BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Agjėrimi, thyes...

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Agjėrimi, thyes...

    Mesazh nga Vizitor 6/9/2009, 20:37

    Agjėrimi, thyes... 13137

    E ē'dimė pėr agjėrimin?! Jo pse thjesht agjėrojmė. Nuk arrimė tė kuptojmė, nėse rreth urtėsive tė tij thellė nuk meditojmė. Agjėrim, jo thjesht njė betejė kundėr vetvetes lakmitare e tė pangopur, jo thjesht njė luftė mes shpirtit dhe trupit...


    Agjėrimi, thyes... E ē'dimė pėr agjėrimin?! Jo pse thjesht agjėrojmė. Nuk arrimė tė kuptojmė, nėse rreth urtėsive tė tij thellė nuk meditojmė. Agjėrim, jo thjesht njė betejė kundėr vetvetes lakmitare e tė pangopur, jo thjesht njė luftė mes shpirtit dhe trupit, e jo thjesht pėrballje mes mendjes dhe epshit, besėtytnisė e besimit tė drejtė, por, edhe njė thyes, luftues nė vetvete kundėr monotonisė; kur fyti ngulfatet, e mendja topitet, e zemra ngopet, e barku hallakatet, e epshet qenien tundojnė; luftues nė vetvete kundėr presionit tė pandryshueshmėrisė; pėrditshmėrisė mbytėse; luftues nė vetvete kundėr depresionit dhe ēmendurisė sė pėrkohshme. Tundues kundėr ēmendurisė sė pėrkohshme; ēmenduri, kur mendja turbullohet e nuk di tė dallojė tė mirėn e tė keqen, kur dita dhe nata i bėhet e njėjtė, kur e drejta dhe e padrejta pėr tė janė njėllojė; atėherė kur truri thellė nė skėterrė tė pavetėdijes futet! Thirret, i ēmenduri pėrgjigjet, por ėshtė i paaftė tė veprojė; bėn gjeste tė pakontrolluara, bėn veprime tė pavetėdijshme; kėshillohet, mrrolet me injorancė, qortohet, buzėqesh me naivitet. Ēmenduri e pėrkohshme, s'merr e as s'jep as besė e as fjalė, as vetes s'i vlen. Uri e etje, duke ndryshuar zakonet e shprehitė, mendja ndryshon veprim; ndjesitė rreth vetes e botės pėsojnė ndryshim, e ēmenduria e pėrkohshme fillon tė luftohet deri nė kėndellje! Madhėshtia e syfyrit. Monotoni, pėrditshmėri e zakonshme, e pėrsėritshme; sekondat, minutat, ditėt e netėt, tė njėjta, tė zbrazėta, tė boshatisura, pa pikė ndryshimi, pa pikė aktiviteti. Kur edhe vetja tė duket e tepėrt. Kur ushqimi s'tė hahet. Lėngjet sikur duan prej trupit tė tė gufojnė. E mendja e topitur prej llojeve tė ndryshme tė ushqimeve nė lakmi e zhytur. E zemra, e shkreta zemėr; e ngurtėsuar nga pėrgėnjeshtrimi i njėpasnjėshėm, e lodhur nga gjaku i pėrzier me ujin e pistė. Kulmi i presionit tė pėrditshmėrisė; plogėshti deri nė skaje. Pse tė jetohet, e pėr ēfarė dita e re tė fillohet; s'ka ditė tė re pėr ty; je nė depresion. Hutesė. Shkėnditė e para tė ditės sė re asgjė tė re s'po tė sjellin. Je mėrzitur. Je nė depresion. Je nė stres! E ē'faj ka rruga, ajo ėshtė e gjerė; e ē'faj ka dita, ajo ėshtė e ndritshme; e ē'faj ka nata, ajo ėshtė e qetė; e ē'faj ka jeta e njerėzia, kur ti rrugės ecėn plot rrėmbim, e barkun duke mbushur, e sytė, zjarr duke marr e duke dhėnė; ti je nė flakė; agjėrueshėm s'je, ti s'di pse uri e etje, jo, ti s'di nga se pėrbėhesh! Ditė agjėrimi, kur me prarimin e diellit, ti fillon hajen dhe pijen, thyen pėrditshmėrinė; thyen monotoninė. Fillon njė mbrėmje e re, ndryshe. Trupi kėndellet; oreks e ėndje. Tė pėrshkon njė ndjenjė e ngrohtė kėnaqėsie, qė as agjėruesi vetė shprehjen dot s'ia gjen. Pėrjetim i rrallė. Por kėtė s'e shijojnė veēse ata qė tėrė ditėn agjėrojnė, nga agimi deri nė perėndim tė diellit. Iftari, ēasti i thyerjes sė monotonisė, thyes nė mes i depresionit; zemra e mendja me pikėn e ujit kur pihet, e me hurmėn kur hahet, zbrazė stresin e mbledhur. Kur mbushesh plot gėzim, plot hare, plot ndjenja kėnaqėsie, s'ka vend pėr monotoni, depresion e stres. Madhėshtia e iftarit.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/5/2024, 09:03