BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kivu: Do t'i tregojmė ferrin Italisė!

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Kivu: Do t'i tregojmė ferrin Italisė!

    Mesazh nga Albatros 13/6/2008, 19:13

    Kapiteni i Rumanisė, Kristian Kivu, tha se skuadra e tij do t'i krijojė shumė probleme Italisė kampione tė botės, kur tė ndeshen nesėr. "Do t'i bėjmė tė ndihen si nė ferr. Ata do tė mundohen tė fitojnė, por ne do t'ua vėshtirėsojmė shumė punėt," tha Kivu pėr gazetarėt nga vendqėndrimi i Rumanisė nė bazėn stėrvitore tė St Galen Arenės. Rumania barazoi pa gola ndaj Francės finaliste tė Botėrorit 2006 nė ndeshjen e parė tė Grupit C tė hėnėn, ndėrsa Italia pėsoi njė humbje poshtėruese 3-0 ndaj Holandės, nė tė njėjtin grup. Por pėr Rumaninė disfata e Italisė ndaj holandezėve nuk do tė thotė asgjė. Kivu vijoi, duke thėnė se "Italia ėshtė kampione e botės dhe mbetet skuadėr e madhe. Vėrtet pėsuan njė humbje, por nuk mund tė themi se janė skuadėr e dobėt. Ēdo ekip mund tė njohė ditė negative," tha Kivu. Mbrojtėsi, i cili luan nė Itali me Interin, bėri tė ditur se trajneri Viktor Piturka nuk i ka kėrkuar informacione pėr lojtarėt "axurrė", edhe pse i njeh mirė. "Ēfarė mund tė them mė tepėr pėr Italinė? Tė gjithė e njohin Italinė. Unė nuk kam dhėnė asnjė informacion, - tha Kivu. - Ne kemi njė trajner qė po na pėrgatit shumė mirė, dhe ai e njeh mjaftueshėm Italinė. Ai dėshiron vetėm tė sigurohet qė tė gjithė tė jemi tė gatshėm." Rumania u mbrojt mirė ndaj Francės, por nuk krijoi shumė raste dhe Kivu tha se tifozėt kanė tė drejtė tė presin diēka mė shumė ndaj Italisė nė Zyrih. "Natyrisht, do tė mundohemi tė krijojmė mė shumė raste, por ne kemi njė plan loje dhe parėsore ėshtė tė mos humbasim. Duhet tė kemi shumė kujdes," pėrfundoi ai. Rumania do tė ndeshet me Holandėn nė ndeshjen e saj tė fundit nė grup tė martėn.

    S.KONDI

    Piturka, besim tė plotė te Mutu

    Trajneri i Rumanisė, Viktor Piturka, ka shumė besim tek Adrian Mutu pėr vetė famėn qė gėzon ky i fundit, si njė prej sulmuesve mė tė mirė nė Europė. Pėrpara katėr vitesh, karriera e Mutusė preku fundin, pasi ai u largua nga Ēelsi mes polemikave tė shumta, por 29-vjeēari e ka rimarrė plotėsisht veten nė Itali. Piturka ka pasur gjithnjė besim te futbollisti, edhe pse ai u pezullua shtatė muaj pėr shkak tė pėrdorimit tė disa substancave tė ndaluara. "Kur unė e mora drejtimin e skuadrės atij sapo i kishte pėrfunduar pezullimi dhe e thirra menjėherė nė kombėtare." Futbollisti i tregoi menjėherė vlerat, duke shėnuar shumė gola me fanellėn e pėrfaqėsueses. "Ai ka shfaqur njė karakter tė jashtėzakonshėm dhe kalimi i tij te Juventusi i dha njė mundėsi tė madhe, - tha Piturka. - Ai ishte kalimi te njė klub i madh dhe njė gjė e tillė i bėri shumė mirė Adrianit. Pavarėsisht se kaloi disa momente shumė tė vėshtira, ai tregoi se ka karakter tė madh, se e meriton tė jetė aty ku ėshtė sot dhe ku ka arritur me forcat e tij. Pra, mes mė tė mirėve."

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 14:31