BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Takimi i parė? Mos guxoni tė...

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Takimi i parė? Mos guxoni tė...

    Mesazh nga Princesha... 11/3/2014, 09:49

    Takimi i parė? Mos guxoni tė... 0721F4E4ED1ABADF08CF19FC0C31237A

    Rregulli ėshtė i vjetėr, por vlen sėrish: pėrpiquni tė imagjinoni misterin por, pa u bazuar te vetja. Mė e rėndėsishmja ėshtė tė shmanget pritja e gjatė dhe planet e paracaktuara. Duket banale, por sa herė ėshtė ndryshuar “poezia” e takimit tė parė, sidomos pėr shkak tė pritjes, ankthit reciprok, apo dėshirės pėr ta jetuar 100 pėr qind atė moment, pa menduar pėr tė nesėrmen.

    Para atij ēasti, na vijnė nė mendje mijėra pyetje: “Si duhet tė sillem? Ēfarė do tė ndodhė? A do t’i pėlqej? Si do tė rrjedhin ngjarjet mė pas? Ja disa rregulla tė thjeshta, qė mund t’ju ndihmojnė tė shijoni ēastin e shumėpritur, pa menduar se ēfarė tė sjell e nesėrmja…

    Mos u ekspozoni

    Duke qenė se keni pėrballė njė person i cili dėshiron t’ju njohė, mund ta “shisni” veten shtrenjtė. Askush s’ju detyron t’i tregoni tė gjitha qė nė takimin e parė; mund tė tregoni gjėrat qė dėshironi, tė pėrqendroheni vetėm te disa aspekte; nuk keni pse tė futeni menjėherė nė detaje. Mbani njė lloj distance. Me kalimin e kohės, nėse gjėrat shkojnė mirė mund tė tregoni gjithēka…

    Mos e tradhtoni veten

    Mos tentoni tė vishni taka nė qoftė se jeni tipi i kėpucėve tė sheshta; nuk keni pse rrini pa truk pėr t’u dukur mirė, kur nė fakt trukoheni edhe kur dilni te dera. Bėjini gjėrat siē i bėni normalisht, pa u pėrpjekur qė t’i ngjani dikujt tjetėr. Nė qoftė se njė propozim pėr tė shkuar nė kinema, ose pėr tė dėgjuar muzikė xhaz nuk ju pėlqen, thojeni. Mos e tradhtoni veten, duke i imponuar gjėra qė s’ju pėlqejnė.

    Lėreni veten tė udhėhiqet nga frymėzimi

    E keni pranuar ftesėn e njė djaloshi sepse ai ju pėlqen, ju bėn kureshtare, ju tėrheq, mezi prisni tė jeni nė shoqėrinė e tij dhe kėrkoni tė shihni se ēfarė do tė ndodhė… Atėherė nuk keni pse e pyesni veten se ē’ju pret, ēfarė do tė bėni apo deri ku do tė arrini. Besojini vetes dhe ndjenjave: lėreni mbrėmjen tė rrjedhė lirisht; nė fund shikoni se ē’do tė bėni. Mos u sforconi, por kėnaquni!

    Gėnjeshtrat lėndojnė

    Mos u pėrpiqni ta ndryshoni moshėn, duke e rritur ose duke e ulur atė. Mos thoni kurrė qė keni pasur shumė histori kur nė fakt keni pasur vetėm njė dashuri tė madhe nė tė gjithė jetėn tuaj; mos u hiqni sikur e adhuroni sportin, kur nė fakt e kaloni tė dielėn shtrirė nė divan duke u ēlodhur. Shkurt: mos gėnjeni! Jini vetvetja, mos u pėrpiqni t’i ngjani dikujt tjetėr pėr tė lėnė pėrshtypje tė mirė te personi qė keni pėrballė.

    Kushtojini rėndėsi bashkėbisedimit

    Shmangini argumentet e pėrgjithshme dhe sipėrfaqėsore; nuk keni pse t’i bėni pyetje tė kota bashkėbiseduesit pėr ta njohur mė mirė nė dy orė. Sado tė pėrpiqeni, kjo ėshtė e pamundur. Rikthejeni vėmendjen tuaj te gjėrat qė ndjeni dhe ato qė ju pėlqejnė. Do tė shikoni se pas kėsaj, edhe komunikimi do tė ndryshojė, do tė jetė i lirshėm dhe mė spontan. Jepini pėrparėsi heshtjes dhe gjesteve tė vogla, sepse ato “flasin” shumė…

    Mos fantazoni, sepse ėshtė shumė shpejt

    Nuk keni dalė akoma me tė dhe fantazoni se ēfarė do tė ndodhė nesėr. Mos krijoni iluzione tė kota kur ai thjesht ju ka kėrkuar njė takim; ėshtė gati e pamundur tė dashuroheni me shikimin e parė; Nuk bėn mirė tė mendoni qė ai do tė dashurohet menjėherė pas jush, qė do tė jetoni bashkė pėrgjithmonė dhe do tė sillni nė jetė fėmijė. Nė qoftė se keni nė mendje fotografinė e sė ardhmes, rrezikoni tė bėheni viktimė e skemės suaj, e ta largoni edhe bashkėbiseduesin.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:58