BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    BE planifikon ndryshime nė rregullat e internetit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje BE planifikon ndryshime nė rregullat e internetit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/7/2009, 16:21

    Bashkimi Europian ka nevojė pėr rregulla tė reja pėr shkarkimet nga interneti, pėr ta bėrė mė tė lehtė qė njerėzit tė marrin muzikėn dhe filmat e tyre, pa iu dashur tė pėrdorin piraterinė, njoftonte shefi i telekomunikacioneve tė bllokut tė enjten.

    Duke pėrcaktuar prioritetet e krahut ekzekutiv tė BE pėr pesė vitet e ardhshme, komisionerja e telekomunikacioneve tė BE, Viviane Reding, tha se duhet tė konsideroheshin ligje tė reja, tė cilat t’i pėrshtateshin, si vlerėsimit tė pasurisė intelektuale ashtu edhe lundruesve tė internetit.

    "Prandaj do tė jetė njė nga prioritetet e mia kryesore puna pėr ... njė kuadėr ligjor tė thjeshtė e tė afėrt me konsumatorin pėr eksesin e pėrmbajtjes digjitale tė tregut europian, duke siguruar nė tė njėjtėn kohė njė shpėrblim tė drejtė pėr krijuesit”, tha Reding nė seminarin e organizuar.

    Ligjet aktuale janė tė papėrshtatshme, tha ajo, sepse nė dukje detyrojnė njerėzit, veēanėrisht tė rinjtė, pėr tė pėrdorur piraterinė ose pėr tė shkarkuar pėrmbajtje nė mėnyrė ilegale.

    "Pirateria e Internetit sa vjen e bėhet mė shumė nė modė, veēanėrisht pėr brezin e internetit”, tha Reding, duke cituar njė studim qė tregonte se 60 pėr qind e tė rinjve, tė moshave 16-24, kishte shkarkuar pėrmbajtje audiovisuale pa paguar pėr tė.

    "Rritja e piraterisė sė internetit ėshtė njė votė negative besimi ndaj modeleve ekzistuese tė biznesit dhe legjislaturės. Kjo duhet tė jetė njė thirrje pėr zgjim ndaj bėrėsve tė politikave”,- tha ajo pėr seminarin e organizuar nga analistėt e Kėshillit tė Lisbonės.

    Reding pritet tė kėrkojė njė mandat tė dytė tė drejtimit tė telekomunikacioneve tė BE kur portofoli aktual pesėvjeēar i saj tė skadojė nė fund tė 2009.

    Ajo tha se njė tjetėr prioritet ishte digjitalizimi i librave, pasi rreth 90 pėr qind e librave nė libraritė europiane nuk janė mė tė gjindshėm nė treg.

    Komisioni do tė kėrkojė gjithashtu tė inkurajojė pagesat me anė tė telefonave celularė, me anė tė rregullave tė reja qė do tė propozohen.
    "Mungesa e standardeve tė pėrbashkėta dhe e rregullave pėr pagesat e internetit, pėr gjithė bllokun e BE, lė njė hapėsirė tė gjerė nė rrjetin e celularėve tė pashfrytėzuar”,- tha ajo.

    Komisioni do tė punojė pėr promovimin e video-konferencave pėr tė reduktuar numrin e udhėtimeve tė biznesit, qė nga ana e tij do tė reduktojė emetimet e gazrave shkaktarė tė ngrohjes globale.
    "Nėse bizneset nė Europė do tė zėvendėsonin 20 pėr qind tė udhėtimeve tė biznesit me video-konferenca, ne do tė kursenim afro 22 milionė ton C02 nė vit pėr atmosferėn",- shprehet ajo.

    Ajo gjithashtu nxiti vendet e Bashkimit Europian tė pėrshpejtonin kalimin nga televizioni analog nė atė digjital, qė do tė lirojė valėt ajrore pėr aplikime tė tjera si valėt e telefonisė celulare.

    "U bėj thirrje qeverive tė BE tė mos presin deri mė 2012, afatin e fundit tė kalimit. Ata duhet t’i sjellin kėto avantazhe pėr qytetarėt tani."

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 04:39