BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Peshėngritja shqiptare vlerėsohet nga Federata botėrore

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Peshėngritja shqiptare vlerėsohet nga Federata botėrore

    Mesazh nga Albatros 11/7/2009, 10:48

    Presidenti i Federatės Botėrore tė Peshėngritjes, Tamas Ajan gjatė takimit sot me kreun e Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes (FSHP), Esat Ademi nė Bukuresht ka folur me superlativa pėr rezultatet e shtangės shqiptare nė nėntė vitet e fundit.
    Peshėngritja shqiptare vlerėsohet nga Federata botėrore

    Presidenti i Federatės Botėrore tė Peshėngritjes, Tamas Ajan gjatė takimit sot me kreun e Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes (FSHP), Esat Ademi nė Bukuresht ka folur me superlativa pėr rezultatet e shtangės shqiptare nė nėntė vitet e fundit.

    Vetėm pak orė pėrpara pjesėmarrjes nė Kampionatin Botėror tė Peshėngritjes pėr tė rinj, qė zhvillohet ne Bukuresht deri nė datėn 21 qershor, sporti qė ka sjelle rezultatet mė tė larta nė Shqipėri ka marrė vlerėsimet e radhės.
    Sipas FSHP-sė, Tamas Ajan, ka premtuar mbėshtetje tė fuqishme pėr zhvillimin e mėtejshėm tė kėsaj disipline nė vendin tonė.

    "Peshėngritja shqiptare e dhjetėvjeēarit tė fundit mund tė cilėsohet pa frikė si njė histori suksesi", deklaroi Ajan. Ecuria e nėntė viteve tė fundit, ku sportistėt shqiptarė kanė fituar medalje dhe tituj botėrore apo kontinentalė, ishin nė qendėr tė vėmendjes.
    Kreu i IEF-sė theksoi se "kėto rezultate tė larta kanė bėrė qė Ademi tė bėhet anėtar i bordit ekzekutiv tė Federatės Boterorė tė peshėngritjesė qė prej muajit maj".

    "Nuk mund tė mohohet se peshėngritja nė rajonin e Mesdheut ka njohur njė rritje tė konsiderueshme dhe nė kėtė kėndvėshtrim, edhe Shqiperia ka pėrjetuar njė shpėrthim pėr sa u takon arritjeve nė nivelet kontinentale e botėrore. Natyrisht, njė meritė tė madhe kanė edhe drejtuesit e federatės, me presidentin Ademi", theksoi Ajan.

    Drejtuesi mė i lartė i kėtij sporti ka vlerėsuar edhe rolin e Shqipėrisė nė Konfederatėn Mesdhetare tė Peshėngritjes. "Fryma e suksesit tė Shqipėrisė ėshtė transmetuar edhe nė kėtė Konfederatė. Vendi juaj do tė gezojė mbėshtetjen e vazhdueshme tė IEF-sė, nė ēdo hap qė do tė ndėrmerrni", tha Ajan.

    Kampionati Botėror pėr tė rinj ka startuar gjatė ditės sė djeshme. Nė kėtė aktivitet, qė perfundon mė 21 qershor, do tė marrin pjesė katėr shtangistė kuqezinj: tre meshkuj, Briken Calja, Ervis Tabaku dhe Endri Karina dhe njė femėr, Sherjana Ruci. Sipas sekretarit tė pergjithshėm tė Federates Shqiptare tė Peshengritjes, Ilir Kraja, gjendja e sportistėve ėshtė mjaft e mirė.

    Vitin e kaluar, e vetmja medalje pėr pėrfaqėsuesen tonė u fitua nga Erkand Qerimaj, nė stilin e shtytjes me 181 kg. Edhe kėtė vit, objektivi ėshtė arritja e medaljeve, duke qenė se Calja dhe Tabaku marrin pjesė pėr herė tė dytė nė kėtė eveniment dhe kanė eksperiencė tė mjaftueshme pėr tė pretenduar rezultate tė larta.

    Nėn drejtimin e trajnerit Sokol Bishanaku, e para qė do te ngjitet nė pedane nė Bukuresht ėshtė peshėngritėsja Sherjana Ruci, e cila do konkurrojė nesėr nė peshėn 58 kg.

    Po nesėr, nė peshėn 69 kg pėr meshkuj, konkurron edhe Briken Calja. Gara e peshėngritėsve shqiptarė vazhdon mė 19 qershor me Ervis Tabakun, nė peshėn 85 kg, ndėrsa njė ditė mė pas nė pedanė hipėn edhe shtangisti i fundit, Endri Karina, nė peshėn 94 kg.

    Pas Boterorit pėr tė rinj, katėr sportistėt do tė udhėtojnė drejt Italisė, pėr tė marrė pjesė nė Lojerat Mesdhetare "Peskara 2009". Ata janė pjese e skuadrės me 10 peshėngritės (7 meshkuj dhe 3 femra), me tė cilėt Shqiperia do tė paraqitet nė kėtė aktivitet nga 25 qershori deri mė 5 korrik. Njė detaj mjaft interesant ėshtė edhe rikthimi i Fetije Kasajt, e cila ka perfunduar pezullimin 2-vjeēar pėr pėrdorimin e substancave tė ndaluara

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:36