Rama-Blushi, pėrplasja nė bazė
Vizitor- Vizitor
Antaresia socialiste ne te gjithe Shqiperine kete muaj do te jete e detyruar te degjoje dy prej figurave te saj kryesore, Edi Ramen qe kerkon votat per kryetar dhe propozon bojkot te Kuvendit, dhe Ben Blushin qe kerkon pjesmarrje ne Kuvend dhe konteston Edi Ramen kryetar. Te dy do te nisin turin e keshillimit me bazen socialiste per te fituar mbeshtetje mbi idete e tyre. Kryesocialisti ne detyre Edi Rama, ka mbeshtetjen e shumices se deputeteve te zgjedhur socialiste dhe pas takimit me ta paralajmeroi kete tur nje dite me pare. Takimi i tij i pare eshte sot ne teatrin Skampa ne Elbasan ku do te vihet ne skene debati mes Edi Rames dhe Maqo Lakrorit si kandidate per kryetar. Komunikimi me bazen do ti paraprije edhe protestave sipas te gjitha gjasave.
"Eshte e domosdoshme qe ne keto kushte ne te intensifikojme dhe do te intensifikojme kontaktet tona me qytetaret, me te gjithe ata qe nuk duan te pranojne kete realitet te imponuar. Te gjitha mjetet demokratike jane ne dispozicionin e cdokujt qe kerkon te ngreje kauzen e tij dhe per me teper te opozites", deklaroi Edi Rama, kryetar ne detyre i PS-se.
Nga ana tjeter Ben Blushi, kundershtari me i ashper i Edi Rames qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit synon te binde anetaresine socialiste mbi idene e pjesemarrjes ne Kuvend dhe pa kundershtuar protestat. Blushi tha ne Kongres se kishte firmat e mbi 300 delegateve, por nuk rezultoi me te njejtin numer votash per platformen e tij, per shkak te presionit sipas tij, nga lidershipi socialist. Sidoqofte Blushi thote se rruga e bojkotit eshte alibia personale e Edi Rames per humbjen ne zgjedhje.
"Ne jemi percaktuar, per momentin qe flasim, kunder bojkotit. Kunder bojkotit si nje iniciative e pa pjekur politike, si iniciative me mbeshtetje personale dhe me interesa personale, te cilat nuk i sherbejne forcimit te opozites. Kemi lene ne proces per shkak te deformimeve te kongresit te fundit dhe nevojen per tu konsultuar me anetaresine e Partise Socialiste per disa ndryshime ne statut. Pra, per nje reforme brenda Partise Socialiste", tha Blushi.
Ben Blushi ka deklaruar se do te respektoje cdo vendim te PS, qofte dhe bojkoti. Ai ka qene nje nga zerat me te fuqishem kunder Edi Rames pas zgjedhjeve te 28 qershorit, por sidoqofte nuk kandidoi kunder tij per kryetar partie.
No Comment.