BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Liga Ballkanike: E frikshme Prishtina

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Liga Ballkanike: E frikshme Prishtina

    Mesazh nga Vizitor 15/11/2013, 08:55

    Publikuar: 19:12 / 14.11.2013

    Liga Ballkanike: E frikshme Prishtina E-frikshme-prishtina_hd

    Sigal Prishtina ka shėnuar fitoren e radhės nė Ligėn Ballkanike, duke demonstruar fuqinė ndaj gjigantit malazez, Teodo, me rezultat 74-71.
    Atmosfera ishte impozante pėr duelin ndaj malazezėve ku rreth tre mijė shikues ishin nė pėrkrahje tė ekipit nga fillimi i takimit.

    Ēereku i parė ishte i barabartė, me tė dyja skuadrat qė arritėn tė realizonin pikė me sukses.

    Nė ēerekun e dytė shpėrtheu Dardan Berisha pėr tė shfrytėzuar njė shpėrqėndrim tė mysafirėve, i cili edhe ndikoi qė pjesa e parė tė pėrfundonte me rezultat 39:35.

    Mė tė mirėt pas pjesės sė parė ishin pikėrisht Dardan Berisha dhe Kendrick jones me nga 10 pikė.

    Liga Ballkanike: E frikshme Prishtina DSC_0282

    Nė fillim tė pjesės sė dytė Prishtina dominoi duke arritur njė epėrsi prej 10 pikėsh, e cila mė pas nė ēerekun e katėrt u shkri nga mysafirėt deri nė njė pikė, falė njė Vucurovic i cili shėnoi 18 pikė dhe ishti mė i miri.

    Nė fund ishte dramė e vėrtetė dhe pikėt e fitores i realizoi Dardan Berisha nga gjuajtjet e lira, duke konfirmuar edhe statusin e tij prej lojtarit tė ndeshjes.

    Ndeshja pėrfundoi me rezultat 74-71 nė tė mirė tė Prishtinės dhe pas ndeshjes sė katėrt Prishtina gjendet nė krye tė tabelės sė Balkan League me tri fitore dhe njė humbje.

    Ndeshjen e ardhshme Sigal Prishtina nė Ligėn Ballkanike e zhvillon ndaj kampionit tė Kosovės, Pejės. Dueli zhvillohet mė 27 nėntor. /Telegrafi/


    --------------------------------------------------------------------------------

    Realizatorėt mė tė mirė te Prishtina:
    Dardan Berisha (18 pikė)
    Kendrick Jones (12 pikė)
    K’zell Wesson (12 pikė)
    Aurimas Kieza (8 pikė)
    Alban Veseli (8 pikė)


    --------------------------------------------------------------------------------

    Realizatorėt mė tė mirė te Teodo:
    Vucurovic (18 pikė)
    Subotic (11 pikė)
    Kunjic (10 pikė)
    Johnson (9 pikė)
    Korac (8 pikė)


    --------------------------------------------------------------------------------




    Fotografia: Telegrafi/Ahmet Huduti

      Ora ėshtė 7/5/2024, 12:14