Zgjohemi nga gjumi, ne shtreter te ndryshem, gjithmone e me te ftohte,
gjithmone me nje pale sy qe shikojne me pak...
Nje kafe ne nxitim e siper ose kush ka fatin, nje gote qumesht te ngrohte me dy a tre biskota brenda..
Jetojme nje jete paralele ne mes te nje dite me shi dhe me diell..te ndryshme..te ..te rende..por jetojme dhe djersijme kete jete, qe ndonjehere e perqafojme per ta bere me pak te ashper, e per te tjerat..na merr me shkelma sa here mundohemi te ngreme koken...
Jetojme nje jete paralele mes te lartes dhe te poshtmes..mes mashtrimit e zemerimit..mes buzeqeshjes e cinizmit..mes kinemase e nje pjate te ngrohte makaronash, nese e gjejme gati...
Jetojme mire, edhe pse mungon thuajse gjithcka..jetojme mire, pavaresisht distances..njohjes..shtrengimit te duarve..pavaresisht, e them me bindje, se marrim fryme...
Jetojme paralelisht gjithe kete dhe shume e shume te tjera..por dashurine, ate dashuri qe e kemi te ngjitur ne trup, e deshira per tu takuar, nuk ka munguar kurre...
Nese dashuroni..duhet dashuruar fort .....