Futbollisti i Kombetares shqiptare, Lorik Cana, mberriti te Sanderlendi si nje nga perforcimet kryesore per trajnerin Stiv Brus dhe ai eshte sigurisht nje nga blerjet me impresionese te kesaj skuadre.
I njohur per nderhyrjet e tij te ashpra dhe per faktin se nuk dorezohet kurre gjate nje ndeshjeje, mesfushori i Kombetares kuqezi eshte shnderruar ne nje kolone ne dhomat e zhveshjes se skuadres se Maceve te Zeza te Premier Leagues.
Ai luan ralle me pak se 90 minuta te plota, madje edhe nese e ka doren te thyer. Kapiteni i ri i Sanderlendit ishte blerja e trete e trajnerit Stiv Brus ne merkaton e veres, qe prej emerimit te tij si teknik ne impiantin Stadiumi i Drites.
Marreveshja me te u arrit vetem pak para ndeshjes miqesore qe Macet e Zeza do te luanin kunder spanjolleve te Atletikos se Madridit ne kryeqytetin Amsterdam, ku ekipi anglez po zhvillonte edhe fazen pergatitore ne prag te fillimit te sezonit. Pas bisedimeve mes paleve, per trajnerin Brus ishte surprize pergjigjja pozitive e Canes, i cili vendosi te braktiste nenkampionin e Frances, Olimpikun e Masejes, per te nenshkruar per kater sezone me Sanderlendin.
Trajneri i ri i Sanderlendit eshte totalisht i palekundur ne vendimin e tij. Duke folur per faqen zyrtare te klubit ne internet SAFC.com, Brus tha: E kam marre tashme vendimin dhe Loriku do te mbaje rolin e kapitenit ne sezonin e ri.
Ai ka qene edhe me pare kapiten, te klubi nga i cili erdhi, Olimpiku i Marsejes, nenvizoi me tej tekniku i Maceve te Zeza te Premier Leagues. Disa njerez mund te ngrysin vetullat e te mendojne: Po ai eshte nje lojtar i huaj, por Loriku e flet anglishten ne menyre te persosur, ka moshen dhe eksperiencen e duhur, eshte kapiten i Kombetares se vendit te tij (nje fakt jo plotesisht i sakte, te cilin anglezet siē duket ende nuk e kane mesuar se ai ka mbajtur shiritin e zevendeskapitenit ne kohen kur Shqiperia drejtohej nga Ari Han), ka qene edhe kapiten i Marsejes.
Mendoj se kushdo qe e ka pare me vemendje lojen e tij, do te arrije te kuptoje arsyet qe me shtyjne mua ta caktoj kapiten te skuadres, sqaroi me tej Stiv Brus. Loriku eshte nje shembull per tu ndjekur. Brus vazhdoi keshtu te shpjegonte nje per nje pse eksperienca e Lorik Canes e ben ate pasardhesin e natyrshem ne rolin e kapitenit te Din Uithed, i cili u largua nga Sanderlendi per te zene vend te skuadra e Stok Sitit gjate veres.
Kete fundjave, kapiteni i ri i Maceve te Zeza ka mberritur ne per te luajtur me Kombetaren kuqezi kunder Danimarkes, takimi i vlefshem per eliminatoret e Boterori 2010. Shqiperia eshte e parafundit ne grupin e pare te kualifikimeve per Kupen e Botes, me gjashte pike nga tete ndeshje.
Danimarka eshte ne nje pozicion shume komod, pasi ajo kryeson grupin 1 me 16 pike nga gjashte ndeshje te luajtura deri tani, duke e shnderruar sfiden e se merkures ne nje ndeshje te madhe per kapitenin e ri te Sanderlendit. Nderkohe qe rikthimi ne Premier League do te shoqerohet me te tjera sfida interesante te ketij sezoni.