nga Arlo 26/8/2011, 18:20
Une jam kaosi i mendimeve te tua.
Jam kurioziteti yte, per te pare ne bote te panjohura.
Jam egoja jote femerore per te pasur per vete ato qe eshte veshtire ti kesh.
Une jam possesiviteti yte.
Jam kenaqesia e fituesit, kur ngre flamurin mbi keshtjellat e pushtuara.
Jam deshira jote per te qene e dashuruar dhe e perkedhelur.
Une jam trishtimi dhe dhimbja e embel e shpirtit tend.
Jam ujrat e rrembyera ku deshirat e tua te zhytura rreken gjithe kohen per te dale ne breg.
Jam mosbesimi dhe dyshimi yte.
Jam re e kalter ne qielln tend blu.
Une jam qellim dhe pengese ne jeten tende.
Jam terheqja dhe tendosja jote per te me arritur dhe per te me prekur, keshtu paprekshmerisht larg sic jam.
Jam mundimi yt per te mos me mbajtur dhe per te mos me leshuar.
Jam...........
............pamundesisht per te qene i yti.