Nese rrezohesh; ngrihu, mbahu diku! Nese ske, ku te mbahesh; mbahu tek vetja! Te gjitha pergjigjet e jetes tende i gjen tek vetja.
Kerko qe te degjohesh. Nese ke frike se askush nuk te degjon; bertit! Do jete dikush qe do te thote: Mos bertit i/e dashur, jam ketu, po te degjoj.
Nese ne kete zhavorr te madh njerezish ke frike se ke humbur, do jete patjeter dikush qe te sheh. Dhe nese s'te sheh do ndjek aromen tende dhe tingullin e zerit tend dhe do te te gjeje.
Nese mendon se s'ke deshire per asgje, se deshirat e tua jane te vdekura; germo ne mendjen tende.
Nese aty s'gjen asgje, germo ne zemren tende. Aty diku fshihet nje deshire qe kerkon ndihme te shkelqeje. Zbulo tek vetja gjithesine.
Mos u struk ne qoshe te erreta, por duku, shkelqe ne menyren tende. Nuk ka me te mire se vetja jote. Perpiqu te jetosh.
Ne kete turme te madhe njerezish do jete patjeter nje karrige bosh, qe do ta zesh vetem ti.