BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Celularet IPhone, tani edhe ne shqip

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Celularet IPhone, tani edhe ne shqip

    Mesazh nga Vizitor 19/8/2009, 10:08

    Celularet IPhone, tani edhe ne shqip 1sxjet
    Tė inspiruar nga njė dizajn tė lartė nga njė sistem shumė tė pėrparuar dhe pėr tė gjithė adhuruesit e celulareve IPhone, dy studentė nga Kumanova, Lulzim Fazlija dhe Suejb Memeti, pėr herė tė parė kanė pėrfunduar projektin e pakos sė gjuhės shqipe pėr celularėt tashmė mjaft tė njohur dhe shumė tė pėrfolur IPhone.

    Edhe pse ende nuk e kemi nė shitje kėtu tek ne ata prapėseprapė morėn guximin pėr njė projekt madhor i cili ndoshta nė tė ardhmen do tė ndihmon pėr tė kuptuar edhe sistemet tjera operative, duke pasur parasysh se IPhone punon ne sistemin Mac dhe ideja lindi duke parė se si shtetet tjera tė cilėt e kanė nė shitje veēmė e kishin tė integruar gjuhėn e tyre.
    “IPhone ėshtė njė pajisje e cila pėr herė tė parė bėri bum nė tregjet botėrore, d.m.th. paraqitet krejtėsisht ndryshe nga tė tjerėt, njė karakteristikė e veēantė ēka e dallon nga tė tjerėt ėshtė se pėrmban njė ekran tė ndijshėm nė prekje, sidomos mundėsia Multitouch dhe mu kjo ishte arsyeja pėr ta punuar nė gjuhėn shqipe”, deklaroi Lulzim Fazlija, nė emisionin ‘PC zone’ nė Alsat-M.
    ”Duke parė arritjet e shteteve te tjera edhe neve na lindi ideja qė tė bėjmė njė projekt tė tillė“, tha projektuesi tjetėr Suejb Mehmeti.

    Vullneti i madh pėr tė qenė tė parėt nė kėtė drejtim i shtyu qė brenda vetėm 45 ditėsh ta pėrfundojnė tė tėrė projektin e planifikuar pa asnjėfarė pengese, kur kemi parasysh se sistemi Mac shumė pak pėrdoret nė vendin tonė.
    “Projekti ka zgjatur rreth 1 muaj e gjysmė. Kemi filluar nė fillim tė muajit dhjetor tė vitit tė kaluar ndėrsa me punėn tonė dhe angazhim tė pandėrprerė pėrfunduam nė janar tė kėtij viti”, shtoi Fazlija.
    Falė sistemit tė njėjtė operativ dhe rezultatet e kryera me suksese gjatė testimeve, paketi i gjuhės shqipe do tė funksionon nė tė gjitha versionet e IPhonit si dhe nė tė riun i cili e ka tė integruar 3G teknologjinė.
    “Qė tė dy versionet e IPhone pėrdorin tė njėjtin sistem operativ, pra nuk kishim ndonjė problem nė pėrshtatjen e versioneve edhe pėr paketėn e gjuhės shqipe”, sqaroi Mehmeti.
    Ky lloj projekti nuk kishte tė ndalur kėtu po siē na njoftuan kėto djelmosha tė ri dhe tė etur pėr risi, se tashmė kanė filluar po tė njėjtin projekt por nė gjuhen maqedonase.
    “Nė plan e kemi qė tė nxjerrim edhe paketėn e gjuhės maqedonase pėr pėrdoruesit maqedonas”, shtoi Mehmeti.
    Edhe pse kėto projekte nė vendet perėndimore vlerėsohen shumė dhe paguhen mirė, kėto studentė kanė vendos qė kėtė paket tė gjuhės shqipe pėr IPhone ta japin falas pėr tė gjithė shfrytėzuesit dhe adhuruesit e IPhone celulareve.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 07:15