BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shqipėria sulmon Danimarkėn

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Shqipėria sulmon Danimarkėn

    Mesazh nga Vizitor 5/9/2009, 14:43

    Shqipėria sulmon Danimarkėn Kuze_dhe_salihi-490x320

    Josip Kuze kėrkon nga Shqipėria qė kundėr Danimarkės tė luajė mė mirė sesa nė ndeshjen e parė nė Kopenhagė. Ai synon rezultat pozitiv tė mėrkurėn, derisa paralajmėron formacion me dy sulmues.

    Kombėtarja shqiptare po vazhdon tė pėrgatitet pėr ndeshjen kundėr Danimarkės, qė do tė zhvillohet mė 9 shtator nė kuadėr tė eliminatoreve pėr botėrorin Afrika e Jugut 2010.

    Trajneri i Kombėtares shqiptar, Josip Kuze, ka kėrkuar nga futbollistėt e tij qė nė ndeshjen kundėr danezėve tė luajnė mė mirė sesa nė takimin e parė, kur kuqezinjtė ishin mposhtur nė Kopenhagė me rezultat tė thellė 3:0.

    “Duhet tė pėrmirėsohemi nė fushėn tonė dhe tė luajmė mė mirė sesa kemi luajtur nė Danimarkė, pra kėrkohet njė pėrmirėsim i madhe nė lidhje me lojėn qė do tė zhvillojmė. Duhet tė krijojmė njė atmosferė tė mirė nė kėtė ndeshje, duke luajtur mirė dhe duke arritur rezultat pozitiv pėr tė kėnaqur edhe tifozėt tanė”, ka thėnė Kuze tė premten gjatė njė konference pėr shtyp.

    Trajneri kroati ka thėnė se kundėr danezėve i pėlqente fitorja, e cila do t’i kėnaqte tė gjithėve lojtarėt si dhe do tė lumturonte tifozėt.

    Ndėrkaq nė ndeshjen e radhės me Danimarkėn, Kuze ka menduar tė bėjė disa ndryshime, duke vendosur Agollin nė vijėn e mbrojtjes dhe duke e nisur ndeshjen me dy sulmues.

    “Natyrisht, pas miqėsores sė zhvilluar me U-19, kam krijuar njė ide pėr fizionominė qė do tė ketė ekipi nė kėtė ndeshje, bazuar kjo edhe nė formėn sportive tė lojtarėve. Nė miqėsoren kundėr Qipros kemi luajtur mjaft mirė dhe kisha njė ide qė tė hidhja nė fushė tė njėjtin formacion qė kishim nė ndeshjen kundėr Qipros, duke menduar se do tė kishim rezultat. Por, pėr fat tė keq, Vangjeli i dėmtuar nuk ishte sinjal i mirė pėr ne dhe tashmė ky formacion duhet tė ndryshojė, pasi nuk mund tė jetė mė ai qė kishim nė ndeshjen kundėr Qipros”, theksoi ai.

    Kuze ka thėnė se nė ditėt nė vazhdim do tė shohė pėr skemėn se si do tė luajė kundėr ekipit tė Marten Olsenit. Mirėpo, ai ėshtė i bindur se ndeshjen do ta nisė me dy sulmues.

    “Shpresoj tė jetė varianti mė i mirė nė njė ndeshje shumė tė vėshtirė, ku njėkohėsisht duhet tė jemi mjaft tė kujdesshėm, pasi dihen vlerat e kundėrshtarit, por edhe motivimi qė ata kanė nė kėtė ndeshje”, ka thėnė ish trajneri i Dinamos sė Zagrebit.

    Ndeshja ndėrmjet Shqipėrisė dhe Danimarkės do tė zhvillohet nė stadiumin kombėtar ‘Qemal Stafa’ nė Tiranė dhe do tė nisė nė orėn 20:30. Shqipėria bėnė pjesė nė Grupin 1 tė eliminatoreve pėr botėrorin Afrika e Jugut 2010.

    Kryesuesi i grupit ėshtė Danimarka me 16-tė pikė tė tubuara, derisa kuqezinjtė, qė tashmė iu janė shuar gjasat pėr njė kualifikim tė mundshėm, gjenden nė vendin e pestė me vetėm 6-tė pikė tė tubuara.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:54