BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lorik Cana: Do tė shikoni tjetėr Kombėtare!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lorik Cana: Do tė shikoni tjetėr Kombėtare!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/9/2009, 17:59

    Afron ndeshja zyrtare me danezėt, vigjilja duket optimiste. Duka kėrkon pikė dhe nuk ndan dhurata

    Shqipėria do tė japė maksimumin pėr tė marrė njė rezultat kundėr Danimarkės nė ndeshjen e ditės sė mėrkurė pėr eliminatoret e Botėrorit 2010 nė grupin 1. Kjo ėshtė fjala e Lorik Canės, i cili e ka cilėsuar si shumė tė vėshtirė kėtė sfidė.

    Skuadra daneze do tė kėrkojė tri pikėt nė "Qemal Stafa" pėr tė siguruar kualifikimin, por pėr mbrojtėsin shqiptar, ky nuk do tė jetė njė objektiv i lehtė pėr ekipin kundėrshtar.

    "Si kundėrshtar, ėshtė kundėrshtari qė ka pasur mė shumė sukses deri tani dhe qė ka shpresat mė tė mėdha pėr ta kapur kreun e grupit. Kėtė e tregojnė vetė rezultatet qė ka arritur. Gjithashtu, nė anėn tonė ne jemi nė atė rrugėn dhe atė logjikėn qė tė pėrparojmė si kombėtare dhe si skuadėr.

    E para, sepse ėshtė ndeshje zyrtare dhe njė kundėrshtar mjaft i fortė, por edhe pėr tė pėrgatitur tė ardhmen tonė dhe, pa dyshim qė ndeshja do tė jetė komplet ndryshe dhe do tė bėhet tjetėr lojė nga ekipi ynė, krahasuar me atė qė kemi treguar nė Danimarkė",- thotė Lorik Cana, futbollist i Kombėtares.

    Por, Cana nuk harron tė ndalet edhe tė ėndrra e tė gjithėve, ajo pėr njė kualifikim, nė eliminatoret e ardhshme, por qė sipas tij, nuk varet vetėm nga ai: "Fakti qė trajneri Kuzhe edhe njerėzit kanė qenė tė kėnaqur pas ndeshjes me Portugalinė dhe ne kemi luajtur nė portėn tonė, mos e harroni, kjo e vėrteton kėtė.

    Ne nuk e kemi mundėsinė pėr tė zhvilluar ndeshjen dhe pėr ta fituar. Siē ndodhi nė Hungari apo nė Maltė kur na duhej dhe nuk fituam. Ky ėshtė niveli ynė. Unė jam realist. Por, sigurisht qė edhe ėndrra ime ėshtė qė tė kualifikohemi. Unė do tė desha shumė qė ta arrija si lojtar.

    Pra, duhen sa mė shumė lojtarė qė tė ketė zgjedhje konkurrencė dhe shumė lojtarė qė luajnė nė klube tė mira tė Europės". Pėrveē futbollistėve tashmė tė afirmuar me ngjyrat kuqezi, trajneri Josip Kuzhe do tė mbėshtetet edhe te lojtarėt e rinj.

    Njėri prej tyre ėshtė Emiljano Vila, i cili ka thėnė se do tė mundohet tė bėjė mė tė mirėn pėr aq minuta sa trajneri do tė mbėshtetet tek ai. "Nė aq minuta sa jam aktivizuar, them se kam dhėnė mė tė mirėn dhe do jap dhe mė tė mirėn.

    Them se me Danimarkėn, pėr aq minuta sa do aktivizohem, do jap maksimumin", - tha Emiljano Vila, futbollist i Kombėtares. Kombėtarja shqiptare vijon prej ditėsh pėrgatitjet dhe pėrveē Kristi Vangjelit tė dėmtuar, deri tani Kuzhe i ka tė gjithė futbollistėt e tij nė dispozicion. Ndėrkaq, traineri Kuzhe vijon tė pėrgatisė taktikisht rreshtimin antiDanimarkė.

    Parashikohet qė nuk do tė ketė ndryshime tė mėdha nga ndeshja e kontrollit me kombėtaren U-19 (4-0). Tekniku i ka qėndruar besnik skemės klasike 4-4-2, qė do tė thotė se do tė hidhet nė fushė njė skuadėr me karakter tė fortė sulmues, por me udhėzime tė shumta pėr lojėn mbrojtėse.

    Por, pėr momentin, ajo qė trajneri i pėrfaqėsueses Josip Kuzhe nuk ka vendosur ende pėrpara ndeshjes me Danimarkėn, ėshtė pikėrisht se kush do tė luajė nė krahun e majtė tė mesfushės.

    Duke parė faktin qė Agolli ėshtė i tėrhequr prapa dhe do tė luajė nė rolin e mbrojtėsit, atėherė vendi pėrpara tij, nė mesfushė ėshtė ende njė vend "vakant", pėr tė cilin aktualisht nė 'balotazh' janė tre emra. Ai i Gilman Likės, Emiljano Vilės dhe Jahmir Hykės

      Ora ėshtė 28/4/2024, 01:59