BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gjeneral Spahiu: Mediu urdhėroi ndėrtimin e Gėrdecit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    01062008

    Buzqeshje Gjeneral Spahiu: Mediu urdhėroi ndėrtimin e Gėrdecit

    Mesazh nga LePuRuShJa

    TIRANĖ- Vendimi pėr ndėrtimin e fabrikės sė demontimit tė armėve nė fashtin Gėrdec ėshtė marrė nga ministri i Mbrotjes, Fatmir Mediu. Tė paktėn kėtė ka deklaruar gjatė njė interviste pėr "Vizion Plus" ish- Komandati i Forcave tė Bashkuara, Shpėtim Spahiu, i cili ėshtė shkarkuar pak ditė mė parė me urdhėr tė presidentit tė Republikės. Spahiu deklaron se urdhrat pėr ndėrtimin e fabrikės janė lėshuar nga Ministria e Mbrotjes edhe pse ka kundėrshtuar vendin e pėrzgjedhur pėr shkak se zona ishe e banuar. Nga ajo sa deklaron Spahiu, vėrejtet e paraqitura me shkrim nuk janė marrė nė konsideratė ndėrkohė qė Komanda e Forcave tė Bashkuara urdhėrohet tė lidhė kontratė me firmėn e kontraktuar pėr demontimin e armėve dhe mė pas pėr kalimin e kapitalit ndėrmarrjes MEICO.

    Cili ka qėnė pozicioni i Forcave tė Bashkuara lidhur mė ngjarjen e Gėrdecit?

    Komanda e Forcave tė Bashkuara lidhet me Gėrdecin vetėm me dhėnien me qira tė tokės nė tė cilėn u ngrit fabrika. Urdhri i parė i Ministrit tė Mbrojtjes pėrcakton se Komanda e Focave tė Bashkuara tė japė me qira dhe tė lejojė ndėrtimin e fabrikės sė demontimit tė armėve nė Gėrdec. Dua tė sqaroj se Gėrdeci ishte njė pronė nė administrimin tė Forcave tė Bashkuara dhe janė 800 tė tilla. Kjo komandė, me tė marrė urdhrin e ministrit tė Mbrojtjes reagoi nė Shtabin e Pėrgjithshėm me njė shkresė ku i ngre tre problemet mė thelbėsore. Sė pari, vendi i pėrcaktuarnga kontraktori paraqet probleme tė jashtėzakonshme. Sė dyti, nuk mund tė japin tokė me qira pa u pėrcaktuar saktė nė urdhrin e ministrit tė Mbrojtjes sa tokė do tė jepej si sipėrfaqe. Dhe sė treti, Komanda e Forcave tė Bashkuara nuk ka fuqi ligjore pėr tė lejuar ndėrtimin e fabrikės pėr demontimin e municioneve.

    Pra ju po thoni se nuk e keni pėrcaktuar ju Gėrdecin si vendin ku do tė bėhej demontimi i armėve, por kush ka marrė njė vendim tė tillė?


    Absolutishit jo. Unė jam njohur me kėtė projekt vetėm kur mė ka ardhur urdhri i Ministrit nė tavolinė. Se kush e ka zgjedhur Gėrdecin e di vetė ministri i Mbrojtjes me Shtabin e Pėrgjithshėm. Me marrjen e urdhrit, stafi im dhe Komanda e Bashkuar reagoi pėr kėto probleme qė unė pėrmenda me lart. Pra ju si ushtarak vutė re se nė urdhrin e Ministrisė sė Mbrojtjes kishte njė problem sevendi i pėrcaktuar ishte Gėrdeci. A mund tė shpjegoni se pėrse i tėrhoqėt vėmendjen Ministrisė se Gėrdeci ishte jo korrekt si vend? Po tė shohėsh vendin qė ishte pėrcaktuar, ndėrtimi i fabrikės sė demontimit tė armėve ishte njė zonė e banuar. Unė nuk shkova vetė nė Gėrdec pėr tė takuar kontraktorėt, por specialistėt e mi sollėn kėtė shqetėsim se kjo fabrikė po ndėrtohet afėr zonės sė banuar. Mbi bazėn e kėsaj ne reaguam dhe ngritėm kėto probleme nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe tek Shtabi i Pėrgjithshėm A keni patur ndonjė pėrgjigje zyrtare pėr vėretjet qė ju keni paraqitur? Jo nuk ka patur asnjė pėrgjigje as nga Ministria e Mbrojtjes as nga Shtabi i Pėrgjithshėm. Por pas kėsaj ka mbėrritur njė autorizim ku ne duhet t'i jepnim 200 metra tokė me qira firmės sė nėnkontraktuar. Pas kėtij autorizimi ne ishim tė detyruar tė lidhnim qira me kontraktorin dhe tė lejonim ndėrtimin e fabrikės sė demontimit tė armėve. Dua tė shtoj kėtu se nė urdhrin e ministrit tė Mbrojtjes pėrcaktohej se Gėrdeci tė ruhej sipas rregullave tė ruajtjes sė municioneve, por jo se cila komandė e ka tė drejtėn ta bėjė kėtė. Nė kėto kushte ne iniciuam njė akt-marrėveshje me Komandėn e Forcave tė Bashkuara ku merret pėrsipėr ruatja e depove tė municionit e fabrikės sė demontimit dhe e nėnprodukteve tė saj. Ne vazhduam tė ruanim si mė parė. Me njė truproje prej 4 ushtarakėsh, pra ruanim zonėn jashtė fabrikės sė demontimit.

    Mund tė na thoni se ēfarė ndodhte nė Gėrdec?

    Detyra jonė ishte ajo ēfarė shpjegova me lart, qė tė lidhnim kontratėn e qirasė dhe tė siguronim zonėn. Por dua t'ju kujtoj se nė tetor tė 2007 ka dalė njė tjetėr urdhėr i Ministrisė sė Mbrojtjes i cili ia kalonte kapitalin tė gjithė rajonit tė Gėrdecit ndėrmarrjes MEICO. Ēdo tė thotė kalim kapitali? Kalim kapitali do tė thotė se e gjithė zona e Gėrdecit shkėputet nga administrimi i Forcave tė Bashkuara dhe e administron pėrfundimisht MEICO. Dhe pas kalimit tė kapitalit ne kalojmė edhe shėrbimin e ruajtjes sė jashtme ndėrmarrjes MEICO. Mė 5 nėntor 2007 komanda vartėse e Farcave tė Bashkuara ka raportuar dorėzimin dhe shkėputjen pėrfundimisht nga rajoni i Gėrdecit. Nė kėtė moment lidhet dhe kontrata e dytė apo jo? Po nė dhjetor tė vitit 2007 del njė urdhėr i dytė i ministrit tė Mbrojtjes i cili pėrcakton ēuarjen e municioneve nė Gėrdec. Unė nuk mund tė them nėse ėshtė kontratė e dytė apo vazhdimi i sė parės por them se duke observuar tė gjitha procedurat nė kėtė urdhėr bėhet fjalė pėr dėrgimin e municioneve tė rėnda qė ndėrkohė ėshtė nė kundėrshtim me vendimin e qeverisė. Nė kėtė urdhėr ėshtė pėrcaktuar njė pikė tjetėr qė detyron komandėn e Forcave tė Bashkuara dhe ndėrmarrjen MEICO tė ruajnė Gėrdecin. Ndėrkohė qė kemi njė urdhėr tė ministrit tė Mbrojtjes i cili e heq Gėrdecin nga administrimi i Forcave tė Bashkuara njė muaj mė parė.

    A u ankuat pėr kėtė urdhėr tė dytė qė kundėrshtonte tė parin?

    Patjetėr. Forca e Bashkuar i ėshtė drejtuar Shtabit tė Pėrgjithshėm si epror i drejtpėrdrejtė i saj me njė shkresė zyrtare ku i sjell nė vėmendje qė Gėrdeci nuk ėshtė mė nėn administrimin e Forcave tė Bashkuara. Shėrbimi i ka kaluar kėsaj ndėrmarjeje dhe si i tillė edhe ruajtja nuk mund tė bėhet mė nga Forcat e Bashkuara sepse Ministria e Mbrojtjes ia kishte kaluar kapitalin MEICO.

    Pra Gėrdeci mbeti njė vend ku punonte vetėm MEICO dhe ushtria nuk kishte mė punė?

    Deri nė ditėn e shpėrthimit ka qenė MEICO dhe kontraktori nuk ka patur asnjė ngjyrė ushtarake. Ēdo llojė veprimtarie qė bėhej pas demontimit kryhej me automjetet e MEICO-s jo tė ushtrisė? Me automjetet e ushtrisė por jo tė komandės sė forcave tė bashkuara. Tė kujt Komande? Mbėshtetėse. Nuk ėshtė nė vartėsinė tuaj? Ėshtė njė komandė paralelenė vartėsi tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Po faktet tregojnė se nė Gėrdec kanė qėnė edhe punonjės tė ushtrisė, njė person ka gjetur vdekjen atje ? Edhe unė e kam dėgjuar. Kam parė dhe dėgjuar nė media se aty ėshtė dėrgua njė fadromė me fadromist ku humbi dhe jetėn. Ky punonjės nuk i pėrket forcave tė armatosura por me sa di unė ėshtė dėrguar nga Shtabi i Pėrgjithshėm. Ky person ka qėnė punonjės i komandės mbėshtetėse por vajtja e tij ėshtė urdhėruar nga Shtabi i Pėrgjithshėm.

    Mund tė na thoni, sipas mendimit tuaj kush ėshtė fajtori, pėrgjegjėsi i kėsaj ngjarjeje tė rėndė?

    Natyrisht nuk ėshtė detyra ime tė them se kush janė pėrgjegjėsit e tragjedisė sė Gėrdecit. Unė mund tė sjell nė vėmendje si ushtarak dhe si ekspert procedurat qė kanė ndjekur nė ndėrtimin e fabrikės. Nė vendimin e qeverisė pėrcaktohet se demontimet duhet tė bėhen nė reparte ushtarake. Reparate ushtarake janė tė gjitha ato qė pėrfshihen nė plane tė miratuara edhe nga Presidenti i Republikės dhe qė kanė struktura ushtarake tė miratuara po nga Presidenti i Republikės. Gėrdeci ishte vetėm njė pronė nė administrim tė forcave tė armatosura. Sė dyti, demontimi duhej tė supervizohej nga ushtarakėt gjė qė nuk ka ndodhur. Sė treti, duhej tė respektohej vendimi i qeverisė pėr dėrgimin e municioneve atje, nė urdhrin e dhjetorit parashikohej kalimi i municioneve tė kalibrit tė rėndė dhe kjo ėshtė njė shkelje tjetėr. Nga ana tjetėr, si ushtarak them qė nga ajo ēka kam lexuar dhe dėgjuar deri mė tani nuk ėshtė bėrė asnjė kontroll pėr masat e sigurimit teknik dhe pėr masat kundėr zjarrit. Tė gjitha kėto janė probleme qė kanė ndikuar tek tragjedia e Gėrdecit.

    Si e pritėt shkarkimin tuaj nga detyra?


    Natyrisht i befasuar pasi nuk e prisja. Nė punė ēdo njeri mund tė gabojė por kur njeh pėrgjegjėsitė e tij ėshtė mė i qetė. Sė pari, unė mund tė deklaroj se askush nuk foli me mua qoftė pėr tė mė thėnė qoftė edhe gabimin mė tė vogėl pėr Gėrdecin deri nė momentin e shkarkimit. Unė e mėsova shkarkimin tim nga media pas njė dite tė ngarkuar pune bashkė me ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm. U takuam shkėmbyem mendime dhe asnjėri prej tyre nuk tha qoftė edhe problemin mė tė vogėl. Por kur kthehem nė shtėpi mėsoj shkarkimin tim. Dua tė theksoj se nė njoftimin pėr shtyp tė Ministrisė sė Mbrojtjes thuhet se kjo ka ardhur pas njė analize tė thellė nė Ministrinė e Mbrojtjes. Asnjė llojė analize nuk ėshtė bėrė nė kėtė ministri dhe nė asnjė nga strukturat e kėtij dikasteri nuk ėshtė bėrė ndonjė analizė pėr Gėrdecin. Do tė ishte mirė qė pas hetimeve tė prokurorisė tė dilnin pėrgjegjėsit pėr tragjedinė e Gėrdecit.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 13:28