BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gati tė plasė te Tirana: Tifozėt protestojnė kundėr shefit Dimraj

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Gati tė plasė te Tirana: Tifozėt protestojnė kundėr shefit Dimraj

    Mesazh nga Albatros 11/7/2009, 11:03

    Situata nė kampin bardheblu duket se nuk po gjen qetėsi. Kur mendohej se marrėveshja e nėnshkruar mes klubit, tė pėrfaqėsuar nga shefi Rauf Dimraj, dhe kryedonatorit Refik Halili, u kishte dhėnė zgjidhje dhe drejtim punėve te Tirana, paskėsh qenė iluzion. Sepse shefi i klubit, duke marrė nisma tė njėanėshme, pa miratimin edhe tė kryedonatorit Halili, sic ishte rasti pėr ankandin e firmės qė do tė reklamojė nė fanellėn bardheblu pėr sezonin e ri, duket se ka krijuar carjet e para, nė njė periudhė krejt tė pafavorshme, vetėm pak ditė para ndeshjes sė Ligės sė Kampioneve me Stabaekun. I pari qė e ka ngritur shqetėsimin pėr moszbatimin e kontratės sė nėnshkruar mes dy palėve, ka qenė kryedonatori Halili. Ai ka atakuar shefin Dimraj, se po tejkalon kompetencat, madje po shkel edhe pikat e kontratės sė firmosur tashmė, cka pėrbėn njė situatė tė padenjė pėr njė klub si Tirana. Gjithashtu, drejtori teknik i bardhebluve, Alban Tafaj, duke iu referuar rastin tė Gentian Mucės, qė konsiderohet si lojtar i Tiranės, por luajti me Dinamon nė ndeshjen me Lahtin, pasi shefi i klubit nuk e ka reklamuar problemin e tij nė FSHF, nė mėnyrė tė cuditshme. Kjo situatė, qė paska ekzistuar nėn rrogoz deri tani, duket se ka plasur tashmė, pasi njė pėrfaqėsi i tifozėve tė Tiranės, tė premten, para seancės stėrvitore tė pasdites, kanė bllokuar fushėn e stėrvitjes “Skėnder Halili“, duke kėrkuar largimin e menjėhershėm tė shefit tė klubit, Rauf Dimraj. Sipas tyre, shefi Dimraj po i fut shkopinj nėn rrota skuadrės sė tyre tė zemrės, po punon nė dėm tė saj, sic ėshtė edhe rasti i lejimit tė Gentian Mucės, qė tė luajė me Dinamon, ndėrkohė qė nuk ka vėnė asgjė nga burimet financiare tė llogarisė sė klubit nė dispozicion tė skuadrės. Protesta e ditės sė premte tė tifozėve bardheblu ka zgjatur rreth cerek ore, pėr t’ua lėnė mė pas skenėn lojtarėve pėr stėrvitje, por kanė paralajmėruar vijimin e kėtyre demonstrimeve kundėr shefit tė klubit, madje duke shkuar mė tej, se Zoti Dimraj do tė pėrballet me to edhe para zyrės sė tij. Nė rast mosreagimi, tifozėt e Tiranės kanė kėrcėnuar se nuk do ta lejojnė skuadrėn tė dalė nė fushė, ditėn e ndeshjes me Stabaekun. Zhvillime tė papritura, nė dukje kėto nė kampin bardheblu, por qė duket se do tė ndikojnė negativisht nė ecurinė e skuadrės, qė tashmė ka caktuar edhe trajnerin e ri, kroatin loncarevic, ka arritur akordin me shumicėn e lojtarėve qė u shpallėn kampion sezonin e kaluar, pret tė pėrfaqėsohet me dinjitet nė Ligėn e Kampioneve. Mbetet pėr t’u parė situata nė ditėt nė vijim, pėr tė kuptuar se si do tė pėrfundojnė ky konfrontim i nisur tashmė, mes tifozėve tė Tiranės dhe shefit tė klubit bardheblu, Rauf Dimraj.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 20:42