Sapo lindim ne behemi pjese e nje trungu shoqeror te quajtur familje. Por pjese e kesaj familje nuk jemi vetem ne, disa familje kane edhe nje pjesetar,ne vatren e tyre te quajtur dhune. Dhuna eshte nje forme e ushtrimit te ndjenjave qe aktivizohen nga adrenalina. Mund te themi qe kjo forme prezanton anen tone jonjerezore, shume e kane perkrahur dhe jane nga shoqeria shqiptare. Shoqeria shqiptare vjen nga rendi patriarkal dhe ne edukaten e saj gjejme elemente te ketij vendi. Sot ka shume persona qe jane bere viktima te dhunes. Sipas statistikave gjinia femerore eshte kategoria me e prekur nga dhuna. Ne gjashte muajt e pare te ketij viti jane regjistruar 199 raste te dhunes ndaj gruas. Nje numer jo shume i larte krahasuar me gjendjen aktuale dhe sasine e rasteve te fshehura qe qendrojne vetem perbrenda mureve ku ngjarja ndodh. Por cilat jane disa nga arsyet qe cojne ne aplikimin e dhunes? Disa studiues besojne se dhuna tek personat qe e aplikojne eshte ushqyer qe ne femijeri dhe ai eshte mesuar me idene se dhuna eshte dicka e drejte, qe vendos gjerat, por ka edhe nga ato raste ku dhuna lind si pasoje e konflikteve me baze ekonomike. Ne nje veshtiresi te tille ai gjen zgjidhje duke dhunuar ate. Femra para 20 vitesh ishte thjesht nje marionete e fjaleve te burrit, pa fuqi dhe pa pozite ne shoqeri dhe sot e ndeshim kete gje pasi duhet shume per te nderruar historine. Kjo ekziston edhe sot, por ne nje perqindje me te ulet. Ky mund te jete nje shkak tjeter i ushtrimit te dhunes e cila behet ne pjesen derrmuese nga ana e babait. Sherbimi me i madh qe mund te beje femijeve nje baba, eshte te doje dhe te respektoje nenen e tyre, ne rast te kundert nena ka te drejte qe te denoncoje babain. Ajo cka e shqeteson me shume Shqiperine ne kuadrin e dhunes ne shoqerine e saj nuk eshte numri i tyre por numri i denoncimeve te bera. Ky eshte nje fakt shqetesues, sepse ato qe behen pre e kthetrave te dhunes jane qenie me karakter te dobet dhe si rrjedhoje, ato behen te dobet dhe kur vjen momenti per te shprehur vullnetin e tyre. Duhet punuar edhe me kete fakt, pasi duhen simbolizuar njerzit qe ekzistojne ligje qe I mbrojne denoncuesin ne raport me te denoncuarin, por keto denoncime nuk vijne vetem nga burime te gjinise femerore. Ekzistojne raste kur ndryshon raste pra gruaja dhunon bashkshortin. Edhe pse keto jane te paket ne numer, jane nje fenomen I prekshem dhe duhet punuar me to. Ka raste kur personazhet e siperpermendur vihen ne rolin e dhunuesit. Ne shtetet fqinje ekzistojne dhe respektohen ligje te posacme qe mbrojne femijet nga dhuna qe mund te ushtrohet mbi to. Shqiperia edhe pse ka raste te panumerta te tilla, nuk ka bere jehone per nje ligj te tille. Shume ndaje femijeve ushtrohet edhe ne menyre pasive, nepermjet dhunes psikologjike duke lene ne te pasoja te renda si trauma. Nga raportet e mbledhura, rezultohet se 67% e femijeve pohojne se jane pjese e dhunes ne te gjitha dimesionet e saj. Sic paraqitet ne dramen e quajtur dhune, ka nje numer te madhe aktoresh ne Shqiperi. Ne kete rast Shqiperia nuk rrezikohet nga personat qe ushtrojne dhune, por nga ata qe e lejojne ate..