BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Interneti i sė nesėrmes, shpejtėsia 10 mijė herė mė e madhe se WWW

    Tironsja
    Tironsja
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 09/03/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 78
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23
    <b>Votat</b> Votat : 4

    Buzqeshje Interneti i sė nesėrmes, shpejtėsia 10 mijė herė mė e madhe se WWW

    Mesazh nga Tironsja 2/6/2008, 17:07

    2 qershor - Qendra e famshme e kėrkimit dhe shkencės CERN, pritet tė hedhė nė treg njė strukturė tė re rrjeti shumė tė shpejtė pėr komunikimin nė web, qė do tė nxjerrė jashtė loje sistemin aktual World Wide Web. Gjenerata e re e webit do tė jetė e paimagjinueshme

    E ardhmja i pėrket internetit. Revolucioni nė internet ėshtė i pashmangshėm. Do tė kemi mundėsi tė bėjmė mėsim nga shtėpia pa qenė e nevojshme prezenca nė klasė. Do tė kemi mundėsi tė flasim lirshėm me njerėzit tanė nė anėn tjetėr tė globit. Biznesmenėt do tė komunikojnė dhe do tė bėjnė kontrata nėpėrmjet videokamerave pa qenė e nevojshme tė bėjnė njė takim. Interneti i sė nesėrmes ėshtė i paimagjinueshėm. Shpejtėsia marramendėse e internetit do tė bėjė jetėn mė tė lehtė pėr brezat qė vijnė.

    Tashmė ėshtė i largėt viti 1989 kur nė laboratorėt e CERN nė Gjenevė dy shkencėtarėt, Tim Berners – Lee dhe Robert Cailliau, filluan tė hedhin bazat e njė projekti shumė ambicioz: formuan njė sistem tė aftė pėr tė ndarė informacione nė formė elektronike nė mėnyrė tė pavaruar nga tipi i platformės tė pėrdorur.

    Berners-Lee e Cailliau formuan World Wide Web (www). Dy vite mė vonė, nė vitin 1992, Berners – Lee publikoi sitin e parė historik nė web, brenda rrjetit tė brendshėm tė CERN dhe nė vitin 1993, pikėrisht nė 30 prill, World Wide Web doli nga rrjeti i brendshėm, pėr tu pėrdorur nga publiku i gjerė. Pėr mė pak se 10 vjet u bė ajo qė ne e njohim tė gjithė sot, njė revolucion nė botė. Interneti pushtoi tė gjithė botėn.

    CERN mund tė ishte sot autor i njė revolucioni tė ri, gjithmonė nė tė njėjtin sektor, me projektimin dhe formimin e njė rrjeti tė ri komunikimi me shpejtėsi shumė mė tė madhe, qė hyn nė kupolėn e projekteve LHC tė rrjetit kompjuterik (LCG). Flitet pėr njė projekt tėrėsisht tė ri, qė nuk bazohet nė asnjė nga strukturat e rrjetit aktual dhe qė lejon, tė paktėn nė teori, njė shpejtėsi komunikimi 10 mijė herė mė tė shpejtė se sa lidhjet e tanishme me bandė tė gjerė.

    Midis personave pėrgjegjės pėr kėtė projekt ėshtė edhe David Britton, profesor fizike nė universitetin e Glasgout. Ai thotė se: “Me kėtė shpejtėsi, gjeneratat e ardhshme do tė kenė mundėsi tė bashkėpunojnė dhe komunikojnė aq mirė, sa personat e moshės time as nuk mund ta imagjinojnė".

    Rrjeti LCG lejon transmetimin e imazheve nė mėnyrė shumė tė shpejtė dhe njerėzit do tė mund tė komunikonin sikur tė ishin bashkė, do tė merrnin informacionin qė donin vetėm nė pak sekonda, lojėrat do tė bėheshin sėbashku me mijėra lojtarė nė rrjet nė tė njėjtėn kohė.

    CERN ėshtė duke punuar pėr tė bėrė njė model shpejtėsie tė ri, tė njohur me emrin Large Hadron Cillider (LHC) , i cili do tė bėjė tė mundur pėrplasjen si tė protoneve ashtu tė edhe joneve tė rėndė. Qėllimi ėshtė tė identifikohen gjurmėt e ekzistencės tė sė ashtuquajturės Bosone Higgs, njė sistem i vėrtetuar nė teori nga fizikanti Peter Higgs, por qė ende nuk ka gjetur zbatim nė praktikė.

    Pėr tė verifikuar drejtpėrdrejt ekzistencėn e kėtij sistemi do tė jetė e nevojshme tė nxirren shumė tė dhėna nga grimcat qė studiohen. Kėto tė dhėna mendohet tė arrijnė vlera prej 56 petabyte nė vit.

    Por nėse nė CERN do tė instalohej njė superkompjuter ose sistem superkompjuteri qė do tė ishte i aftė pėr tė transmetuar tė gjitha tė dhėnat, megjithėse mund tė realizohej fizikisht, patjetėr qė do tė rezultonte me probleme logjistike, mbi tė gjitha nė sistemin e burimeve (energji elektrike, ujė). Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme, qė ky projekt tė bėhet mbi bazėn e njė sistemi qė llogarit tė dhėnat nė mėnyrė tė shpėrndarė. Pra serverėt duhet tė vendosen nė qendra tė ndryshme nė tė gjithė globin.

    Struktura aktuale e rrjetit, nuk jep tė dhėna me shpejtėsi tė lartė, pasi nė fillim ai ėshtė menduar vetėm pėr tė dhėnė thirrje zanore. Rrjeti LCG bazohet nė aparatura tėrėsisht tė reja me lidhje optike qė i japin mundėsi CERN-it tė komunikojė me 11 qendra tė ndryshme tė shpėrndarė nė SHBA, Kanada dhe nė Europė.

    Midis qendrave tė shpėrndarjes qė furnizojnė me tė dhėna sistemin LCG mund tė pėrmendim qendrėn evropiane (EGEE ) - Enabling Grids for E-SciencE, qendrėn amerikane OSG - Open Science Grid, por edhe ato kombėtare si GridPP nė Angli, NorduGrid nė vendet nordike dhe INFN nė Itali.

    Aktualisht rrjeti LCG ka rreth 55 mijė servera (8 mijė prej tė cilėve ndodhen vetėm nė Angli) dhe brenda dy viteve tė ardhshme pritet tė rriten deri nė 200 mijė. Nga secila qendėr do tė vendosen mė pas lidhje drejt qendrave tė tjera ose qendrave tė kėrkimit, tė cilat do tė komunikojnė midis tyre me shpejtėsi shumė tė lartė.

    Nė fund tė kėtij viti shumė studentė dhe kėrkues mund tė fillojnė tė pėrdorin kėtė lloj ‘interneti paralel’ me shpejtėsi shumė tė lartė.

    Deri tani nuk thuhet asgjė se kur do tė fillojė tė funksionojė pėr publikun e gjerė rrjeti LCG, ashtu siē ndodhi edhe me World Wide Web. Shumė operatorė rrjeti po pėrpiqen tė implementojnė nė rrjetet aktualė njė nga teknologjitė mė tė rėndėsishme tė kohės me bazė LCG, tė ashtuquajtur “Dynamic Switching”.

    Tony Doyle, pėrgjegjėsi teknik i projektit, ka thėnė se: “Projekte si ky sjellin ndryshime tė paimagjinueshme nė shoqėri, nė shkencė dhe punėt e pėrditshme. Videokoferenca nėpėrmjet internetit nuk ėshtė shumė e largėt. Rrjeti i internetit mund tė bėhet baza e komunikimit pėr tė gjithė, dhe mijėra persona mund tė luajnė tė gjithė nė njė kohė. Impakti i kėtij rrjeti do tė jetė shumė i madh, i paimagjinueshėm.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 17:36