BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gruevski: Tė pėrsėriten zgjedhjet nė qendrat ku u shėnuan incidente

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    01062008

    Buzqeshje Gruevski: Tė pėrsėriten zgjedhjet nė qendrat ku u shėnuan incidente

    Mesazh nga LePuRuShJa



    1 qershor - Procesi zgjedhor ne Maqedoni eshte pergjakur. Ai po shoqerohet sot me incidente te shumta. Nje aktivist ka humbur jeten nderkohe qe 7 te tjere jane plagosur.

    Ora 17:00

    Kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski kėrkon ripėrsėritje tė zgjedhjeve nė zonat ku pati incidente gjatė ditės sė sotme. “Shpreh keqardhjen pėr incidentet e sotme nė veri tė Maqedonisė dhe u bėj apel krerėve tė partive qė tė kenė kujdes pasi shteti do tė funksionojė”- tha Gruevski, i cili ėshtė edhe kreu i partisė VMRO-DPMNE, partia favorite pėr tė fituar zgjedhjet ditėn e sotme.
    Sipas tij kėto incidente nuk do tė kenė asnjė ndikim te rezultatet pasi situata ėshtė nėn kontroll.

    Ora 16:00

    Policia maqedonase ka bėrė tė ditur shkeljet e procesit zgjedhor ditėn e sotme. Kėshtu janė vėrejtur parregullsi nė fshatrat Kamjan, Bogovinė, Pallēisht, Zherovjna, Gurgurnicė, Ēiflik, Tearcė dhe Trebosh.

    Incidenti mė serioz ėshtė shėnuar nė Kamjan, ku njė person i panjohur ka shtene me bresheri plumbash nė shkollėn “Sabedin Bajrami” nė kėtė fshat.

    Nė afėrsi tė njė vendvotimi ka pasur edhe pėrleshje fizike. Nė fshatin Pallēishtė ka pasur rreth ores 11 tendenca pėr mbushje tė kutive, por kjo ėshtė ndėrprerė pas ndėrhyrjes sė policisė.

    Gjatė orėve tė fundit ėshtė qetėsuar situata nė kėtė rajon dhe janė vėrejtur forca tė mėdha policore. Ndėrkaq rajoni i Tetovės ėshtė vizituar nga ambasadorja amerikane nė Maqedoni, Xhilian Millovanovich.

    Ora 13:41

    Pas incidenteve ne Maqedoni ka reaguar edhe presidenti Branko Cervenkovski. Ai ka kerkuar normalizim te situates. "Ta mbyllim kete dite te shenuar ashtu sic na ka hije"- eshte shprehur Cervenkovski. Sipas tij keto zgjedhje jane me rendesi te madhe per integrimin e Maqedonise ne strukturat euro-atlantike.

    Ora 13:14

    Situata ne Maqedoni mbetet e tensionuar dhe per kete ka reaguar edhe presidenti yne, Bamir Topi, nepermjet nje deklarate per shtyp. “Presidenti i Republikės ėshtė duke ndjekur me vėmendje tė veēantė zhvillimin e zgjedhjeve tė sotme parlamentare nė Maqedoni dhe ėshtė i detyruar tė shprehė shqetėsimin e tij pėr situatėn nė terren”- ka nisur fjalėn zėdhėnsja e presidentit Topi pas incidenteve tė ndodhura sot nė Maqedoni gjatė procesit zgjedhor.

    “Zgjedhjet e ditės sė sotme janė njė mundėsi tjetėr e shqiptarėve tė Maqedonisė pėr tė provuar se sa tė vendosur jane ata tė kontribuojnė pėr tė ardhmen e demokracisė dhe stabilitetit nė Maqedoni se sa tė sinqertė janė ata nė deklaratat e tyre parazgjedhore pėr t’ju ofruar shqiptarėve dhe partnerėve ndėrkombėtare modelin mė tė mirė tė tolerancės dhe tė mirėkuptimit” – thuhet nė deklaratėn pėr shtyp nga presidenca.

    “Dita e sotme ėshtė shumė e rėndėsishme jo vetėm pėr shqiptarėt e Maqedonisė, vetė Maqedoninė por edhe pėr tė ardhmen e Kosovės dhe tė gjithė rajonit. Roli moderator i faktorit shqiptar nė rajon dhe partneriteti i tij me aleatėt ndėrkombėtare nuk mund tė kompromentohen nga aktet e rėnda tė dhunės qė po shoqėrojnė kėto zgjedhje. Demokracia dhe euroatlantizmi shqiptar nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me dhunėn qė pėrdoret pėr tė manipuluar vullnetin e lirė tė zgjedhėsve”.

    “Presidenti i Republikes, Topi u bėn thirrje tė gjitha subjekteve politike tė Maqedonisė qė tė distancohen, jo vetėm me fjalė dhe me deklarata, nga incidentet dhe dhuna zgjedhore”.

    “Shqipėria distancohet prerė dhe nė mėnyrė tė vendosur ndaj tė gjithė atyre qė mendojnė se nėpėrmjet dhunės do tė mund tė legjitimojnė pushtetin e tyre”- pėrfundon deklarata e Topit.

    Ora 13:05

    Ministria e Brendshme e Maqedonise ne nje prononcim per shtyp raporton se jane 7 te plagosur gjate dites se sotme ne Haracine te Maqedonise dhe nje i vdekur. Deri tani nuk behen te ditura emrat e tyre por thuhet se hyrje-daljet ne Haracine jane bllokur deri ne zgjidhjen e situates nga policia.

    Ora 12:59 -

    Partitė politike nė Maqedoni tė cilat po pėrballen sot nė zgjedhje kanė replikuar me njėra tjetrėn. Pas akuzave tė bėra nga BDI ka reaguar PDSH. Shefi i shtabit tė kėsaj partie, Ermad Fejzullau ėshtė shprehur se incidentet ditėn e sotme po i shkaktojnė aktivistėt e BDI-sė. Ai i bėri thirrje kėsaj partie tė heqė dorė nga sulmet tė cilat po prishin imazhin e vendit dhe tė shqiptarėve tė Maqedonisė. “Bandat e BDI-sė kanė sulmuar sot PDSH-nė. Ata kanė shkaktuar incidentet nė Shkup e nė Tetovė. I bėj thirrje Ali Ahmetit tė pranojė humbjen” – tha Fejzullahu.

    Ndėrsa kreu i BDI-sė, Ali Ahemti ėshtė shprehur se janė bandat e PDSH-sė ato qė kanė bėrė sulmet ndaj partisė sė tij dhe qė po terrorizojnė popullatėn.
    “Grupe kriminale tė ndihmuara nga policia e shtetit janė autorėt e plagosjeve dhe e vrasjes ditėn e sotme” – tha Ahemti.
    Sipas tij ndėrkombėtarėt janė larguar nga disa qendra votimi pasi janė ndjerė tė pambrojtur pėrballė kriminelėve tė cilėt po sabotojnė procesin zgjedhor nė Maqedoni.

    Ora 12:44

    Shoqata e qytetarėve Most ka shprehur shqetėsimin pėr parregullsi nė shumė qendra votimit. Sipas kėsaj shoqate rregjistrohen disa kuti tė vjedhura nė Banjicė tė Gostivarit. Po ashtu nė dy qendra nė Dibėr janė mbushur kutitė nga vet komisioni, si dhe nė 4 qendra tė tjerė nė Tearcė. Mbushje tė kutive ka edhe nė Ciflik, Kamjan e Zhelinė.
    Gjithashtu ka reaguar edhe kreu i komisionit tė KE-sė pėr incidentet e shumta me zgjedhjet gjatė ditės sė sotme nė Maqedoni. Sipas tij njė nė tre kuti nuk ėshtė mbyllur si duhet.

    Ora 12:26


    Maqedoni - Procesi i votimit eshte nderprere ne Haracine dhe Ciar. Kjo pas te shtenave me arme dhe incidenteve mes grupeve rivale. Incidente ka pasur edhe ne Shkup, Tetove e Gostivar. Disa vezhgues nderkombetare jane larguar nga qendrat e votimit duke e quajtur te rrezikshem qendrimin e metejshem. Zedhensja e BDI-se Mehmeti e ka quajtur diten e sotme 'dite zie' per demokracine ne Maqedoni. Sipas saj PDSH po ben maksimumin te fitoje zgjedhjet me force, dhe kjo ka sjelle edhe incidentet ne qendrat e votimit. "I gjithe procesi i votimit eshte i kontrolluar nga PDSH, dhe policia po mbeshtet vjedhjen e votes" - tha Mehmeti.

    Ora 12:07

    Ka ndrruar jetė nė spital nje shqiptar i BDI-se ne Maqedoni. Lajmi eshte bere i ditur nga zdhensja e BDI-se Ermira Mehmeti. Aktivisti u plagos ne fshatin Haracine pas nje shkembimi zjarri, nderkohe qe policia nuk ka bere ende te ditur identitetin e tij. Kjo vrasje ve ne pikepyetje mbarevajtjen e procesit zgjedhor sot ne Maqedoni.

    Ora 11:00

    Ka filluar me incidente procesi i votimit nė Maqedoni. Pėrplasja mes aktivistėve tė Bashkimit Demokrat pėr Integrim dhe Partisė Demokratike Shqiptare ka sjellė edhe plagosjen e tre shqiptarėve. Ngjarja e ndodhur solli edhe reagimin e menjėhershėm tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, i cili nė mėnyrė urgjente vendosi mbylljen e 10 qendrave tė votimit.

    Ndėrkaq, probleme ka pasur edhe komuna e Vrapēishtes, ku rreth orės 3:00 tė mėngjesit tė sotėm persona ende tė paidentifikuar kanė aktivizuar, njė mjet shpėrthyes para njė kafe-ėmbėltoreje nė fshatin Toplicė, I cili dyshohet tė ketė qenė njė bombė dore.
    Incidenti nuk ka shkaktuar viktima, pasi gjatė kohės sė shpėrthimit nė lokal nuk ka pasur njerėz, duke shkaktuar vetėm dėme materiale. Rasti nė fjalė ėshtė denoncuar nė stacionin policor tė Gostivarit, ekipet e tė cilit po bėjnė ekspertizėn nė vendin e ngjarjes.

    Zgjedhjet

    Nė Republikėn e Maqedonisė sot mbahen zgjedhjet e gjashta parlamentare. Nė garė pėr 1.200 vende pėr deputetė nė Kuvendin e Maqedonisė janė 1.540 kandidatė prej 18 listave. Pėr ata nė 2.976 vendvotime mund tė votojnė 1.779.116 qyetarė me tė drejtė vote tė evidentuar nė Listėn zgjedhore.

    Votimi filloi nė orėn shtatė dhe do tė zgjatė deri nė orėn 19:00. Dje votuan 1.929 persona tė cilėt janė nė arrest ose vuajnė dėnimin me burg, si dhe 541 persona tė zhvendosur brenda vendit.

    Zgjedhjet zbatohen sipas modelit proporcional nė gjashtė njėsi zgjedhore. Nė ēdo prej tyre duhet tė zgjidhen nga 20 deputetė.

    Pėr ndjekjen e kėtyre zgjedhjeve janė akredituar gjashtėdhjetė gazetarė tė huaj, pjesa mė e madhe nga Greqia 18, nga Bullgaria shtatė, nga SHBA-ja gjashtė, ndėrsa tė tjetrėt janė nga Belgjika, Franca, Sllovenia, Kroacia, Kina dhe Hungaria.

    Zgjedhjet parlamentare nė Republikėn e Maqedonisė i ndjekin gjithsej 6275 vėzhgues, nė tė cilat 5811 tė vendit dhe 464 tė huaj. Nga vėzhguesit e huaj numri mė i madh janė nga OBCE/ODIHR 317, nga Ambasada e SHBA-sė 35, nga delegacioni i Komisionit Evropian 24 dhe nga Kėshilli i Evropės 15, ndėrsa vėzhgues tė vet do tė kenė edhe ambasadat e Francės, Sllovenisė, Britanisė sė Madhe, Ēekisė, Austrisė dhe Sllovakisė nė Shkup, si dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovės.

    Mes vėzhguesve tė vendit mė tė shumtė janė nga Asociacioni qytetar MOST 4.044, ndėrsa tė tjerėt janė nga Komiteti i Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut 19, OJQ Daja 150, "VIDELINA" dhe Forum pėr kreativitet avangard 80, Asociacioni i i inivciativės pėr tė rinj 596, Koalicioni Qeverisje e tė drejtės 110, Qendra rajonale pėr hendikep 61, Asociacioni i tė rinjėve maqedonas 124, Struma 89, Link 189, Shoqata e aktiviteteve humanitare Sinergia 108, SZG Kėshilli rinor OJQ Shkup 133, Kėshilli i rinisė Gazi Babė 74 dhe Gordinia 34.

    Ditės sė zgjedhjeve i paraprinte njė fushatė 20-ditore nė tė cilėn partitė, koalicionet dhe kandidatėt e pavarur qė marrin pjesė nė procesin zgjedhor i paraqitėn programet e tyre dhe kandidatėt dhe elaboruan pse e kėrkojnė besimin e qytetarėve.

    Me qėllimin e njė procesi korret dhe demokratik zgjedhore mbi 30 parti politike para fillimit tė fushatės nėnshkruan Kodeksin pėr sjellje gjatė zgjedhjeve parlamentare. Apel pėr zgjedhje korrekte dėrguan edhe SHBA-ja BE-ja, OSBE-ja si dhe pėrfaqėsues tė vendit dhe tė botės.

    Zgjedhjet e sotme parlamentare janė zgjedhjet e para tė parakohshme nė Republikėn e Maqedonisė, ndėrsa ishin shpallur pas Kuvendit mė 12 prill tė kėtij viti mori vendim qė tė shformohet. Shekulli

    Share this post on: reddit

    LePuRuShJa

    Mesazh 2/6/2008, 17:45 nga LePuRuShJa



    2 qershor - ora 15:30

    Kryetarja e Delegacionit tė Parlamentit Evropian pėr vendet e Evropės Juglindore, Doris Pack deklaroi se Nikolla Gruevski ka fituar zgjedhjet, por sipas saj nuk ka fituar ende gjendjen politike, sepse siē thuhet "pėr tė garantuar moskeqėsimin e klimės ndėretnike nė Maqedoni duhet tė pėrfshijė nė qeveri njė nga dy partitė shqiptare".

    "Ē'do tė thotė: fitore e vėrtetė?", theksoi kryetarja e delegacionit tė PE pėr vendet e Evropės Juglindore, Doris Pack nė njė intervistė pėr programin maqedonas tė Deutsche Welle, duke i`u pėrgjigjur pyetjes nėse kjo ėshtė njė fitore e vėrtetė pėr VMRO-nė.

    "Me sa di unė Gruevski ka fituar njė vend mė shumė sesa gjysma nė parlament, por me kaq nuk e ka fituar ende gjendjen politike, sepse ai duhet tė pėrfshijė nė qeveri njė nga dy partitė shqiptare pėr tė garantuar moskeqėsimin e klimės ndėretnike nė Maqedoni" u shpreh zonja Pack.

    "Problemi do tė jetė se cilėn parti do tė marrė ai nė koalicion dhe mė parė Gruevski ka thėnė se do tė marrė partnerin e vjetėr, PDSH-nė. Kjo do tė thotė qė BDI-ja, e cila i krijoi vėshtirėsitė edhe vitet e fundit mbetet pėrsėri e papėrfshirė. Se a do tė kontribuojė kjo nė paqėtimin e gjendjes, kėtė e vė nė dyshim", deklaroi Pack.


    2 qershor - ora 15:00

    Nė bazė tė kushtetutės sė vendit Parlamenti i ri do tė grumbullohet 20 ditė pas mbajtjes sė zgjedhjeve gjegjėsisht mė 22 qershor.
    Pas grumbullimit tė pėrbėrjes sė re parlamentare, Presidenti i Republikės nė afat prej 10 ditėve do t`ia jap mandatin liderit tė VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski pėr formimin e kabinetit tė ri qeveritar, pasi qė koalicioni qė drejtoi ai fitoi shumicėn e votave. Mandatari pėr formimin e Qeverisė, Nikolla Gruevski nė afat prej 20 ditėve duhet tė propozojė pėrbėrjen e re tė Qeverisė. Sipas procedurave kushtetuese, mbledhja e re parlamentare pėr votimin e Qeverisė sė re caktohet pas 15 ditėve, ndėrsa sipas afateve mė 6 gusht Qeveria e re duhet tė marrė besimin e shumicės sė Parlamentit.

    2 qershor - Ora 14:44

    PSSH sėrish shpreh shqetėsimin pėr incidentet e pėrsėritura gjatė fushatės zgjedhore dhe dėnon dhunėn e shėnuar dje gjatė mbajtjes sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Maqedoni.

    Ne inkurajojmė udhėheqėsit e forcave politike, tė dėnojnė aktet e dhunės dhe tė angazhohen qė kjo tė mos rishfaqetnė ato zona ku do tė kete pėrsėritje tė zgjedhjeve” -tha deputetja e PS-sė, Ermelinda Meksi.

    “Faktori shqiptar duhet tė ngrihet mbi dasitė partiake dhe tė pėrfaqėsojė realisht aspiratat e shqiptarėve pėr njė Maqedoni demokratike dhe tė integruar nė Bashkimin Europian dhe nė NATO. Ata duhet tė frenojnė militantėt e tyre ekstremiste pėr tė mos rėnė pre e provokacioneve qė kėrkojnė ta mbajnė shqiptarėt nė qerthullin e konfliktualitetit”.

    PSSH kėrkon qė forcat politike tė shqiptarėve tė Maqedonisė tė vazhdojnė tė luajne rolin e tyre konstruktiv, pavarėsisht nė qeverisje apo opozitė, duke konsoliduar vlerat demokratike dhe rolin qė faktori shqiptar luan nė rajon me vizionin e qartė tė integrimit tė rajonit nė familjen e vlerave euroatlantike.

    2 Qershor ora 14:00

    Berisha: Tė riparohen gabimet e bėra dje nė zgjedhje

    Kryeministri Berisha nė njė prononcimi pėr media, komentoi sot zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare nė Maqedoni. Duke dėnuar aktet e dhunės qė u shfaqėn gjatė kėtij procesi, Kryeministri shprehu besimin se autoritetet maqedonase tė zgjedhjeve dhe grupi ndėrkombėtar i vėzhgimit do tė japin rekomandimet mė tė mira pėr zgjidhjen e problemeve tė krijuara, nė mėnyrė qė ēdo qytetar tė shprehė lirisht vullnetin e tij.

    Ndėr tė tjera, Kryeministri Berisha u shpreh: “Nė kėto zgjedhje ka pasur disa incidente, tė cilat kanė krijuar tensione dhe frikė qė nuk shkojnė nė frymėn e zhvillimit normal tė zgjedhjeve. Sidoqoftė dėnoj ēdo akt dhune. Unė e kam ndjekur procesin e votimit dhe kam komunikuar me telefon me dy liderėt kryesore tė partive politike shqiptare nė Maqedoni. Unė kam besim se autoritetet maqedonase tė zgjedhjeve dhe grupi ndėrkombėtar i vėzhgimit do tė japin rekomandimet mė tė mira pėr riparimin e problemeve tė krijuara, nė mėnyrė qė ēdo qytetar i kėtij vendi tė shprehė lirisht vullnetin e tij”.


    2 qershor - Ora 09:26

    Kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti deklaroi se ėshtė i dėshpėruar nga incidentet qė ndodhėn gjatė ditės sė zgjedhjeve dhe kėrkon rivotime nė Saraj dhe zonėn e gjashtė.
    “Prisnim tė jetė ditė gėzimi, pa dhunė, terror e plagosje, mirėpo kjo nuk ndodhi kėshtu. Kjo ditė u shndėrrua nė ditė tė pėrgjakshme. Dua t’i pėrshėndes shqiptarėt qė treguan njė gjakftohtėsi kaq tė madhe, veēmas dua ta pėrshėndes edhe komunitetin ndėrkombėtar e sidomos z. Solana pėr inkurajimin qė na dhanė. Njėkohėsisht dua t’i falėnderoj Topin, Berishėn, Thaēin dhe Haradinajn, sepse situata ka qenė e ndėrlikuar”, tha kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti.
    Sipas tij, pėr BDI rezultatet nė njėsinė zgjedhore numėr 6 dhe Komunėn e Sarajit janė tė papranueshme. “Kėrkojmė pėrsėritjen e votimeve dhe kėto rezultate janė tė papranueshme, sepse pas orės 14 tė gjithė vėzhguesit, anėtarėt e komisioneve kanė qenė nėn kėrcėnimin e armėve. Ndaj nė tė gjtiha ato vende ku ėshtė shkelur vullneti i popullit, kėrkojmė qė votimet tė pėrsėriten”, deklaroi kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti. (INA)



    Ora 09:15

    Komisioni Shtetėror i Zgjedhjeve nė Maqedoni ka nxjerrė rezultatet paraprake tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare. Sipas KSHZ nė avantazh ėshtė koalicioni VMRO-DPMNE dhe partia shqiptare PDSH. Tė dhėnat paraprake tė 763 vendvotimeve tregojnė se VMRO-DPMNE ka fituar deri tani 63 deputetė dhe PDSH 17 deputetė. Zgjedhjet e djeshme nė Maqedoni janė shoqėruar me tension, incidente tė rėnda, vjedhje kutish votimi dhe mbi tė gjitha njė i vrarė, shtatė tė plagosur dhe 11 tė arrestuar nga policia.

    VMRO-DMNE dhe PDSH janė nė krye tė rezultateve paraprake tė zgjedhjeve tė parakohshme nė Maqedoni. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga agjencia e maqedonase e lajmeve “Mia” e cila ka bėrė tė ditur se rezultatet e para janė marrė nga Komisioni Shtetėror i Zgjedhjeve.

    Ndėrkohė burime tė ndryshme nga Maqedonia pohojnė se deri tani ėshtė numėruar vetėm njė e katėrta e kutive tė votimit. Shifrat zyrtare flasin se deri nė mesnatėn e djeshme janė numėruar 736 nga 2976 vendvotime.

    Nga tė dhėnat paraprake mėsohet se deri tani votat mė tė mėdha i ka marrė “Pėr Maqedoni mė tė mirė” i udhėhequr nga VMRO-DPMNE me 56.507 vota, "Dielli - koalicioni pėr Evropė” me 26.510 vota, PDSH me 22.538 vota dhe BDI me 16.925 vota.

    Nė fund tė votimeve tė djeshme, kryetari i KSHZ-sė Jovan Josifovski deklaroi se numri total i votuesve nė zgjedhjet parlamentare ka arritur nė 58,34 pėr qind, qė ėshtė rreth 3,5 pėr qind mė shumė se zgjedhjet parlamentare tė mbajtura nė vitin 2006. Ndėrkohė ėshtė deklaruar se rezultatet pėrfundimtare do tė bėhen tė ditura pas 24 orėve tė fundit.
    Edhe pas incidenteve tė shėnuara ditėn e djeshme tė zgjedhjeve tė parakohshme nė Maqedoni VMRO-DPMNE deklaroi se nė 98 pėr qind tė tė gjithė vendit votimet ishin tė rregullta dhe demokratike.

    Sipas VMRO-DPMNE nė mė pak se dy pėr qind tė vendvotimeve sipas informacioneve tė KSHZ-sė ka pasur parregullsi edhe atė nė Saraj, Kondovė, Ēair dhe Bogovinė, atje ku shumica e popullsisė ėshtė e komunitetit shqiptar. “Pėr dallim nga viti 2004 ku gjatė kohės sė zgjedhjeve presidenciale ka pasur mė shumė parregullsi dhe autoritetet e atėhershme nuk lejuan rivotim, nė kėto zgjedhje VMRO-DPMNE do tė bėj ēmos qė ėshtė nė fuqinė e saj qė nė kėto vendvotime tė pėrsėriten zgjedhjet nė pėrputhje me ligjet e Maqedonisė, ndėrsa personat qė nxitėn dhe ishin pjesė e incidenteve duhet tė dėnohen”, deklaroi Dimovski pėr agjencinė maqedonase tė lajmeve “INA”.


    Policia liron Agim Krasniqin


    Policia maqedonase ka liruar ish-komandantin e UCK-sė Agim Krasniqi i arrestuar gjatė orėve tė drekės sė djeshme pėr incidentet e ndodhura gjatė zgjedhjeve. Krasniqi ėshtė marrė nė pyetje nga komisariati i policisė mbi ngjarjet e ditės sė djeshme dhe mė pas ėshtė liruar nga uniformat blu.


    Data 1 Qershor, te gjitha zhvillimet e zgjedhjeve ne Maqedoni sipas Ores

    Ora 19:00


    Jane mbyllur qendrat e votimit nė Maqedoni ne oren 19 tė pasdites. Mėsohet se orėt e mbasdites kanė qenė mė tė qeta dhe pa incidente, ndryshe nga paraditja ku humbi jetėn njė aktivist i partisė sė BDI-sė, u plagosėn 7 persona tė tjerė dhe u arrestuan 11 nga autoritetet e policisė. Zėdhėnėsi i Komisionit Shtetėror Zgjedhor, Zoran Tanevski ėshtė shprehur se pasditja ka qenė e qetė nė mbarė vendin.

    Votimet nė Haracine kanė rinisur nė pasdite

    Votimet nė Haracinė kane rifilluar nė pasditen e sotme. Policia kishte vendosur bllokadėn pas vrasjes sė njė aktivisti tė BDI-sė me armė zjarri me pėrleshjen e grupeve rivale. Ngjarja rezultoi edhe me disa tė plagosur. Votimi ėshtė rihapur pas ndėrhyrjes sė partive politike dhe ndėrkombėtarėve. Banorėt janė shprehur se incidenti qė ka rezultuar me vrajsen e njė aktivisti tė BDI-sė ka ndodhur kur persona tė njė partie politike kishin larguar nga kutitė e votimit disa banorė tė fshatit Grushinė. Sipas tyre votuesit ishin qėlluar nga persona tė policisė dhe jo nga persona civilė tė tjerė.
    Ndėrkohė nė Shkup policia ka vėnė nėn pranga 11 persona mes tė cilėve dhe ish-komandantin e UĒK-sė Agim Krasniqin, i cili ėshtė aktivist nė PDSH.

    Zhgėnjim pėr zgjedhjet e sotme nė Maqedoni kane shprehur sot shume personalitete midis tyre edhe kryetarja e LSDM-sė, Radmilla Sheqrniska. "Zgjedhjet e sotme janė mė tė keqorganizuarat nė vend kur numri i incidenteve nuk ka tė mbaruar" - tha ajo.

    Ajo ftoi qytetarėt tė marrin pjesė nė votime, ndėrkohė qė kėrkoi nga Ministria qė tė zbardhė incidentet dhe tė dėnojė aktorėt e dhunės.

    Pas incidenteve tė shumta tė ditės sė sotme nė votime kanė dhėnė dorėheqjen nga procesi edhe vėzhguesit e bashkimit qytetar "MOST". Drejtuesi ekzekutiv Darko Aleksiev ėshtė shprehur se vėzhguesit janė tėrhequr nga 15 qendra votimi nė Komunėn e Ēairit si dhe nga 2 qendra nė Tetovė, ku ėshtė vėnė re rregjistrim i shumfishtė i njė personi. Shekulli

      Ora ėshtė 20/5/2024, 12:30