BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ahmet Zogu

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Ahmet Zogu

    Mesazh nga Albatros 17/7/2009, 20:07

    Ahmet Bej Zogu[1], mbreti Zog (8 Tetor 1895 - 9 Prill 1961), ishte politikan shqiptar, Ministėr i Brendshėm (30 janar, 1920 – 14 nėntor, 1920), kryeministėr i Shqipėrisė (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe mbreti i parė i Shqipėrisė (1928 - 1939).
    Tabela e pėrmbajtjeve
    [fshih]

    * 1 Jeta



    Lindi mė 8 Tetor 1898], nė Burgajet-Mat, nė njė kėshtjellė tė ndėrtuar rreth shekullit tė XV. Vdiq mė 9 Prill 1961.

    Edukimi

    Mėsimet e para i mori nė vendlindje nga mėsues privat si Sali Toron, Hysen Efendi Cekėn dhe Dervish Himėn pėr gjuhėn shqipe, Hafiz Muharremin pėr gjuhėn turke, deri nė moshėn 13 vjeēare. Mė 15 Qershor 1905, largohet pėr nė Stamboll dhe fillon studimet nė Lice dhe mė vonė nė akademinė ushtarake deri mė 1912. Mė 1917, gjatė kohės sė Tij nė Vjenė u shkollua dhe mori mėsimet nė gjuhėn gjermane dhe thelloi njohuritė nė artin ushtarak dhe nė diplomacinė perėndimore.

    Gjuhėt e Huaja

    Anglisht, frėngjisht, italisht, gjermanisht, turqisht, arabisht.

    Titulli

    Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarėve

    Shpallja Mbret i Shqiptarėve

    Paqėndrueshmėria e stabilitetit politik tė vendit nė vitet 20, detyroi njė grup parlamentarėsh tė propozonin shqyrtimin e regjimit shtetėror nė Shqipėri, parlamenti vendosi nė favor tė kėtij propozimi. Mbas zgjedhjeve tė parakohshme mė 25 Gusht 1928, u propozua ndėrrimi i formės sė qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndėrrimin e formės sė regjimit nga republikė nė monarki. Ky propozim u hodh nė votim dhe parlamenti mė 30 Gusht 1928, vendosi qė Asambleja Kushtetuese tė proklamojė Shqipėrinė Mbretėri Demokratike Parlamentare tė Trashėgueshme.

    Mė 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj : "Mbret tė Shqiptarėve" nėn emrin "Zog I", birin tė dalun prej gjinit tė vet SHPĖTIMTARIN E KOMBIT “AHMET ZOGUN” i zbritun prej familjes sė famshme “ZOGU”.

    Pas kėsaj proklamate, parlamenti formoi njė komision i cili do ti komunikonte Naltmadhnisė sė Tij, vendimin dhe do ti ofronte Fronin Mbretėror. Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarėve bėri betimin mbi flamurin kombėtar.

    Ai u betua (Formula e betimit) : “Unė Zogu, Mbret i Shqiptarėve, nė ēastin nė tė cilin po hudh kambėn mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr nė duar Pushtetin Mbretnuer, betohem pėrpara fuqisė sė Zotit me mbajte Bashkimin Kombėtar, Independencėn e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe tė mbahem besnik ndaj Statutit dhe tė veproj mbas pikave tė tij dhe mbas ligjeve qė ndodhen nė zbatim, duke pas parasysh kurdoherė tė mirėn e popullit. Zoti mė ndihmoftė”.

    Aktiviteti

    Mė 20 korrik 1912 NMT Zog I, u kthye nė Shqipėri, pėr arsye se Fuqitė Ballkanike, tė pėrkrahur hapur nga Rusia, po pėrgatiteshin qė ti shpallnin luftė Perandorisė Osmane, si rrjedhojė Shqipėria do tė vuante pasojat e kėsaj lufte.

    Nė 1 Nėntor 1912, ai merr pjesė me 8000 matjanėt e Tij nė luftė kundėr ushtrive serbo-malazeze duke i ardhur nė ndihmė qytetit tė Shkodrės i cili mbrohej nga Hasan Riza Pasha dhe Esat Pash Toptani.

    Ndėrkohė qė luftonte nė Shkodėr, u njoftua se Dibra u pushtua dhe u dogj nga forcat serbe, si dhe po i drejtoheshin Matit. Atėherė NMT Zog I me shpejtėsi tė madhe u nis pėr nė Mat, ku filloi menjėherė pėrgatitjet pėr tė mbrojtur tė paktėn Matin nga sulmi.

    Mė 28 Nėntor 1912, nė shpalljen e pavarėsisė nė Vlorė nga Ismail Qemal Bej Vlora, Matin, Dibrėn dhe Mirditėn do ta pėrfaqėsonte NMT Zog I, i cili kryesonte delegacionin prej 26 vetash.

    Mbas pėrfundimit tė kuvendit u kthye nė vendlindje, ku organizoi mbrojtjen e krahinave tė Matit dhe Dibrės, kundėr ushtrisė serbo-sllave. Nė Mat NMT Zog I, kishte shumė armatim dhe municione pėr tė cilėt kishin nevojė kryetarėt e Kosovės e tė Dibrės, tė cilėt vinin nė Mat pėr t’u furnizuar. Edhe njė herė Mati u bė qendra e Shqipėrisė dhe bijtė e tij nuk i braktisėn tė ardhurit por i mbajtėn nė familjet e tyre tė pa ndarė nė ushqime.

    Gjatė qeverisjes sė Ismail Qemalit, NMT Zog I, mbrojti interesat e kėsaj qeverie duke kundėrshtuar edhe Esat Pash Toptanin (i cili ishte edhe daja e Tij).

    Nė kohėn e ardhjes dhe pėrpjekjeve tė Princ Vidit qė tė instalonte qeverinė e tij nė Shqipėri, Ai e pėrkrahu atė, sepse mendonte se kjo pėrkrahje ishte nė tė mirėn e vendit.

    Nė pranverėn e 1914, plasi njė kryengritje kundėr Vidit (e cila mendohej se ishte ideuar nga Esat pash Toptani). NMT Zog I, u vu nė ndihmė tė Princ Vidit dhe kėrkoi nga forcat rebele qė tė tėrhiqeshin dhe mos tė rrezikonin interesat kombėtare. Mbas njė pėrgjigje negative nga ana e rebelėve, ai marshon drejt Elbasanit dhe Krujės, i thyen forcat rebele dhe vendoset nė Krujė. Gjatė kohės qė ishte nė Krujė, Princ Vidi largohet nga Shqipėria dhe ia lė administrimin e vendit njė pėrfaqėsie ndėrkombėtare, kjo bėri qė edhe NMT Zog I, tė tėrhiqej nga Kruja drejt Matit.

    Nė luftėn e parė botėrore NMT Mbreti Zog I u rreshtua ne krah te Austro-Hungarisė dhe vuri nė dispozicion tė luftės 10.000 luftėtarė (ēliron Skraparin dhe Durrėsin).

    Mė 3 Mars 1916, NMT Zog I, thėrret Kongresin Kombėtar, nė Elbasan pėr tė diskutuar mbi fatin e Shqipėrisė. Kjo iniciativė e Tij, nė fillim pati mbėshtetjen nga Austro-Hungaria, e cila mė vonė u tremb dhe e pengoi. Ky akt bėri qė NMT Zog I, tė tėrhiqej nga Lufta e Parė Botėrore, si shenjė revolte kundėr kėtij veprimi.

    Nė Janarin e 1917, mbas vdekjes sė Franc Jozefit, nė Vjenė u bė kurorėzimi i Karlit dhe u ftua njė delegacion nga Shqipėria, me theks tė veēantė kėrkohej prania e NMT Zog I. Mbas kėsaj ceremonie austriakėt i kėrkuan NMT Zog I, qė tė qėndronte nė Vjenė. Ai u detyrua tė vendosej nė Vjenė deri nė pėrfundim tė Luftės.

    Nė 1919, Shqipėria rrezikonte realisht ndarjen, kėshtu qė NMT Zog I, rikthehet nė aktivitetin politik duke kėrkuar qė tė mbahej njė kongres kombėtar pėr tė mbrojtur fatet e Shqipėrisė, kongres qė u mbajt nė Lushnjė me 21-31 janar 1920 i siguruar me 9000 vete nga ai (Kongresi e emėroj ministėr te brendeshem).

    Mė 11 shkurt 1920 pas kundėrshtisė italiane pėr tė mos lejuar vendosjen e qeverisė nė kryeqytetin e vendit nė Durrės, Zogu ēan barrikadėn dhe siguron vendosjen e qeverisė dhe Kėshillit tė Naltė nė Tiranė.

    Mė 6 mars 1920 sė bashku me ministrin e Drejtėsisė bėn bashkimin e Shkodrės me pjesėn tjetėr tė vendit.

    Nė shkurt – nėntor 1920 stabilizon rendin nė Shqipėri. Nė nėntor 1920 suksesi i tij ngjall xhelozi dhe si pasojė e saj, qeveria jep dorėheqjen.

    Mė 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Partisė Popullore nė Kėshillin Kombėtar.

    Mė 4 nėntor 1921, emėrohet nga qeveria, komandant tė operacioneve ushtarake pėr krahun lindor kundėr serbėve.

    Mė 14 dhjetor 1921 pas shtypjes sė grushtit tė shtetit vjen nė Tiranė dhe siguron qetėsinė e vendit.

    Mė 24 dhjetor 1921 emėrohet sėrish ministėr i Punėve tė Brendshme.

    Nė mars 1922 i bėn ballė rebelimin tė forcave opozitare duke ruajtur kryeqytetin nga anarkia.

    Mė 2 dhjetor 1922 pėr herė tė parė emėrohet kryeministėr. Nė kėtė post, Zogu ishte i pari qė nisi punėn pėr hartimin e ligjeve organike tė ministrive. Pėr kėtė qėllim ai ngriti grupet e ekspertėve me nga dy pėrfaqėsues pėr ēdo ministri.

    Nė shtator 1923 Zogu konfirmohet edhe si kryetar i Partisė Popullore.

    Nė dhjetor 1923 Zogu arrin tė sigurojė numrin mė tė madh tė votave nė zgjedhjet pėr Kuvendin Kushtetues, por pa arritur numrin e duhur pėr krijimin e qeverisė sė re. Pėr herė tė parė ai zgjidhet me dy mandate, nė Dibėr dhe nė Durrės.

    Mė 23 shkurt 1924 pėr shkakun se Zogu me anė tė njė koalicioni me independentistėt siguroi njė shumicė tė re, opozita i organizoi njė atentat brenda Kuvendit Kushtetues. Zogu plagoset dhe jep dorėheqjen. Gjendja acarohet.

    Nė maj – qershor 1924 opozita organizon njė grusht shteti. Qeveria “Vrioni” qė u rrėzua mė 10 qershor 1924 e kishte emėruar ditėt e fundit tė saj, komandant pėr shtypjen e grushtit tė shtetit nė veri.

    Nė qershor 1924 pėr tė mos i dhėnė rrugė gjakderdhjes, Zogu largohet nė Jugosllavi. Gjykata politike e kundėrshtarėve tė tij politikė e dėnon me vdekje nė mungesė.

    Nė dhjetor 1924 me vendim tė qeverisė “Vrioni” dhe me pėrkrahjen e fuqive tė mėdha, Zogu rikthen legjitimitetin e rrėzuar nė qershor 1924.

    Mė 6 janar 1924 Kėshilli i Naltė e dekreton kryeministėr dhe ministėr tė Brendshėm.

    Mė 21 janar 1924 Kuvendit Kushtetues shpalli Republikėn Shqiptare. Dhjetė ditė mė vonė, Ahmet Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues, kryetar i republikės, duke qenė nė tė njėjtėn kohė edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatė kėsaj kohe, Ahmet Zogu riktheu stabilitetin nė vend, si dhe mundėsoi nėnshkrimin e marrėveshjeve tė rėndėsishme ekonomike, politike e ushtarake qė forcuan pozitėn e Shqipėrisė. Mė 1926 Zogu i kėrkonte ministrit tė Drejtėsisė reformė tė thellė nė legjislacionin e vendit. Pėr kėtė qėllim u formua me vendim tė Kėshillit tė Ministrave mė 5 gusht 1926, komisioni ligjpėrgatitės, detyrat e tė cilit u caktuan me ligjin e 30 nėntorit 1926.

    Mė 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese e shpalli “Mbret tė Shqiptarėve”. Mbreti Zog ishte nė krye tė ndėrmarrjes sė njė sėrė reformash nė vend. U miratua Statuti Themeltar i 1928. U miratuan kodi civil, ai tregtar, etj. U miratuan ligje tė tilla si pėr reformėn agrare, heqjen e ferexhesė, etj. Mbreti Zog nxiti ndėrtimet botore nė vend, rritjen e mirėqenies, zhvillimin e tregtisė, balancim tė bilanceve tregtare, shkollimin e brezit tė ri, pėrgatitjen e inteligjencies nė universitetet perėndimore, etj.

    Mė 27 prill 1938 martohet me konteshėn hungareze Geraldina Appony.

    Mė 9 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipėria. Mė 10 Prill 1939 vendoset nė Greqi dhe fillon jetėn nė ekzil. Gjithashtu fillon organizimin e rezistencės sė armatosur.

    Mė 3 Maj 1939 mbėrrin nė Turqi, ku pritet nga autoritet mė tė larta tė vendit dhe nga shqiptarėt.

    Mė 30 Qershor 1939 niset pėr nė Evropė.

    Mė 2 Korrik 1939, mbėrrin nė Rumani ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisė.

    Mė 15 Gusht 1939, mbėrrin nė Paris, ku vendoset dhe merr me qira njė shtėpi. Fillon tė vihet nė kontakt me autoritet mė tė larta tė Francės.

    Mė 22 Qershor 1941, mbėrrin nė Mbretėrinė e Bashkuar. Vendoset dhe fillon aktivitetin e tij nė Londėr. Fillimisht qėndron nė Hotelin Ritz dhe mė vonė merr me qira njė shtėpi nė Parmoor. Qėndron nė Mbretėrinė e Bashkuar deri nė pėrfundim tė luftės.

    Mė 18 Mars 1946, vendoset nė Egjipt mbasi merr njė ftesė nga Mbreti Faruk i Egjiptit.

    Mė 29 Gusht 1955, mbėrrin nė Francė dhe vendoset nė fillim nė Paris. Mė vonė nė Kanė ku dhe ndėrron jetė, nė spitalin “Foch”, mė 8 Prill 1961.


    Hymni i Mbretit Zog N.M.T. ZOG I Mbretit te Shqiptareve

    Si shkėndijė qė lėshohet prej diellit
    Edhe tym edhe mjergull shpėrndanė,
    Si rrufe qė shkėputet prej qiellit
    E shkatėrron edhe djek e pėrlanė,

    Si njė engjėll I nalt prej Zotit
    Si njė yll qė zbret befas mbi dhe,
    Ashtu zbriti n’Arbrin e Kastriotit
    Ashtu leu Zog’ I re pėr ne,
    Rroftė Zog I parė, rroftė,
    Shpėtimtari I Atdheut,
    Brez pas brezit mbretėroftė,
    Pėrmbi fron’ e Skėnderbeut.
    Shpėtimtar, Ty tė qofshim falė,
    Ē’do Shqiptar pėr Ty hyjin e lut,
    Se nė kanė tallaze e valė,
    Syri yt as u-tremb, as u-tut,

    Ti qė sot e shpėtove Shqipėrinė,
    Brez pas brezit kujtim je pėr ne,
    Merr kurorėn me lul’ e dafin
    Si I dytė I vėrtetė Skėnderbe,

    Rroftė Zog I parė, rroftė,
    Shpėtimtari I Atdheut,
    Brez pas brizit Mbretėroftė ;
    Pėrmbi Fron e Skėnderbeut.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 13:15