BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Katėr elementėt e Ramazanit

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Katėr elementėt e Ramazanit

    Mesazh nga Vizitor 6/9/2009, 21:02

    Katėr elementėt e Ramazanit 13057

    Ramazani rrit ndjenjat e paqes sė brendshme, tė kėnaqėsisė dhe tė optimizmit. Kėto ndjenja vijnė si rezultat i arritjes sė kėnaqėsisė sė Zotit.

    Dobitė e Ramazanit nuk kufizohen vetėm tek elementėt "shpirtėrorė" dhe tė pėrkohshėm tė jetės. Nė Islam elementi shpirtėror, social, ekonomik, politik dhe psikologjik bashkohen nė njė tėrėsi tė qėndrueshme dhe tė bashkuar.

    Pėr njė prezantim mė tė mirė, rėndėsia e agjėrimit diskutohet nė katėr nėntituj: shpirtėror dhe moral, psikologjik, social dhe fizik e mjekėsor.

    Elementėt shpirtėrorė dhe moralė

    Para sė gjithash, agjėrimi ėshtė njė akt bindjeje dhe nėnshtrimi ndaj Zotit. Nėnshtrimi dhe pėrkushtimi bazohen mbi dashurinė pėr Zotin dhe pėrpjekja e sinqertė pėr tė fituar kėnaqėsinė e Tij dhe pėr tė shmangur pakėnaqėsinė e Tij. Nėse kjo ėshtė arsyeja e vetme e agjėrimit, atėherė pa dyshim qė ajo mjafton.

    Agjėrimi ėshtė njė veprim, mė anė tė tė cilit pranon se Zoti ėshtė Udhėzuesi dhe Furnizuesi i vetėm i universit. Vetėm prej mėshirės sė Tij, ne ekzistojmė dhe jetojmė.

    Agjėrimi ėshtė njė mėnyrė pėr tė shlyer gabimet tona. Profeti Muhamed (a.s.) ka thėnė: "Kush agjėron muajin e Ramazanit me besim dhe duke kėrkuar kėnaqėsinė e Allahut, i falen gabimet e tij". (Ahmedi)

    Agjėrimi e mėson besimtarin tė veprojė nė pėrputhje me fenė dhe t'i frikėsohet Zotit. Nėse besimtari ėshtė i gatshėm tė frenojė veten nga ushqimi dhe marrėdhėniet intime, ai do tė jetė nė njė pozicion mė tė mirė pėr tė shmangur gjėrat dhe veprimet e palejuara.

    Agjėrimi i mėson besimtarit sinqeritetin. Ndryshe nga veprat e tjera tė adhurimit, ai bazohet plotėsisht tek vetėpėrmbajtja. Tė tjerėt nuk mund ta dinė me siguri nėse personi po agjėron apo ka ngrėnė diēka fshehurazi. Vetėpėrmbajtja kėrkon njė shkallė tė lartė sinqeriteti dhe besimi.

    Agjėrimi na mėson dhe virtyte tė tjera. Agjėrim nuk do tė thotė vetėm tė mos hash dhe tė mos pish. Nė thelb do tė thotė tė largohesh nga tė gjitha veset e gjėrat e kėqija. Profeti Muhamed (a.s.) ka thėnė: "Nėse besimtari nuk largohet nga gėnjeshtra me fjalė dhe me vepra, atėherė Allahu nuk ka nevojė qė ai tė lėrė ushqimin dhe pijen". (Buhariu)

    Fryma e Ramazanit me faljen e teravive dhe leximin e shpeshtė dhe studimin e Kuranit, na jep mundėsinė e ripėrtėritjes shpirtėrore.

    Agjėrimi ėshtė njė lloj xhihadi (tė pėrpiqesh nė rrugėn e Zotit). Ai na mėson vetėdisiplinėn dhe rrit aftėsinė e besimtarit tė kontrollojė nevojat dhe dėshirat e tij dhe jo tė bėhet rob i tyre.

    Elementėt psikologjikė

    Ai rrit ndjenjat e paqes sė brendshme, tė kėnaqėsisė dhe tė optimizmit. Kėto ndjenja vijnė si rezultat i arritjes sė kėnaqėsisė sė Zotit.

    Ai mėson durimin dhe kėmbėnguljen dhe rrit ndjenjėn e pėrmbushjes morale.

    Largimi i qėllimshėm nga ushqimi i lejuar, na bėn tė vlerėsojmė mirėsitė e Zotit, qė zakonisht merren si tė mirėqena.

    Pėr njė muaj tė tėrė, ēdo vit, myslimanėt pėrjetojnė njė ekpseriencė ndryshe dhe emocionuese, qė prish rutinėn normale tė jetės. Kjo, jo vetėm qė ėshtė ripėrtėritėse, por i mėson njeriut tė pėrshtatet me kushtet dhe rrethanat e ndryshme nė jetėn e tij.

    Elementėt socialė

    Agjėrimi nxit frymėn e unitetit dhe tė pėrkatėsisė brenda komunitetit mė tė madh mysliman. Miliona myslimanė nė tė gjithė botėn agjėrojnė nė tė njėjtin muaj; duke iu pėrmbajtur rregullave tė njėjta.

    Agjėrimi nxit frymėn e barazisė sė njerėzve para Zotit. Myslimanėt: meshkujt dhe femrat, tė pasurit dhe tė varfrit nga tė gjitha racat etnike, pėrjetojnė tė njėjtėn ekpseriencė, pa privilegje tė veēanta pėr njė klasė apo grup tė veēantė.

    Agjėrimi nxit frymėn e bamirėsisė dhe tė keqardhjes ndaj tė varfėrve dhe nevojtarėve. Njė i pasur mund ta "imagjinojė" vuajtjen e tė varfrit dhe "tė mendojė" pėr urinė. Askush nuk mund ta dijė vuajtjen apo urinė, nėse ai nuk "e pėrjeton" apo nuk e "ndjen" vetė atė. Kjo mund tė shpjegojė pjesėrisht, pėrse Ramazani njihet gjithashtu si muaji i bamirėsisė dhe i bujarisė.

    Agjėrimi nxit shoqėrimin me tė tjerėt. Myslimanėt kėshillohen tė ftojnė tė tjerėt qė ta hapin iftarin sė bashku dhe tė bashkohen bashkė pėr tė lexuar Kuranin, pėr t'u falur, pėr tė bėrė vizita. Kjo krijon njė mundėsi tė mirė pėr shoqėrizimin nė njė atmosferė vėllazėrore dhe shpirtėrore.

    Profeti Muhamed (a.s.) e ka pėrmendur nė mė shumė se njė rast se tė ftosh njė agjėrues qė ta hapėsh iftarin me tė ėshtė njė vepėr qė shpėrblehet shumė nga Zoti.

    Elementėt fizikė dhe mjekėsorė

    Pėr dobitė shėndetėsore dhe mjekėsore tė agjėrimit ėshtė shkruar shumė nga shkencėtarėt myslimanė dhe jomyslimanė. Kėto dobi pėrfshijnė: asgjėsimin e substancave dhjamore nga rrjedhja e gjakut, duke ndihmuar nė kurimin e shumė llojeve tė sėmundjeve tė stomakut dhe tė zorrėve dhe pėrtėritjen e indeve tė trupit.

    Nė ato raste kur sėmundja e njė personi rėndohet pėr shkak tė agjėrimit, ai person nuk duhet tė agjėrojė. Pėr ata qė kanė disa zakone tė padėshirueshme nga Islami, si ngrėnia e tepėrt ose pirja e duhanit, vetėkontrolli dhe disiplina e ushtruar gjatė Ramazanit u japin atyre njė mėnyrė tė shkėlqyer pėr t'i hequr kėto vese.

    Dr. Jamal Badaui ėshtė professor nė Universitetin e Shėn Marisė nė Halifaks tė Kanadasė, ku ai jep mėsim nė fushat e menaxhimit dhe tė studimit fetar. Ai ėshtė autor i shumė veprave pėr aspekte tė ndryshme tė Islamit.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 00:55