Skuadra e Gjilanit e ka fituar pikėn e parė kėtė kampionat, pasi tė enjten ka barazuar 1:1 si mysafir i Lirisė, nė kuadėr tė xhiros sė katėrt tė Raiffeisen Superligės sė Kosovės nė futboll.
Gjilanasit kanė kaluar tė parėt nė epėrsi ndaj prizrenasve nė minutėn e 33-tė, me golin qė e ka shėnuar Liridon Hasani. Pas pėsimit tė kėtij goli, prizrenasit kanė sulmuar mė tepėr pėr ta barazuar rezultatin.
Kėtė synim Liria e arriti nė minutėn e 79-tė, kur Roland Duraku shėnoi gol pėr rezultat 1:1. Deri nė fund tė takimit, Lira i ka pasur disa raste mjaft tė mira pėr gol dhe njė herė ka qėlluar shtyllėn, por assesi nuk arrinte ti konkretizonte shanset. Ndėrsa Gjilani me mjeshtri mbrohej dhe fitoi njė pikė nga ky ballafaqim.