BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zyrtare, Mustedanagiē trajneri i Teutės

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Zyrtare, Mustedanagiē trajneri i Teutės

    Mesazh nga Albatros 11/7/2009, 11:00

    Zv/trajneri i kombėtares shqiptare do tė fillojė punė tė hėnėn, ndihmės ėshtė Ylli Shehu

    Xhemal Mustedanagiē, zv/trajneri i kombėtares shqiptare, do tė jetė trajneri i Teutės pėr sezonin e ri. Kėtė e konfirmon vetė presidenti i Teutės, Edmond Hasanbelliu, i cili shton se tashmė ka mbetur vetėm nėnshkrimi i kontratės me trajnerin e ri, kur deklaron: “Kemi pėrfunduar diskutimin dhe tė dielėn nė mbrėmje trajneri i ri do tė nėnshkruajė kontratėn pėr njė sezon me ekipin tonė. Ditėn e hėnė ai fillon nga puna me ekipin e Teutės.

    Shpėrblimi financiar pėr kėtė trajner do tė jetė i njėjtė me atė tė Starovės dhe tashmė ka mbetur vetėm nėnshkrimi tė dielėn. Trajneri i ri do tė sjellė nė ekip edhe dy futbollistė kroatė, qė javėn e ardhshme do tė fillojnė stėrvitjen me Teutėn dhe do tė jenė nė repartet e sulmit dhe tė mesfushės. Siē e kam thėnė edhe mė parė, do tė afronim te Teuta njė trajner cilėsor, sepse edhe synimi ynė ėshtė ngritja e njė ekipi cilėsor, pasi objektivi pėr sezonin e ardhshėm do tė jetė pa dyshim njėri nga trofetė, ndėrkohė qė duhet tė arrijmė zonėn europiane.”

    Ndėrkaq, ėshtė caktuar edhe zv/trajneri i Teutės, qė do tė jetė Ylli Shehu, i cili ka drejtuar stėrvitjen e Teutės ditėn e enjte. Sipas presidentit tė durrsakėve, Ylli Shehu ėshtė pėrzgjedhur si zv/trajner jo vetėm pėr eksperiencėn e tij nė kėtė fushė, por edhe pėr faktin se e njeh mjaft mirė gjuhėn e trajnerit tė ri Mustedanagiē, duke u shpjeguar edhe nga ana teknike pikė pėr pikė detyrat lojtarėve tė Teutės.

    Pėr sa i pėrket merkatos, Hasanbelliu shprehet se vazhdojnė kontaktet me futbollistė tė ndryshėm dhe sot Deliallisi do tė japė pėrgjigje pėrfundimtare. Ndėrkaq, sipas Hasanbelliut, Ēaushaj ėshtė konfirmuar qė nuk do tė kalojė tek ekipi durrsak, ndėrkohė qė mosha mbi 30 vjeē ėshtė bėrė faktori qė F.Xhafaj nuk mund tė vijė, pasi ekipi ka njė mesatare me moshė tė re. Pas pėrgjigjes sė Deliallisit, do tė vendoset pėr tre kosovarėt, ku sipas Hasanbelliut, do tė vendosė trajneri i ri nėse ata duhet tė qėndrojnė nė ekip ose jo.

    Ndėrkohė, pritet qė dy kroatėt qė do tė afrohen nga trajneri javėn e ardhshme tė jenė lojtarė cilėsorė, qė bėjnė diferencėn nė repartet ku ata luajnė. Sipas Hasanbelliut, deri tani, mė pranė Teutės ėshtė talenti qė vjen nga Flamurtari, Aldo Guna, i cili, sipas gjasave, duket se do tė jetė pjesė e Teutės sezonin e ardhshėm. Presidenti Hasanbelliu deklaron pėr ardhjen nė drejtim tė Teutės tė shumė futbollistėve tė rinj, duke tė kujtuar me kėtė rast edhe praktikėn e sezonit tė kaluar, ku futbollistė tė rinj e tė talentuar, si Vila dhe Hysa, u afirmuan duke ngjallur interesin e shumė ekipeve.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:00