BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kaka-Inzagi, dyshja mė e bukur nė botė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kaka-Inzagi, dyshja mė e bukur nė botė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/5/2008, 22:47

    Arritja, ajo me "A", lind nga pėrshtatja, miqėsia, marrėdhėnia: emocione dhe ndjenja, qė goli dhe fitoret tė arrihen, ndėrsa numrat flasin vetė.

    Milani nė 5 ndeshjet e fundit tė kampionatit ka shėnuar 16 gola: 9 janė tė Filipo Inzagit, 5 tė Rikardo Kakasė, 1 pėr kokė nga Sedorfi dhe Pato.

    Aq mė shumė, kur fitorja ndaj Interit nė derbi javėn e shkuar u arrit falė dyshes Pipo-Riki. Inzagi-Kaka, Kaka-Inzagi; njėri pason, tjetri shėnon, njėri dribon dhe kroson, tjetri e ka tė lehtė ta lėshojė topin nė rrjetė, ndonėse ėshtė 35 vjeē.

    E VĖRTETA - Pėrmbysja e pranverės pėr Milanin vjen nga kjo dyshe: tė dy kėrkohen, flasin, lėvizin nė sintoni dhe kundėrshtarėt dorėzohen. E vėrtetė ėshtė se e kanė kuptuar sė bashku qė njėri mund tė jetė fati i tjetrit. Edhe kėtu janė kronikat qė tregojnė bukurinė e momenteve.

    E di sa gola ka shėnuar Inzagi nė tri finalet e zhvilluara mė 2007-n? 5: dygolėsh kundėr Liverpulit nė Ligėn e Kampioneve dhe kundėr Boka Zhuniorsit nė Botėrorin pėr Klube dhe 1 gol kundėr Seviljes nė Superkupėn Europiane. Dhe e di sa, nga kėto 5 fitore, vijnė nga pasimet e Kakasė? 3: goli i dytė kundėr "tė kuqve" dhe dy tė shėnuar nė Tokio. Ka pėrshtatje, pra. Dhe ata qė sajojnė akoma historinė e egoizmit, por mjafton t'u tregosh njerėzve kėto shifra, qė ta besojnė. Inzagi nuk do tė jetė pėrjetė, ėshtė e vėrtetė, por tani Milani ėshtė mėsuar me nuhatjen e tij pėr gol. Asnjė nė Itali nuk e ka mesataren e tij shėnuese (1 gol nė ēdo 98 minuta). Nuk ėshtė rastėsi qė Karlo Anēeloti nuk pati asnjė moment hezitimi, teksa pėrgatiti formacionin anti-Inter dhe vendosi disa ditė para qė dyshja e sulmit tė ishte Kaka-Inzagi. E kush i ndalon ata tė dy?

    Po pėrjetojnė njė formė tė mirė, vrapojnė dhe ėshtė kėnaqėsi t'i shohėsh, pasi nuk janė asnjėherė tė lodhur. Inzagi pėrgatitet si gjithnjė, Kaka lexon ndonjė libėr dhe pėrqendrohet. Dhe pastaj, tė dy sė bashku nė fushė pėr fitore. Tė dy sė bashku, duke luajtur pėr njėri-tjetrin.

    KAKA: ĒFARĖ DYSHE! - Dhe pikėrisht "pėrmbysja" erdhi nė momenti mė tė rėndėsishėm tė sezonit. "Topi i Artė" kurorėzon Inzagin, sulmuesi qė ka lėshuar Milanin drejt njė vendi nė Champions me golat e tij. "Pėrshtatja jonė ėshtė pėrmirėsuar shumė, - thotė braziliani. - Nė fushė shihemi shpesh dhe arrij tė jap pasime qė i pėlqejnė si atij, por po ashtu edhe mua. Ėshtė njė moment special si dyshe, dhe shpresojmė t'i pėrfundojmė mirė edhe kėto dy ndeshje.

    Pėrmbysja erdhi te goli i dytė nė Athinė." Njė "miks" talenti dhe cinizmi i pėrsosur, pra. Por Kaka nuk lodhet mė pėr tė gjetur karakteristikėn mė tė mirė tė Inzagit: "Ėshtė ajo qė beson deri nė fund, nuk heq dorė asnjėherė sė ndjekuri topin derisa tė dalė jashtė. Ishte lojtari i vetėm qė mundi tė ishte nė krosimin qė dhashė nė ndeshjen ndaj Interit tė dielėn, dhe pėr kėtė Pipo ėshtė i veēantė".

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 11:54