė dru qė gjeti aty pranė. Mė pas qėlloi dhe vajzėn me shkelma nė trup, por fatmirėsisht ajo i shpėtoi nga duart. Ai nuk u ndal, e qėlloi me gurė. Vajza, nga frika ishte strukur nė njė gėrmadhė dhe qante pa mbarim. Mė pas i kishte marrė telefonin njė banori tė zonės dhe denoncoi nė polici babain.

    Kjo ishte hera e parė qė ai ju dhunonte?
    Ai na rreh vazhdimisht. Dhunonte gruan e parė, me tė cilėn ka edhe kėtė vajzė, dhe ajo i iku. U martua sėrish, por edhe gruaja e dytė nuk i qėndroi gjatė pėr shkak tė dhunės. Ai nuk punon, do vetėm para tė pijė alkool dhe tė luajė kumar. Shumė herė e kam gdhirė natėn jashtė me mbesėn, nė shtėpi tė braktisura nė fshat, se ai na detyron tė shkojmė tė kėrkojmė para borxh.

    Si jetoni?
    Kam njė pension prej 7 mijė lekėsh, por atė ma merr djali. Nė dyqan kam 80 bukė pa paguar dhe shumė ushqime tė tjera. Jam deri nė grykė me borxhe nė tė gjitha dyqanet. Mė vjen zor tė dal nė fshat. E kam menduar edhe tė vetėvritem, por mendoj pėr mbesėn, s'ka kush tė ma rrisė.

    Ka qenė mė herėt nė burg djali juaj?
    Ka qenė vjet, se na rrahu barbarisht tė dyjave. Ēupėn e ēova nė spital dhe mora mjekime. E dėnuan, por bėri vetėm katėr muaj, se pėrfitoi nga amnistia, dhe ja ku filloi sėrish avazin.

    Ēfarė kėrkoni aktualisht?
    Kėrkoj qė shteti tė vėrė dorė, pasi kėshtu nuk jetohet. Kam hallin e mbesės, jo timin. Kėrkoj mbrojtje.


    Koment: Cfae kafshe mund te jete ai qe ngre dore mbi ate qe ia ka fale jeten....tmerr vertete!

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 21/9/2024, 12:38