BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Isa Boletini

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Isa Boletini

    Mesazh nga Albatros 17/7/2009, 20:15

    Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhėheqės i lėvizjeve pėr ēlirim e bashkim kombėtar, Hero i Popullit. Lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, nė njė familje me tradita patriotike. Nė moshėn 17 vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė betejėn e Slivovės (22 prill 1881) kundėr forcave osmane. Pėrkrahu Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt e tjerė nė themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės (1899-1900) dhe nė qėndresėn e saj kundėr sunduesve osmanė dhe qarqeve shoviniste fqinjė.

    Mė 1901-1902 u vu nė krye tė qėndresės popullore nė Kosovė kundėr ndėrhyrjeve tė Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė e Austro-Hungarisė nė Shqipėri. Pėr kėtė arėsye u thirr nė Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri mė 1906. Isa Boletini pėrkrahu revolucionin xhonturk tė vitit 1908, ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajt (1908) qė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės reaksionare e antishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės e organizator i kryengritjeve tė mėdha popullore antiosmane tė viteve 1910-1912. Udhėhoqi luftėtarėt nė betejat e zhvilluara me ushtrinė turke nė zonat Shtimlje-Carralevė mė 1910, mbėshteti kryengritjen antiosmane tė v. 1911, udhėhoqi forcat kryengritėse nė zonėn Drenicė-Mitrovicė dhe Podujevė-Prishtinė mė 1912. Gjatė Luftės Ballkanike nė tetor 1912, u vu nė krye tė ēetave tė armatosura vullnetare pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare kundėr pushtuesve serbė.

    Nė ditėt e pavarėsisė, nė krye tė pėrfaqėsuesve tė Kosovės, u ndodh pėrkrah Ismail Qemalit nė Vlorė dhe mori pjesė aktive nė organizimin e forcave tė armatosura pėr mbrojtjen e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės. Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar, sė bashku me Ismail Qemali shkoi nė Londėr, ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė Isa Boletini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizoi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj serbo-malazezė. Duke e kaluar jetėn nė luftė e pėrpjekje dhe me urtėsinė e tij, fitoi autoritet tė madh si udhėheqės popullor. Isa Boletini e lidhi jetėn e tij e tė familjes me fatin e atdheut, dashurinė e besnikėrinė ndaj tė cilit e shprehu me fjalėt "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia". Mė 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė, sė bashku me tė bijtė Halili dhe Zahidi, nipėrit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftėtarė tė tjerė.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 05:33