BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Superliga, trainerėt i falen pauzės sė kombėtares

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Superliga, trainerėt i falen pauzės sė kombėtares

    Mesazh nga Albatros 5/9/2009, 00:28

    Ndėrprerja e parashikuar e kampionatit, mundėsi reale pėr skuadrat ende me vėshtirėsi nė dy javėt e para


    "...mė shumė se kushdo tjetėr e kėrkojnė kėtė pushim, dy skuadrat finaliste, kampionia Tirana dhe shkodranėt e Vllaznisė.


    Kėta tė fundit, vetėm me fatin afėr si pjesė e lojės, por edhe me insistimin deri nė fund, morėn 3 pikėt e evitimit tė njė krize, qė pse jo, mund tė kishte pėrfunduar edhe me ndonjė kokė pankine.


    Tashmė vjen pauza dhe kėshtu skuadrat kanė njė mundėsi pushimi dhe fitim kohe pėr infermieritė".

    Nė fakt ėshtė njė lėvizje qė ishte parashikuar, apo njė frymėmarrje pėr shumė skuadra, apo pėr disa trainerė qė nuk kanė nisur aspak mirė kėtė start superlige. Do tė jetė skuadra kombėtare qė do tė ndeshet me Danimarkėn nė njė kohė qė trainerėt shqiptarė do tė kenė dy javė kohė, pėr tė rimarrė edhe njė herė situatėn nėn kontroll.


    Dhe pėr kėtė mė shumė se kushdo tjetėr e kėrkojnė kėtė pushim dy skuadrat finaliste, kampionia Tirana dhe shkodranėt e Vllaznisė. Kėta tė fundit, vetėm me fatin afėr si pjesė e lojės, por edhe me insistimin deri nė fund, morėn 3 pikėt e evitimit tė njė krize, qė pse jo, mund tė kishte pėrfunduar edhe me ndonjė kokė pankine. Tashmė vjen pauza dhe kėshtu skuadrat kanė njė mundėsi pushimi dhe fitim kohe pėr infermieritė.


    Traineri i Vllaznisė, Lika, mendon se kjo periudhė pėr tė do tė jetė shumė efikase, pėr tė shkuar nė montimin e plotė tė skuadrės: "Kundėr Apolonisė skuadra nė tėrėsi luajti mirė dhe mendoj se kjo ndėrprerje e kampionatit do na shėrbejė pėr mirė, sepse skuadra do vijė duke u pėrmirėsuar, ndėrkohė qė do rritet edhe forma e disa lojtarėve.


    Vuajtėm por nė fund dolėm me tre pikė. Presim kėtė pauzė, dhe besoj se gjėrat do tė shkojnė pėr mirė. Disa futbollistė do tė arrijnė formėn e tyre optimale teksa edhe pushimi do tė ndikojė". Nė kampin fierak fati nuk ka qenė aspak me skuadrėn e Karishik, qė nuk ėshtė se ka prodhuar shumė, por ka rezistuar deri nė fund.


    Goditja fatale e Nallbanit ka bėrė qė skuadra tė humbasė, por qė gjithsesi ekipi ka reaguar dhe jo pak. "Skuadra ime nė tėrėsi luajti mirė dhe menduam se do dilnim me pikė nga Shkodra. Nuk ndodhi kėshtu, sepse e thashė, qė shkodranėt ishin me fat se shėnuan nė fund, ashtu siē pati ndodhur edhe vjet nė Fier, kur po nė fund na pati mundur Vllaznia.


    Ky ėshtė futbolli dhe fati dhe situatat nė fund janė shpesh edhe pjesė e lojės",- do tė deklaronte Karishik, qė gjithsesi arriti tė "djersisė" skuadrėn shkodrane nga risku i mosfitores.
    Tirana, kroati kėrkon mentalitet ndryshe...


    Ndryshe mendon nga ana tjetėr traineri i Tiranės, Loncarevic, qė mė shumė se sa pauza, ai e ka problemin te mentaliteti i skuadrės. Edhe kundėr Skėnderbeut, ata janė koshientė vetė qė e "vodhėn" deri diku fitoren, por traineri godet nė njė tjetėr pikė: "Pėrveē faktit qė pėrsėri vuajmė mungesat, ne jemi munduar qė tė bėjmė maksimumin nė kėtė ndeshje.


    Nuk kemi vjedhur asgjė, thjesht e kemi merituar gjithēka qė kemi marrė sot. Por qė duhet tė ndryshojmė edhe mentalitet, kjo duhet patjetėr, pasi janė luajtur vetėm dy javė kampionat dhe kemi bėrė jo aq sa duhet.

    Lojtarėt kryesorė do tė kthehen, por skuadra ka nevojė tė kthejė mentalitet. Them me aq sa kam parė se Problemi ynė ėshtė se ne jemi shumė nervozė dhe duam qė ēdo gjė ta zgjidhim qė nė minutat e para. Kjo nuk shkon.


    Sepse me kalimin e lojės kundėrshtari nis e merr frenat e lojės. Pėrveē faktit qė pėrsėri vuajmė mungesat". Kėshtu thotė traineri, teksa adrenalina e Tiranės ėshtė prej kohėsh pjesė e saj, si skuadėr qė lufton nė ēdo front pėr trofe dhe qė sezonin e nisi me trofe.


    Dinamo 6 pikė, Muēėn e kėnaq pauza e kampionatit"


    Por, skuadra qė vazhdon tė bindė ėshtė edhe Dinamo. Larg tashmė situatave tė brendshme, qė mesa duket janė asimiluar, pasi flet klasifikimi pėr to fare qartė, Dinamo bėn tė heshtė tė gjithė.


    Edhe pse kanė kaluar vetėm 2 javė kampionat, por me 6 pikė tė plota nė dy transferta. Pisha e Mallota, Delmonte e Puticanin nė mbrojtje, ku prapa ka pasur njė portjer tė kujdesshėm si Kotorri ishin barrikada qė nuk lejuan vlonjatėt nė minutat e para tė ndeshjes tė kalonin nė avantazh.


    Por, Flamurtari kaloi teksa Muca mendon vijimėsinė: "Kemi gjashtė pikė dhe dy fitore tė merituara, aq mė shumė nė transfertė, ndėrkohė qė tashmė kemi dy javė kohė pėr t'u pėrgatitur pėr takimin e radhės ndaj Teutės.


    Do t'i shfrytėzojmė nė maksimum ditėt e ndėrprerjes tė kampionatit, duke synuar tė pėrmirėsohemi edhe mė shumė nė drejtim tė kondicionit fizik". Nė krahun tjetėr te Flamurtari ka shumė nevojė pėr reflektim, pasi pėrvec startit tė fuqishėm tė sezonit, edhe pse gjeti njė Tiranė me shumė mungesa, fryma euforike dhe ego "labe" ndoshta kanė dėmtuar deri diku skuadrėn, pasi topi i tyre kėtė radhė "u shfry" fare fort nga ekipi mik, Dinamo.


    Teuta/ Josa: "Vuajtje e shpėrblyer"


    "Unė nuk mund ta quaj fitore tė mundimshme, pasi e filluam ndeshjen me tė gjitha premisat pėr ta mbaruar atė me pozitivitet.


    Nė pėrgjithėsi jam i kėnaqur me kėmbėnguljen dhe durimin e lojtarėve deri nė fund tė lojės. Ndoshta nė 10 minutat e fundit duhet tė qarkullonim mė shumė topin me qėllim qė mos i jepnim mundėsi kundėrshtarit tė na godiste me topa tė gjatė.


    Nė rastin e barazimit u bė njė gabim, por ato lloj gabimesh bėhen dhe nga lojtarė mė tė mėdhenj. Ne u frikėsuam pak, se Kastrioti na kapi dy herė nė kundėrsulm, me tė cilat mund tė na ndėshkonte.

    Gjithsesi jam i kėnaqur pėr marrjen e trepikėshit tė parė nė Durrės, qė ishte i vlefshėm pėr fitimin e qetėsisė. Ndėrprerjen do ta shfrytėzojmė pėr tė korriguar dhe ndonjė mangėsi qė shfaqėm nė kėto dy javė kampionat.


    Njė pauzė qė do tė ndikojė shumė mirė, pasi do tė ketė njė shplodhje, dhe njė kohė mė tė madhe pėr tė punuar me grupin. Kemi tre pikė, dhe kemi dy javė kohė thuajse tė shohim dhe tė modifikojmė diēka nė lojėn tonė".

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:37