BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ramazani - Muaji i dobive tė shumta

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Ramazani - Muaji i dobive tė shumta

    Mesazh nga Vizitor 6/9/2009, 20:40

    Ramazani - Muaji i dobive tė shumta 6700

    Dobitė nga agjėrimi numėrohen me qėllim qė ato tė kenė ndikim mė tė thellė nė shpirt dhe muslimani tė jetė mė tepėr i bindur nė adhurim e nė sheriat.


    "Muaji i Ramazanit ėshtė (muaji) nė tė cilin filloi zbritja e Kur'anit, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėzit dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga e pavėrteta). E kush prej jush pėrjeton kėtė muaj, le tė agjėrojė." (El-Bekare: 185)

    Abdullah ibni Abbasi thotė: "Dėgjova nga i Dėrguari i Zotit, se Xhenneti nga viti nė vit zbukurohet pėr shkak tė ardhjes sė muajit tė Ramazanit".

    Mjafton t'i themi muslimanit: "Zoti urdhėron tė agjėrosh", e ai tė agjėrojė, pa i numėruar dobitė dhe sekretet e agjėrimit. Mirėpo jemi tė detyruar tė ndėrmarrim njė hap tė tillė, edhe atė pėr shkakun se Zoti i Madhėruar na informon nė shumė ajete tė Kur'anit Famėlartė pėr dobitė dhe sekretet e sheriatit, qė tė mendojmė dhe tė bindemi se sheriati hyjnor i pėrhershėm ėshtė shpallur vetėm pėr tė realizuar interesin e njerėzve dhe pėr t'i mėnjanuar dėmet prej tyre. Gjithashtu, edhe kur Zoti na urdhėron tė agjėrojmė, Ai i cekė dobitė e agjėrimit dhe urtėsinė e Tij me njė fjalė: "O ju besimtarė, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm." (El Bekare: 183) Urtėsia e obligimit tė agjėrimit, ashtu siē e potencon All-llahu i Madhėrishėm, fshihet nė devotshmėrinė, qė nėnkupton ēdo gjė tė mirė qė e do Zoti, e qė falėnderohet njeriu pėr tė nė kėtė botė. Dobitė nga agjėrimi numėrohen me qėllim qė ato tė kenė ndikim mė tė thellė nė shpirt dhe muslimani tė jetė mė tepėr i bindur nė adhurim e nė sheriat. Njė gjė e tillė ėshtė cekur edhe mė parė, kur Ibrahimi [alejhis-selam] kėrkoi prej Zotit qė t'i tregojė se si i ringjallė tė vdekurit. Kur e pyeti Zoti: "Pse, a nuk beson?!", Ibrahimi [alejhis-selam] u pėrgjigj: "Po, por tė qetėsohet zemra ime". Analizimi i rregullave dhe shpalimi i sekreteve tė tyre, nuk kundėrshtojnė imanin, e as qė prezantojnė dobėsinė e bindjes, ngase vetė Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i analizonte dhe i arsyetonte ato. Agjėrimi ėshtė shkolla ku muslimani edukohet, rregullon vetveten, nxitet pėr tek e mira dhe largohet prej shkatėrrimit, forcon vendosmėrinė, rezistencėn e dėshirės, rregullon trupin, kuron sėmundjet, afrohet me Zotin e vet. Pėrmes agjėrimit falen gjynahet, fshihen gabimet, shtohen tė mirat dhe ngrihen shkallėt. Transmetohet nga Sehli [radijall-llahu anhu], se Profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Nė Xhennet ka njė derė qė quhet Er-Rejjan. Nė ditėn e Kiametit futen prej saj vetėm agjėruesit dhe nuk futet nė tė tjetėr, veē tyre. U thuhet: 'Ku janė agjėruesit?' Kur futen, ajo mbyllet dhe nuk futet tjetėr veē tyre". (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi). Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] pėrcjell se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kur vjen Ramazani, hapen dyert e Xhennetit". (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi). Transmetohet nga Xhabir ibn Abdil-lah [radijall-llahu anhu], se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Ummetit tim i janė dhuruar pesė gjėra nė Muajin e Ramazanit, tė cilat nuk i janė dhėnė asnjė tė Dėrguari para meje. Njėra prej tyre ėshtė se, Zoti i Madhėruar i shikon ata nė natėn e parė tė Ramazanit, e atė qė e shikon Ai, nuk e dėnon asnjėherė. E dyta ėshtė se era e keqe e gojės sė tyre nė mbrėmje ėshtė mė e mirė se aroma e miskut. E treta ėshtė se engjėjt kėrkojnė falje pėr ta ēdo ditė e ēdo natė. E katėrta, se Zoti i Madhėruar e urdhėron Xhennetin kėshtu: "Pėrgatitu dhe zbukurohu pėr robėrit e Mi, sepse ėshtė afruar dita e pushimit tė tyre nė shtėpinė dhe zemėrgjerėsinė Time nga lodhjet e kėsaj bote". E pesta ėshtė se Zoti i Madhėruar i falė tė gjithė natėn e fundit". Njėri prej tė pranishmėve e pyeti: "A ėshtė Nata e Kadrit kjo?" Ai u pėrgjigj: "Jo, a nuk sheh se punėtorėt, kur i kryejnė punėt, i marrin shpėrblimet (rrogat)". (Transmeton Bejhekiu). Agjėrimi ėshtė rregullator i mrekullueshėm pėr ndryshim Prej dobive tė agjėrimit ėshtė se ai e pėrgatit muslimanin me energjinė e cila i jep atij mundėsinė e ndryshimi tė vetvetes. Agjėrimi ditor e mėson atė qė tė ndalet prej tė dashurave dhe dėshirave. I thotė JO dėshirės dhe epshit, dhe nuk i trembet pėrgjigjes kur ajo e kėnaq All-llahun e Madhėrishėm. Gjatė agjėrimit barku ndjen uri, kurse shpirti ushqehet; pastrohet trupi, e zemra forcohet; dobėsohet epshi, e lartėsohet shpirti... Nė kėtė muaj tė bekuar besimtari gjen kohė pėr t'iu lutur Zotit, pėr leximin e Kur'anit Famėlartė, i cili ėshtė Libėr i pėrhershėm, edukativ, reformist dhe pastrues i shpirtrave. Agjėrimi ngre moralin lartė Agjėrimi ėshtė shkolla qė edukon agjėruesin me moral tė mirė. Morali i frikės, respektit, mirėsisė, bashkėpunimit, keqardhjes, durimit dhe tė tjera veē kėtyre, janė gjėra prej moralit tė mirė, tė cilat i ndėrton agjėrimi te agjėruesi. Agjėrimi fut te agjėruesi moralin e mbikėqyrjes dhe e mbron atė, me qėllim qė tė mos dalin prej tij kundėrshtime tė sheriatit, por tė dalin prej tij vepra qė i nėnshtrohen kėtij kontrolli. Ibn Kajmi - All-llahu e mėshiroftė - thotė: "Agjėrimi ka njė ndikim tė madh nė mbrojtjen e jashtme tė gjymtyrėve dhe nė forcimin e tė brendshmeve nga pėrzierjet e gjėrave shkatėrruese, tė cilat kur dominojnė mbi tė, e shkatėrrojnė. Agjėrimi e ruan zemrėn dhe gjymtyrėt nė tė mirat e tyre dhe iu kthen atyre ato qė u janė grabitur nga epshet. Kjo ėshtė ndihma mė e madhe pėr pėrkushtimin". (Nga libri Zadul Mead) Ai qė dorėzohet nė luftėn disa orėshe me epshin e vet, e humbė karakteristikėn kryesore tė moralit tė luftėtarėve, gjegjėsisht burrėrinė; ndėrsa ai qė jeton nė sferėn e burrėrisė, del ngadhėnjimtar ose dėshmor. Ramazani ėshtė muaji nė tė cilin All-llahu i Lartėsuar zbriti Kur'anin Sikur tė mos kishte mirėsi tė tjera pos kėsaj, ajo do tė mjaftonte. Por nuk duhet harruar qė nė tė ka edhe dobi dhe mirėsi tjera tė shumta, si: falja e mėkateve, ngritja nė shkallė tė larta pėr besimtarėt (nė Xhennet), shumėfishimi i tė mirave etj. Ėshtė muaj nė tė cilin hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit, lidhen shejtanėt, zbresin dy engjėj, ku i pari prej tyre thėrret e thotė: "O ti qė e do tė mirėn, pranoji tė mirat!", kurse i dyti thotė: "O ti qė e do tė mirėn, largoju tė kėqijave!" Nata mė e vlefshme se njė mijė muaj Nė kėtė muaj ėshtė nata mė e vlefshme e vitit. Kush e humb kėtė natė, ka humbur shumė tė mira. Natė nė tė cilėn All-llahu i Madhėrishėm shkruan (cakton) ēdo send. Ajo ėshtė nata e Kadrit, vlera e tė cilės ėshtė sa njė mijė muaj. Me tė vėrtet besimtari duhet tė pėrqendrohet nė udhėzimet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė ēdo adhurim, ēėshtje e cila meriton respektin mė tė madh, e veēanėrisht nė udhėzimet apo veprimet qė ka bėrė ai nė kėtė muaj (muajin e agjėrimit). Ramazani, muaj qė i fal njeriut aftėsi Era e kėndshme e jetės shpirtdhėnėse tė Ramazanit, ėshtė njė nga ato ēaste qė i falė sėrish shpirtit tė njeriut aftėsi. Ramazani ėshtė muaj i zbulesės, i qėndresės, i shpresės. Ėshtė muaji i mirėsive, i begative i fshehtėsive. Ramazani ėshtė muaji i barazisė, i afėrsisė, i pjekurisė, i gjallėrisė. Ėshtė muaj i vlerave superiore, muaj qė sjellė fitore, muaj i Mėshirės Hyjnore, muaji kur bleron pranvera shpirtėrore... Dhe nga kjo njeriu fiton njė shpirt qė ta zbulojė vetėn e tij pėr tė metat tė cilat i posedon dhe fiton njė kėnaqėsi pėr tė ecur pėrpara, pėr tė bėrė ndryshime, pėr t'u penduar nga gabimet e tė kaluarės. Dhe ta vendos vetėn e tij para madhėrisė sė Krijuesit, e tė paraqesė gjendjen dhe veprat e tij pa mbulojė. Muaji i Ramazanit ėshtė muaji i lutjes dhe vazhdimit tė marrėveshjes me Zotin Muaji nė tė cilin robi, nė prezencė tė Zotit, pastron zemrėn dhe shpirtin nga papastėrtitė, dhe me respekt dhe afrim tek Ai e shkatėrron murin e mendjemadhėsisė. Mjafton qė njeriu tė ulet nė tryezėn e mirėsive shpirtėrore tė kėtij muaji dhe tė pėrfitojė nga ajo.O Ti qė ke fuqi absolute dhe dijeni mbi tė gjithė gjėrat! O Ti qė pėrpos Teje nuk mund kush t'i falė mėkatet e mėdha... Dhe pėrpos Teje askush nuk mund tė largojė tė keqen dhe shqetėsimin! O mė i Mėshirshmi i mėshiruesve dhe mė i Madhi i bujarėve! Dėrgo mėshirė mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe familjen e tij. Pranoje agjėrimin tonė dhe llogarite atė ndėr veprat e mira. Pranoi pėrpjekjet tona pėr tė arritur kėnaqėsinė dhe faljen Tėnde.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 11:52