BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Danezi Olsen: "Shqipėria? Nuk e diskutoj fitoren"

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Danezi Olsen: "Shqipėria? Nuk e diskutoj fitoren"

    Mesazh nga Albatros 5/9/2009, 00:25

    Kundėrshtarėt e shohin sfidėn me kuqezinjtė si njė test tė lehtė. Trajneri ka hall tjetėr, ndeshjen e sė shtunės

    Mbrojtėsi Larsen: "Ashtu siē kam thėnė edhe mė parė, i gjithė presioni ėshtė mbi Portugalinė, por njė pikė ėshtė njė rezultat i mirė pėr ne, pasi mund tė marrim tri pikė nė Shqipėri".

    Kombėtarja e Danimarkės nuk e diskuton aspak fitoren nė ndeshjen kundėr Shqipėrisė, e cila do tė zhvillohet tė mėrkurėn e ardhshme nė stadiumin "Qemal Stafa". Skuadra daneze, e cila kryeson edhe grupin 1 eliminator tė Botėrorit 2010, do tė luajė tė shtunėn kundėr Portugalisė, pėrpara se tė udhėtojė drejt kryeqytetit shqiptar.


    Nga Helsingor, ku pėfraqėsuesja e Danimarkės po vijon pėrgatitjet, trajneri i saj Morten Olsen ka thėnė se skuadra e tij ėshtė favorite pėr kėto dy ndeshje. "Sigurisht, kundėr Portugalisė nuk do tė jetė aspak e lehtė, pasi ata kanė lojtarė shumė tė mirė qė luajnė nė kampionatet mė tė fortė tė Evropės.


    Por ne jemi tė paret nė grup dhe i kemi mundėsitė tė fitojmė jo vetėm kundėr Portugalisė, por edhe tė mėrkurėn nė fushėn e Shqipėrisė", - ėshtė shprehur trajneri i Danimarkės, Morten Olsen. Mė shumė se i sigurt pėr fitoren nė "Qemal Stafa" ėshtė mbrojtėsi Soren Larsen, i cili ka bėre tė ditur se do tė ishte i kėnaqur me njė barazim ndaj Portugalisė, pasi llogarit vetėm tri pikė ndaj Shqipėrisė.


    "Ashtu siē kam thėnė edhe mė parė, i gjithė presioni ėshtė mbi Portugalinė, por njė pikė ėshtė njė rezultat i mirė pėr ne, pasi mund tė marrim tri pikė nė Shqipėri", - ka pėrfunduar Larsen. Grupi 1 eliminator kryesohet nga Danimarka me 16 pikė, e ndjekur nga Hungaria me 13, ndėrkohė qė Portugalia dhe Suedia kanė nga 9 pikė.


    Ndėrkaq, Kombėtarja e Shqipėrisė duhet tė pėrsėrisė paraqitjen e ndeshjeve tė fundit pėr tė shpresuar nė njė rezultat pozitiv kundėr Danimarkės. Dy futbollistėt kuqezi, Jahmir Hyka dhe Ansi Agolli, shprehen se fitorja e fundit kundėr Qipros e ka shtuar optimizmin nė radhėt e skuadrės shqiptare, e cila do tė japė maksimumin pėr tė dalė nga fusha me njė rezultat pozitiv.


    "Besoj se mbas ndeshjes me Qipron kemi moral tė lartė dhe normalisht qė dhe kundėr Danimarkės do tė pėrpiqemi qė tė bėjmė mė tė mirėn, pėr t'i vėnė nė vėshtirėsi, pasi dihet forca e tyre, sepse janė nė vend tė parė, por ne do tė bėjmė mė tė mirėn qė tė dhurojmė diēka pozitive", - thotė Jahmir Hyka, futbollist i kombėtares. "Danimarka ėshtė njė ekip qė ėshtė e para nė grup, kėshtu qė do vijė nė Tiranė me synimin pėr tė marrė trepikėshin.


    Normalisht ata ndihen nė tension, kėshtu qė mendoj se, nėse do vazhdojmė tė luajmė si nė kėto tri ndeshjet e fundit, besoj se do arrijmė njė rezultat pozitiv", - u shpreh Ansi Agolli, futbollist i kombėtares. Kombėtarja e Shqipėrisė vijon pėrgatitjet nė qytetin e Durrėsit, ndėrkohė qė lajme tė kėqija pėr trajnerin Josip Kuzhe vijnė nė repartin e mbrojtjes, pasi Kristi Vangjeli ėshtė dėmtuar nė stėrvitjen e djeshme dhe rrezikon tė mos jetė i gatshėm pėr sfidėn e sė mėrkurės kundėr Danimarkės. Dje futbollistėt kuqezi kanė patur edhe njė ndeshje kontrolli, ku nuk janė vėnė re surpriza nė rreshtimin Kuzhe, teksa mėsohet se kundėr Danimarkės, skuadra do tė ruajė atė "trung" taktik si nė ndeshjen me Portugalinė.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 17:05