Themelet kryesore per ta bere nje jete sa me njerezor e sa me te lumtur jane shendeti, dituria, puna, dashuria dhe liria.
Po nuk i poseduam ne nivel te duhur keto themele baze, jeta jone do te mbushet perplot derte, halle, brenga e shqetesime te panumerta.
Shkak i kesaj, mendimet tona me shume do te jene negative se sa pozitive, te cilat e krijojne nje rremuj te mundimshme ne jeten tone.
Nese nuk e posedojm shendetin fizik, intelektual e ate shpirtnor, sa do qe te arrijme suksese, ato do te jene te pakuptimta fare.
Shendeti eshte ai qe na mundeson te kenaqemi me sukseset tona dhe ti ngrisim ato edhe me shume.
Po nuk poseduam dituri te mjaftueshme, nuk munde te vetdisohemi per mrekullite e pafundme, qe naj ka ofruar gratis natyra dhe i lumi Zot, me te cilat jemi rrethuar nga te gjitha anet kah do qe shkojme.
Si mund ta kuptojm realitetin shoqeror me mangesite dhe perparesite e veta pa dituri dhe si mund ti ndryshojm mangesite e ketij realiteti, duke i shenderruar ne perparesi.
Pa dituri, si mund ti kuptojm vlerat intelektuale e shpirtnore dhe te metat tona perplot vese, qe veset ti shenderrojme ne vlera njerezore.
Puna na mundeson ti arrijm gjerat me te vlefshme njerezore.
Ajo eshte medikamenti me sherues ne bote dhe me i liri.
Puna te qeteson, te relakson, te jep vullnet per jete, guxim dhe krenari.
Puna nuk te lejon te merresh me thash e theme e as me paragjykime, per tjeret dhe per realitetin.
Ata qe e posedojne virtytin e dashurise per shendetin, diturine, punen, njerezit dhe per lirine, e kane nje potencial te forte per te bere jete te mrekullueshme, sa me njerezore e sa me te sukseseshme.
Keta ne radhe te pare e dojne veteveten e ne radhe te dyte i dojne tjeret sipas merites qe e kane, e jo sipas interesave personale.
Nuk ka shendet te mirfillte, nuk ka dituri e pune dhe nuk ka dashuri pa te shtrejten Liri.
Lum ata qe e kuptojne, se te gjitha perpjekjet tona do te fundosen ne oqeanin me te thelle, nese nuk e posedojm Lirine dhe nese vazhdojm te jetojm si te pushtuar, te ndare e te perqare ne mes veti, duke pranuar roberine.
Sa do suksese te arrijme si te pushtuar, pushtuesi ua ve zjarrin sukseseve tona, na ve zjarrin edhe neve, sic na kane djege e pervluar shekuj me radhe.
Lexuesi im i dashur mbeshtetu ne themelet kryesore qe ta besh nje jete me njerezore e me te lumtur, duke respektuar ne maksimum shendetin, diturine, punen, dashurine dhe te madherishmen Liri!