BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Maqedoni, ka nisur me incidente votimi pėr zgjedhjet parlamentare

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    01062008

    Buzqeshje Maqedoni, ka nisur me incidente votimi pėr zgjedhjet parlamentare

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Sot nė orėn shtatė tė mėngjesit u hapen mbi 2900 qendra votimi ne Maqedoni.
    Partite shqiptare PDSH dhe BDI kane hedhur akuza ndaj njera tjetres per dhune dhe shantazhe ne qendrat e votimit.
    Zedhenesja e BDI tha ne oret e para te paradites se 3 aktiviste te kesaj partie jane plagosur ne Shkup dhe Haracine dhe se PDSH po perdor forca te Ministrise se Brendshme per presion.

    Kurse shefi i shatbit zgjedhor prane PDSH tha se aktiviste te BDI kane sulmuar PDSH dhe forca te policise qe kane tentuar te qetesojne situaten. Ai i beri thirrje per qetesi liderit te BDI, Ali Ahmeti



    Anėtarėt e komisioneve zgjedhore pėr herė tė parė nuk janė pėrfaqėsues tė partive politike, por tė punėsuarit nė administratėn publike.

    Kėto janė zgjedhjet e gjashta tė radhės, por tė parat tė parakohshme pas pavarėsisė sė Maqedonisė.

    Heshtja zgjedhore hyri nė fuqi tė premten nė mesnatė dhe do tė zgjasė deri tė djelėn nė orėn 19 kur do tė mbyllen kutitė e votimeve.

    Trupi votues nė Maqedoni, numėron diēka mbi 1 milion e 750 mijė votues.

    Nė kėto zgjedhje aplikohet sistemi i proporcionit dhe Maqedonia ėshtė e ndarė nė gjashtė njėsi zgjedhore.

    Ēdo njėsi zgjedhore nxjerr nga 20 deputetė.

    Nė garė zgjedhore kanė hyrė 18 subjekte, dy koalicione, dy lista tė kandidatėve tė pavarur dhe 14 parti politike.

    Dy koalicionet janė tė formuara nga partitė tradicionalisht kundėrshtare nė bllokun politik maqedonas, VMRO-DPMNE-sė dhe Lidhjes Social Demokrate.

    Ndėrkaq, partitė politike shqiptare, nuk kanė formuar koalicione parazgjedhore.

    Forcėn e tyre politike nė mjedisin e votuesve shqiptarė do ta masin, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, Partia Demokratike Shqiptare, Partia e Prosperitetit Demokratik, Bashkimi Demokratik Kombėtar dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar.

    Partitė politike shqiptare numrin mė tė madh tė deputetėve e sigurojnė nė njėsinė zgjedhore numėr gjashtė, e cila mbulon qytetet me shumicė shqiptare si Tetova, Gostivari, Dibra dhe njė pjesė e qytetit tė Kėrēovės.

    Pėr tė ndjekur procesin zgjedhor janė akredituar mbi 5 mijė vėzhgues.

    OSBE-ODIHR ka angazhuar 280 vėzhgues. Numrin mė tė madh tė vėzhguesve e ka akredituar organizata qytetare Most.

    Poashtu, procesin e votimit do ta pėrcjellin edhe pėrfaqėsues tė Bashkimit Evropian, NATO-s dhe pėrfaqėsues tė mė shumė ambasadave tė pranishme nė Shkup.

    Diplomatė perėndimorė kanė bėrė thirrje qė procesi zgjedhor tė kalojė pa incidente dhe zgjedhjet tė jenė tė lira, tė ndershme si parakusht pėr vazhdimin e Maqedonisė drejt proceseve integruese.

    Gjatė ditės sė shtunė, votuan ushtarėt dhe tė burgosurit, por kutitė e votimeve do tė hapen tė djelėn pas pėrfundimit tė procesit zgjedhor.

    Komisioni Shtetėror i Zgjedhjeve, i cili ėshtė bartėsi kryesor i procesit zgjedhor, pritet qė disa orė pas hapjes sė kutive tė votimeve tė dalė edhe me rezultatet e para.

    Rezultatet e para zyrtare, sipas kodit zgjedhor duhet tė bėhen publike 48 orė pas mbylljes sė kutive tė votimeve.
    Share this post on: reddit

    LePuRuShJa

    Mesazh 4/6/2008, 18:14 nga LePuRuShJa

    Komisioni Shtetėror Zgjedhor (KSHZ) mbrėmė vonė vendosi pėrsėritjen e votimeve nė 25 vendvotime nė tri njėsi zgjedhore.
    Zėdhėnėsi i KSHZ-sė, Zoran Tanevski deklaroi pėr agjencinė e lajmeve INA se votimet janė anuluar dhe do tė pėrsėriten nė 11 vendvotime nė njėsinė e dytė zgjedhore, nė 8 vendvotime nė njėsinė e gjashtė zgjedhore dhe nė 6 vendvotime nė njėsinė e parė zgjedhore. Sipas tij, do tė votohet edhe nė vendvotimet ku ishte ndėrprerė procesi zgjedhor pėr shkak tė incidenteve.
    “Nė njėsinė e dytė zgjedhore do tė votojnė 10.584 votues dhe nė njėsinė e gjashtė 7867 votues dhe kėto zona janė atje ku ndodhėn incidentet dhe u ndėrprenė votimet”, deklaroi pėr INA, Zoran Tanevski.
    KSHZ mbrėmė pranoi 58 ankesa tė partive politike, prej tė cilave, 28 tė VMRO-DPMNE-sė, 15 tė PDSH-sė, 13 tė BDI-sė, njė ankesė tė LSDM-sė dhe njė tė TMRO-sė. Afati pėr shqyrtimin e tyre do tė jetė 48 orė nga pranimi i tyre. Sipas KSHZ-sė, pėrsėritja e votimeve pritet tė bėhet mė 15 qershor, por pėr kėtė datė pritet tė vendosin anėtarėt e kėtij komisioni. (INA)

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 12:29