BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    25 SJELLJET QĖ FEMRAT KĖRKOJNĖ NGA MESHKUJT

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje 25 SJELLJET QĖ FEMRAT KĖRKOJNĖ NGA MESHKUJT

    Mesazh nga Princesha... 11/2/2014, 22:29

    25 SJELLJET QĖ FEMRAT KĖRKOJNĖ NGA MESHKUJT 25sjellje


    Nuk ka rėndėsi nėse jeni tipi i turpshėm apo djali i shkathėt qė mbledh rreth vetes shumė femra, kėshillat e mėposhtme do tė bėjnė qė gjinia tjetėr t’ju shikojė ndryshe.

    1. Silluni si tė rritur. Merrni pėrsipėr pėrgjegjėsitė tuaja dhe filloni tė mendoni seriozisht pėr njė lidhje. Tė sillesh si i rritur, praktikisht nėnkupton tė mos bėni gjėrat qė bėjnė 13-vjeēarėt, qė nga vonimi i pėrgjigjeve deri tek egoizmi i tepruar.

    2. Merrni njė vendim. Nėse jeni i pavendosur dhe ju pėlqen t’i doni tė gjitha nga pak, kjo nuk ėshtė ajo qė femrat duan. Vendosmėria ėshtė siguri dhe femrave u pėlqen siguria.

    3. Mendojini gjėrat mirė dhe kini njė plan. Ta lėsh veten ta marrė era dhe ta ēojė nė vende tė pamenduara, duket si diēka aventuriere, por femrat nuk po kėrkojnė kėtė. Bėni plane tė mirėndėrtuara, nėse po kėrkoni tė lini pėrshtypje te njė femėr vėrtet.

    4. Krijoni njė opinion rreth gjėrave. Njerėzit qė kanė mendimin e tyre mbi tema tė caktuara, zakonisht janė mė tė formuar pėr nga ana intelektuale. Pėr mė tepėr, kushtojuni rėndėsi mendimeve tė tė tjerėve.

    5. Jini transparent. Mėnyra mė e mirė pėr tė bėrė pėr vete njė femėr, duke e bindur qė jeni njė burrė dhe jo njė djalosh, ėshtė tė jeni tė hapur nė marrėdhėnien me tė dhe me tė tjerėt.

    6. Mbėshtetni karrierėn e saj sikur tė jetė e juaja. Karriera ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e jetės sė kujtdo qė po kėrkon pavarėsi. Jini krenar pėr karrierėn e femrės suaj dhe kėshtu do tė bashkoheni me gjėrat e saj tė rėndėsishme.

    7. Gjatė aktit seksual pėrqendrohuni mė tepėr te ndjenja sesa thjesht tė rikrijoni videon e fundit porno qė keni parė. Bėjini gjėrat me ndjenjė dhe ngadalė.

    8. Blijini lule. Nėse doni tė tregoheni njė zotėri i vėrtetė nė sytė e njė femre qė e pėlqeni shumė, atėherė blijini lule, por jo vetėm nė ditėt kur ka ditėlindjen, kur keni pėrvjetorin apo kur i keni prishur marrėdhėniet. Provoni t’i shkruani njė letėr.

    9. Ruani kontaktin me sy. Kjo do ta bėjė tė ndihet sikur tė ketė pirė plot dy gota verė, pasi kontakti me sy ka shumė rėndėsi nė dhėnien e vėmendjes.

    10. Ftojeni pėr tė dalė. Pyeteni nėse ka ndonjė vend ku do tė donte tė shkonte apo ēfarė planesh ka bėrė pėr atė natė. Nėse ėshtė e lirė, pėrfitoni nga ky rast pėr t’i dhuruar njė mbrėmje fantastike.

    11. Kur e pyesni si i shkoi dita, dėgjojini me vėmendje gjėrat qė do t’ju thotė, mos u bėni tipi qė thjesht pyet dhe nuk i kushton rėndėsi pėrgjigjes.

    12. Mos i kujtoni ēfarė mendojnė tė tjerėt pėr tė. Ėshtė njė sjellje e keqe, jeni me tė pėr tė krijuar mendimin tuaj apo pėr tė gjykuar ēfarė mendojnė tė tjerėt?

    13. Ftojeni nė kėrcim. Vajzat e dashurojnė kėrcimin, ėshtė romantik dhe tė sjell nė gjendje tė mirė shpirtėrore. Nėse doni tė fitoni ca pikė shtesė, ftojeni nė kėrcim kur jeni vetėm nė shtėpi.

    14. Pėrballojini problemet tuaja me kokėn lart. Mos u dorėzoni ndaj problemeve tė pėrditshme, duke pėrcjellė ndjesi negative te personat qė ju rrethojnė, jini tė guximshėm.

    15. Ruani qetėsinė edhe kur doni tė bėrtisni. Bėhuni njė zotėri i vėrtetė dhe pėrmbahuni pėrpara seksit tjetėr, femrave u pėlqen kjo.

    16. Trajtojeni siē do tė donit t’ua trajtonte dikush vajzėn. Do t’ju pėlqente qė dikush tė interesohej vetėm pėr trupin e vajzės suaj? Jo? Atėherė pėrpiquni tė jini sa mė korrekt me sjelljet ndaj femrave.

    17. Mos e bėni xheloze kot. Ju pėlqen qė dikush tė shqetėsohet pėr shoqet tuaja tė ngushta, tė merakoset nėse mbrėmja jashtė me shokėt i ngjan njė feste beqarie? Epo femrat nuk duan tė jenė kujdestaret tuaja, ato kanė nevojė pėr siguri.

    18. Besojini. Nėse doni tė jeni njė zotėri i vėrtetė nė sjelljet me femrat, atėherė jepuni atyre besimin tuaj. Mos jini dyshues pėr gjėra tė pakuptimta dhe mos i nėnvlerėsoni.

    19. Ndėrpriteni marrėdhėnien me qartėsi, respekt dhe dinjitet. Askujt nuk i pėlqen tė luajė lojėn “kam nevojė pėr kohė”. Nėse e shihni se ajo lidhje nuk mund tė ecė, thjesht tregohuni burrė dhe jepni argumente.

    20. Mbani fjalėn qė jepni. Nėse i keni thėnė se do ta telefononi nė njė orė tė caktuar, telefonojeni, nėse i keni thėnė qė do tė takoheni nė ndonjė vend, jini atje dhe nėse i keni premtuar diēka, bėjeni.

    21. Zgjidhni kohėn dhe mėnyrėn se si tė kėrkoni falje. Mos u ndieni keq pėr faktin se ajo po ndihet e prekur apo e lėnduar, por ndihuni keq se ishit ju qė e ēuat nė atė gjendje.

    22. Pėrdorini fjalėt me menēuri. Mos komunikoni shumė, por flisni me vend. Sqarojini keqkuptimet dhe pėrdorini fjalėt qė shprehin ndjenja vetėm kur i ndieni vėrtet.

    23. Nėse njė vajzė emocionohet, mos u pėrpiqni t’ia largoni mendjen duke i thėnė se e ka nga tė pėrmuajshmet; t’i premtoni se do t’i rregulloni gjėrat; t’i thoni se nuk duhet tė ndihet nė atė mėnyrė apo t’i kundėrviheni duke e bėrė tė ndihet mė keq.

    24. Jepini respekt. Edhe kur jeni tė nevrikosur, edhe nėse po i jepni fund lidhjes, edhe nėse jeni ndarė dhe nėse shumė gjėra po ju ushtrojnė presion, mos e humbisni kurrė respektin pėr njė femėr.

    25. Dalloni opinionin nga fakti. Nėse e doni, luftoni pėr tė, jo me tė. Lėrini mėnjanė mendimet e mbrapshta qė mund tė jenė duke ju torturuar dhe shikoni faktet.


      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:05