BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tė dielėn, 1 milion e 740 mijė maqedonas nė votime

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    31052008

    Buzqeshje Tė dielėn, 1 milion e 740 mijė maqedonas nė votime

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Nė Maqedoni, mė 12 prill, me iniciativėn e partisė opozitare shqiptare Bashkimi Demokratik pėr Integrim, dhe me mbėshtetjen e grupimit mė tė madh parlamentar tė VMRO-DPMNE-sė nė pushtet, u vetėshpėrnda parlamenti, duke i hapur kėshtu rrugėn mbajtjes sė
    zgjedhjeve tė parakohshme. Kėto zgjedhje mbahen mė njė qershor dhe janė tė parat zgjedhje tė parakohshme qė nga pavarėsimi i Maqedonisė, nė fillim tė viteve nėntėdhjetė.

    Komisioni Shtetėror i Zgjedhjeve (KSHZ) caktoi periudhėn 11 - 30 maj pėr zhvillim tė fushatės parazgjedhore.

    Zgjedhjet do tė mbahen sipas modelit proporcional nė gjashtė njėsi zgjedhore dhe nė to tė drejtėn e votės do ta kenė mbi njė milion e 740 mijė qytetarė.

    Sipas kodit zgjedhor tė vendit, KSHZ-ja duhet t'i shpallė rezultatet zyrtare 24 orė pas mbylljes sė vendvotimeve tė cilat hapen nė orėn shtatė dhe mbyllen nė orėn 19 tė mbrėmjes.

    Partitė dhe koalicionet kanė paraqitur 20 lista zgjedhore, por KQZ-ja refuzoi tė regjistrojė vetėm njėrėn prej tyre.

    Kuvendi i Maqedonisė

    Kuvendi ėshtė njėdhomėsh dhe pėrbėhet nga 120 deputetė tė cilėt zgjidhen me mandat katėrvjeēar.

    Secila nga gjashtė njėsitė pėrfaqėsohet me nga 20 deputetė. Nga viti 1994 kjo do tė jetė legjislatura e pestė e parlamentit maqedonas.

    Nė zgjedhjet e fundit nė vitin 2006 VMRO-DPMNE fitoi 33% pėr qind tė votave ose 45 deputetė; LSDM-ja 22% ose 32 vende, Bashkimi Demokratik
    pėr Integrim - 12 % ose 17 deputetė, Partia Demokratike Shqiptare 7% ose 11 vende. Pesėmbėdhjetė vendet e tjera u takuan forcave mė tė vogla maqedonase.

    Forcat kryesore

    Pritet qė edhe nė kėto zgjedhje fjalėn kryesore do ta kenė katėr parti: VMRO-DPMNE dhe LSDM, nė bllokun e partive maqedonase, kurse nė mesin e shqiptarėve prijnė Bashkimi Demokratik pėr Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare.

    Pėrcaktimet programore

    Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI)

    Ėshtė formuar nė vitin 2002, tre muaj para zgjedhjeve nga tė cilat doli si partia kryesore e shqiptarėve nė Maqedoni.

    BDI edhe nė zgjedhjet e fundit, nė vitin 2006, fitoi shumicėn e votave nė mesin e elektoratit shqiptar, por partia VMRO-DPMNE, fituese nė bllokun maqedonas, ftoi aleaten e mėhershme, Partinė Demokratike Shqiptare, qė tė krijojnė qeverinė.

    Partia e zotit Ahmeti ka arsyetuar nismėn pėr shpėrndarjen e parlamentit dhe zgjedhje tė parakohshme me paaftėsinė e koalicionit qeverisės nė largim qė t'ju japė zgjidhje problemeve tė Maqedonisė, pėrfshirė kėtu edhe integrimin euro-atlantik dhe ēėshtje tė karakterit ndėretnik.

    Platforma zgjedhore e saj, nėn moton "Me ne - fitimtarė", pėrqėndrohet nė pėrmirėsimin e pozitės sė shqiptarėve, ēėshtje ekonomike, rritjen e investimeve tė jashtme, hapjen e vendeve tė reja tė punės, dhe integrimin euro-atlantik tė vendit.

    BDI angazhohet pėr pėrshpejtimin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.

    Partiа Demokratike Shqiptare (PDSh)

    Ėshtė krijuar para pesėmbėdhjetė vjetėsh dhe deri mė vitin 2007 ėshtė drejtuar nga Arbėn Xhaferi. Pas tėrheqjes tė tij, nė kėtė post erdhi Menduh Thaēi.

    Vlerėsohet se paraqitja e saj ka dinamizuar jetėn politike tė shqiptarėve nė Maqedoni.

    Kjo parti ėshtė aleate e VMRO-DPMNE-sė dhe si e tillė ka marrė pjesė nė dy qeveritė e drejtuara prej saj - atė pas zgjedhjeve tė vitit 1998 dhe nė kėtė tė fundit.

    Platforma zgjedhore e PDSh-sė ėshtė "Jungjatjeta" dhe fokusohet nė avancimin e pozitės sė shqiptarėve, pėrmirėsimin e situatės ekonomike, realizimin e projekteve nga Korridori i Tetė, integrimin euro-atlantik tė Maqedonisė dhe njohjen e Kosovės.

    VMRO-DPMNE(Organiza e Brendshme Revolucionare Maqedonase- Parti Demokratike e Unitetit Kombėtar Maqedonas)

    Ėshtė krijuar nė vitin 1990 dhe aktualisht kryesohet nga Nikolla Gruevski, kryeministėr nė largim.

    Mospajtimet nė qė qeveri lidhur me reformat dhe tė drejtat e shqiptarėve, kundėrshtitė nė parlament, sidomos nga grupimi parlamentar i BDI-sė, e shtynė kėtė parti qė pėrbėn boshtin e koalicionit aktual qeverisės tė mbėshgtesė nismėn e partisė shqiptare pėr vetėshpėrndarjen e parlamentit.

    Nė zgjedhjet e 1 qershorit VMRO-DPMNE i prinė koalicionit prej 18 partive tė vogla nėn moton "Pėr njė Maqedoni mė tė mirė".

    Platforma e saj zgjedhore ka si epėrsi zhvillimin ekonomik integrimin nė NATO dhe BE, pėrmirėsimin e marrėdhėnieve ndėretnike

    LSDM (Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisė)

    Ėshtė pasuese e Lidhjes sė dikurshme Komuniste tė Maqedonisė qė mori kėtė emėr nė vitin 1991.

    Nė disa legjislatura tė parlamentit koalicioni i krijuar nga kjo parti ka pasur shumicėn, ndėrsa nė qeveri ka qenė e pėrfshirė edhe Partia e Prosperitetit Demokratik, forcė kjo qė dominoi skenėn politike shqiptare nė Maqedoni gjatė viteve nėntėdhjetė.

    Pas zgjedhjeve tė vitit 2002 kjo parti pėrfshiu nė koalicionin qeverisės edhe Bashkimin Demokratik pėr Integrim tė Ali Ahmetit, qė fitoi nė kampin politik shqiptar.

    Drejtuesi i saj dhe ish-kryeministėr Branko Cėrvenkovski, pas zgjedhjes president, nė vitin 2004, u pasua nga Vllado Buēkovski. I njėjti, pas humbjes sė zgjedhjeve tė para dy vjetėve, u largua pėr t'ia lėnė vendin kryetares aktuale Radmilla Sheqerinska.

    Nė kėto zgjedhje LSDM-ja i prinė koalicionit prej pesė partishė tė vogla nėn moton "Dielli, koalicion pėr nė Evropė".

    Premtimet parazgjedhore tė kėsaj force janė hyrja nė NATO dhe sigurimi i fillimit tė bisedimeve pėr anėtarėsim me tė drejta tė plota nė BE, rimėkėmbje ekonomike dhe raporte mė tė mira ndėretnike.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 11:21