BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    "Duaje veten. Ajo kurre nuk do te te braktise. Mos e braktis as ti."

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje "Duaje veten. Ajo kurre nuk do te te braktise. Mos e braktis as ti."

    Mesazh nga Princesha... 14/4/2014, 19:36

                                                 "Duaje veten. Ajo kurre nuk do te te braktise. Mos e braktis as ti." 89875

     Perse dreqin duhet te maresh nje thike e te presesh damaret? Perse duhet t'i besh duart me shenja? Perse e denon veten ne te tilla vuajtje? Aq bosh ndihesh saqe kerkon te ndjesh dicka, qofte edhe dhimbje? Me ler te te them dicka: "E ke gabim dreqi e mori". Nese nuk ndjen asgje e kerkon te ndjesh dicka, dil ne shi, lagu e do ndjesh ftohte. Fute doren ne uje te nxehte e do ndjesh sa djeg. Vrapo e do ndjesh lodhje. Nese kerkon t'i besh keq vetes, kerko brenda teje e do gjesh trishtim pafund, do gjesh lot, merzi, zhgenjime. Nese pikerisht keto gjera te bejne te veprosh ashtu atehere shiko rreth e rrotull. Ka te tjere qe vuajne. Ne fakt, kjo ty, nuk ka pse te te interesoje por perpiqu ta besh njehere. Hidh nje sy ne spitale, rrugeve. Hidh nje sy te ai qe nuk degjon, qe nuk ecen, qe nuk sheh, qe i mungon nje kembe apo nje dore. Hidh nje sy te femijet jetime, tek ato qe lypin rrugeve. Tek ato qe jane pa prinder. Hidh nje sy tek ato qe dhunohen. Ti lendon veten sepse i dashuri te ka braktisuar? Nuk je e para dhe nuk do jesh e fundit. Nuk eshte e fundit here qe do lendohesh. Nuk eshte e fundit here qe dhimbja do te te perqafoje e do arrije deri ne palce. Por kjo nuk mjafton per t'i dhene fund jetes. Kjo nuk mjafton per t'i bere duart me shenja, e me pas t'i mbulosh nga turpi. Nese mendon se te jetosh eshte e lehte, gabohesh. Jeta eshte e te forteve, e atyre qe guxojne, e atyre qe luftojne per te fituar. Ti je nje nga ato. Brenda meje, brenda teje, brenda nesh ka me teper force nga c'mund te mendojme. Nese akoma nuk je e bindur, atehere shiko afer teje. Ke prinder qe te duan. Ke nje moter apo vella. Ke nje shoqe. Ke dike. Dikush te do dhe nuk ta ka shprehur, ndoshta nga frika e refuzimit apo ndoshta nga ndrojtja. E di? E rendesishme eshte ta duash ti veten. Beje, te lutem. Mos e braktis ti veten tende edhe nese te gjithe e bejne. Mbroje ti. Perqafoje fort e coje drejt buzeqeshjes. Gjeje forcen per ta bere. Vazhdo perpara. Gjeje nje motiv. Hakmarrje, deshire per t'i treguar te tjereve qe gabuan, deshire per te qene ndryshe, cfaredo qofte. Por, gjeje nje arsye. Dil perpara nje pasqyre dhe buzeqeshi vetes. Kyce trishtimin, dhimbjen, deshiren per t'i bere keq vetes. Qesh. Ngrihu ne kembe, mbaje koken lart dhe behu dikushi ne jete. Kap majat dhe nga lart shihi te gjithe ato qe te bene keq, aty nen kembet e tua, te perulur. Ti, te lutem mos vuaj per gabimet e te tjereve. Ti jo. Nuk e meriton. Mos u trego mizore me veten. Te gjithe mund ta bejne, vetem ti mos e bej. Duaje veten. Ajo kurre nuk do te te braktise. Mos e braktis as ti. 
    "Duaje veten. Ajo kurre nuk do te te braktise. Mos e braktis as ti." 44596

      Ora ėshtė 15/11/2024, 05:54