BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vetem lexojeni...!

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Vetem lexojeni...!

    Mesazh nga Princesha... 20/3/2014, 23:10

    1Prsh 
    Hoqa xhaketen dhe porosita wiskey, veshtrova perreth dhe pashe qe isha e vetmja femer ne ate bar te kendshem. Nuk u ndjeva ne siklet aspak, perkundrazi me pelqeu ky fakt. Banakieri me vendosi pijen para nderkohe qe me perpinte me syte e tij blu te thelle. "Faleminderit" -thashe duke i buzeqeshur. Qeshi dhe ai, me veshtroi ne nje menyre qe me beri te ndjeja se isha femra me e bukur qe ai kishte pare ne jeten e tij dhe vazhdoi me porosine e rradhes pa mi ndare shikimet vjedhurazi. Piva nje gllenjke dhe shtremberova turinjte, nuk me pelqeu ajo qe sapo piva, nuk kisha pire kurre ne jeten time alkol por sonte kisha vendosur te beja dicka ndryshe, kisha nevoje te ndjeja se akoma isha nje femer e deshiruar, se kisha akoma mundesi per tu ndjere e gjalle, e lumtur, per te gjetur dashurine. Ai me kishte lene te shkaterruar qe ne castin qe e gjeta ne shtrat me kolegen e tij, kishin kaluar 7 muaj qe atehere dhe une vetem para nje ore kisha vendosur te dilja nga humnera e dhimbjes ne te cilen zhytur. E piva me fund ate gote wiskey dhe iu drejtova banakierit: "Me sill nje gote tjeter. Ose jo me sill nje shishe me mire, sonte dua te pi". "Jeni e sigurte, shikoni perreth, jeni vetem zonjushe". "Po jam e sigurte, tani me sillni ate qe ju kerkova" -fola ashper. Ai me solli shishen e wiskeyt dhe u largua ne heshtje, nuk e di se e sata gote mund te ishte kur degjova nje ze pas meje. "Deshironi nje, jane me te mirat ne treg". Ktheva koken dhe u ndesha me nje mashkull teper te pashem dhe te embel qe me kishte drejtuar nje pako cigare. Kafshova buzen e lyer gjak instiktivisht dhe i hodha nje veshtrim talles nga poshte lart ktheva koken nga ana e kundert me te dhe i thashe: "Nuk do me fusni dot ne shtrat pavaresisht elegances tuaj te tepruar". "Une them se me aq sa keni pire mund t'iu fus dhe ne shtratin e shokeve te mi pavaresisht bukurise suaj te embel" -mu pergjigj duke me kthyer drejt tij. E kisha aq afer sa frymarrjet tona perplaseshin ne fytyrat e njeri-tjetrit, terhoqa doren dhe pasi e shtyva e godita me shuplake. Vura re qe gjithe meshkujt e tjere nenqeshen me ironi por nuk e vrava mendjen. "Tani ikni te mblidhni krenarine tuaj qe sapo godita" -fola krejt e qete. Ai me kapi nga krahu dhe me puthi me force, kundershtova ne fillim pastaj u shkriva e gjitha ne buzet e tij. Ai u shkeput duke me lene me syte e mbyllur me veshtroi ne nje menyre qe nuk me kishin veshtruar me pare dhe tha: "Tani ikni te mblidhni krenarine tuaj qe sapo putha". Ai ishte si une. Qeshem.
     /XXEMLA/  /XXEMLA/  /XXEMLA/  /XXEMLA/  /XXEMLA/  /XXEMLA/  /XXEMLA/ 

      Ora ėshtė 19/5/2024, 01:54