BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Eva shpėton Virxhinia Ulfin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Eva shpėton Virxhinia Ulfin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/9/2009, 10:42

    Protagonistja e dramės sė Eduard Olbit "Kush ka frikė nga Virxhinia Ulf", rol i menduar pėr Luiza Xhuvanin , i besohet pėrfundimisht Eva Alikajt.

    Aktorja mbėrriti tė dielėn nė Tiranė dhe ka shpėtuar regjisorin Kushtrim Bekteshi. Mbeti pa aktore pas largimit tė Xhuvanit nga loja nė politikė



    Ēfarė kanė tė pėrbashkėt Luiza Xhuvani dhe Eva Alikaj? Luajnė me tė njėjtin partner, aktorin Ndriēim Xhepa. Kanė njė sėrė rolesh me tė nė ekran dhe nė skenė. Sa pėr kujtesė, Alikaj-Xhepa janė shfaqur bashkė tek filmat "Treni niset nė shtatė pa pesė" dhe "Pėrdhunuesit" tė dy filma tė S. Pecanit, dhe tek "Hije qė mbeten pas". Nė teatėr tek "Romeo e Xhuljeta" dhe "Ylli pa emėr".

    Xhuvani-Xhepa janė parė tek "Unė e dua erėn", "I dashur armik", dhe nė teatėr pak mė dendur: "Pulėbardha", "Pak mė afėr", "Kapitulli i dytė", "Korbi i bardhė". Pritej qė dy tė fundit tė rishfaqeshin nė rolet e bashkėshortėve nė krizė identiteti, Marta dhe Xhorxh, nė dramėn e Eduard Olbit "Kush ka frikė nga Virginia Ėoolf".

    Por ėshtė Alikaj ajo qė jo vetėm ėshtė parė si kandidatura mė e mirė e mundshme, po edhe ka bėrė qė regjisori Kushtrim Bekteshi nga Maqedonia mė nė fund tė marrė frymė lirisht dhe tė fillojė, me pak vonesė, punėn pėr premierėn e veprės sė Olbit qė nė 4 dekada, prej Amerikės, ka bėrė xhiron e skenave tė botės.

    Dhjetė ditė pėrpara kur regjisori duhej tė fillonte provat e tavolinės, ėshtė ndodhur para njė tė papriture. Aktorja qė duhej tė luante Martėn, Luiza Xhuvani u tėrhoq. Xhuvani fitoi mandatin e deputetit pas zgjedhjeve tė 28 qershorit dhe pėr shkak tė angazhimit nė Partinė Socialiste dhe pėrfaqėsimit tė saj nė parlament (kur opozita tė hyjė aty), do tė rrijė jashtė aktrimit pėr njė kohė.

    Tani Bekteshi e ka zgjidhur hallin. Teatri Kombėtar njoftoi dje se Eva Alikaj ka marrė rolin e Xhuvanit. Ajo ka ardhur nga Vjena para dy netėsh, ėshtė ulur nė tavolinėn e punės, edhe pse, siē thonė burimet, nuk ėshtė nėnėshkruar akoma njė marrėveshje mes Teatrit Kombėtar dhe aktores qė jeton nė Austri.

    Alikaj ėshtė njė nga katėr personazhet e dramės e cila pritet ta ketė premierėn nė fillim tė tetorit, por programi i sezonit tė ardhshėm do tė njoftohet shumė shpejt nga TK.

    Ajo ėshtė Marta njė grua tek tė pesėdhjetat, qė ka njė pushtet tė komplikuar mbi tė shoqin, Xhorxhin, rol qė i ėshtė besuar Xhepės. Pėrkrah tyre janė njė ēift mė i ri, Hani (Eftjola Laēka) dhe Niku (Helidon Fino).

    Roli i Alikajt duket i vėshtirė. Ajo ėshtė njė grua qė nuk ka kaluar asnjė udhėkryq nė jetė, dhe pikėrisht tani kur i kanė ikur duarsh gjėra thelbėsore qė koha i merr me vete bashkė me moshėn, ėshtė e kapur nė rrjetėn e hiēit dhe tė gėnjeshtrės bashkėshortore, dhe tė vėrtetat e tyre i pėrballon me arrogancė.

    "Ėho's Afraid of Virginia Ėoolf" u shkrua nga dramaturgu amerikan Edėard Albee nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė, kur bota pas epokės sė pasluftės u pėrfshi mė nė fund nė njė diskutimin civil, qė i takonte njė teme jo mė pak tė rėndėsishme se lufta, mbi "seksin e dytė".

    Drama ėshtė shqipėruar nga Gjergj Peēi. Refreni qė do tė kėndojė Marta e Eva Alikajt ėshtė: "Kush ka frikė nga Virginia Ėoolf/ Virginia Ėoolf/ Virginia Ėoolf" dhe fjala ėshtė pėr njė nga figurat qendrore tė letėrsisė sė shekullit tė njėzetė, shkrimtarja angleze e cila 80 vjet pėrpara analizonte statusin e gruas nė shekuj dhe nė shekullin e modern, pozitėn e saj sociale, familjare, brenda dhe jashtė mureve tė shtėpisė.

    Ndoshta ky ėshtė roli mė i rėndėsishėm nė teatėr qė Alikaj ka marrė pėrsipėr deri tani.
    Eva Alikaj ėshtė lindur nė Tiranė mė 1961.

    Nė moshėn 21-vjeēare, u shpall Aktorja mė e mirė e Festivalit V tė Filmit Artistik Shqiptar, nė filmin "Njeriu i mirė" (1982). Njė vit mė pas, u diplomua pėr aktore nė Akademinė e Arteve tė Tiranės dhe hyri nė Teatrin Kombėtar ku prezantohet me rolin e Xhulietės nė tragjedinė "Romeo e Xhulieta" tė Shekspirit.

    Vazhdon tė luajė me sukses nė film, duke u vlerėsuar me ēmime. Me rolin e Lindės tek "Shirat e vjeshtės" (1984) ajo merr Medalionin e Festivalit VI, pėr Etlevėn tek "Treni niset nė shtatė pa pesė" (1988) vlerėsohet me Ēmimin e Dytė.

    Role tė tjerė janė Ilona nė "Botė e padukshme" (1987), Ana nė "Jeta nė duart e tjetrit" (1990), Evgjenia nė "I paharruari" (1984), Drita nė "Vendimi" (1984), Irena nė "Hije qė mbeten pas" (1985), Edlira nė "Stolat nė park" (1988). Ajo ėshtė bėrė popullore pėr rolin komik tė Elsės nė komedinė "Pallati 176".

    Pėr ehrė tė fundit ėshtė shfaqur nė skenėn e Teatrit Kombėtar me muzikanlin "Sot nė mbrėmje: Lola Blau" G.Kraisler, ku ishte regjisore, aktore, kėngėtare, skenografe dhe kostumografe dhe pėr kėtė u vlerėsua me Ēmimin "KULT 2008" si aktorja mė e mirė e vitit.

    Ardhja e saj gjithmonė shoqėrohet me njė kėrshėri dhe shpresohet qė ajo tė japė atė qė nuk ka mundur ta japė diku prej rrethanave, diku tjetėr pėr arsye qė i takon tė mos i thotė. Qysh prej vitit 1991 jeton nė Austri.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 26/4/2024, 17:28