BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Edi Rama me i varfri - Zbardhet pasuria e familjes Berisha, Topit dhe ministrave

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    01082009

    Buzqeshje Edi Rama me i varfri - Zbardhet pasuria e familjes Berisha, Topit dhe ministrave

    Mesazh nga Albatros

    Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama vazhdon tė jetė njė ndėr politikanėt mė tė varfėr nė Shqipėri. Inspektorati i Lartė i Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive ka publikuar dje pasuritė e rreth 500 zyrtarėve tė lartė pėr vitin 2008. Nga deklarimi i pasurisė, kreu i Bashkisė sė Tiranės rezulton tė ketė njė llogari me 40 mijė lekė tė reja nė Bankėn Credins, tė pėrfituar nga kursimet nga paga si dhe njė llogari tjetėr me 2937 euro, po nė kėtė bankė, tė pėrfituar nga ēmime dhe honorare. Kreu i socialistėve ka pasur tė ardhura gjatė vitit tė kaluar 1.8 milion lekė tė reja, falė pagės nė krye tė bashkisė, shpėrblimit tė fundvitit, si dhe pagesa pėr pjesėmarrjen nė mbledhjet e KRT-sė. Nė tė njėjtėn kohė, Rama gjatė vitit 2008 ka paguar 207 mijė lekė lekė (principal+interes) pėr shlyerje kredie. Nga deklarimi i pasurisė rezulton se Ramės i ka ngelur edhe 1.2 milion lekė pėr ta shlyer. Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama rezulton tė jetė politikani mė i varfėr nga ata qė kanė deklaruar pasuritė e tyre. ndėrkohė qė ka deklaruar si tė ardhura vetėm rrogėn dhe honoraret, Rama ėshtė akuzuar nga kryeministri Berisha, por edhe nga biznesmenė tė ndryshėm, se merr 20% pėr ēdo leje ndėrtimi tė dhėnė.
    Fatos Nano
    Por ndėrsa kreu aktual i PS-sė mbetet njė nga politikanėt mė tė “varfėr”, nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr ish-kryetarin e socialistėve. Fatos Nano gjatė vitit tė kaluar ka nėnshkruar njė kontratė pėr blerjen e dy shtėpive nė Durrės, me sipėrfaqe 210 m2 dhe 166 m2 me vlerė 176.720 euro, si dhe ka hapur njė llogari tė re nė Bankėn Intesa Sanpaolo me shumėn 24.884 euro. Tė ardhurat mė tė mėdha gjatė vitit 2008, Nano i ka nga gjyqi i fituar me revistėn italiane “L’Unita”, ku ka marrė 134 mijė euro. Nano ka marrė njė pagė totale pėr vitin 2008 prej 1.4 milion lekė falė mandatit tė deputetit dhe 805 mijė lekė nga posti i ish kryeministrit. Nga ana tjetėr, bashkėshortja e tij, Xhoana Nano ka nėnshkruar njė kontratė sipėrmarrje pėr blerjen e njė sipėrfaqe prej 313 m2 nė Shkodėr me vlerė 266.050 euro, ndėrkohė qė ka pėrfituar interesa nga depozita nė bankėn Intesa Sanpaolo nė shumėn 10.040 euro.

    Edi Rama

    - Kursime nga paga 40.938 lekė

    - Ēmime dhe honorare 2937 euro

    - Paga vjetore, shpėrblim fund viti, pagesa pėr mbledhje KRT 1.850.807 lekė

    - Shlyerje kredie 207.173 lekė
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 28/4/2024, 09:26