Universitetet, fituesit shpallen nė 11 shtator
Vizitor- Vizitor
Fituesit e matures shteterore qe jane njekohesht dhe studentet e rinj te universiteteve publike do te shpallen ne daten 11 shtator. Dita e premte do ti jape fund dhe ankthit te pritjes se shume maturanteve te cilet e kane kaluar procesin e matures qe ne fillim te muajit korrik. Kete lajm e konfirmon per Alsat drejtori i Sistemit Parauniversitar ne MASH, Fatmir Vejsiu.
Ne daten 11 shtator ne te gjitha shkollat e mesme te vendit do te afishohen dhe fituesit sipas degeve qe ata kane zgjedhur. Por kjo nuk do te jete faza e fundit, pasi pas nje jave kur ka mbaruar dhe rregjistrimi i fituesve te pare ne baze te kuotave qe kane percaktuar fakultetet perkatese, pritet qe te zevendesohen vendet bosh me ata qe kane marre me pak pike se kufiri, i percaktuar.
Kete vit humben te drejten e studimit per ne universitete rreth 4500 nxenes, nderkohe qe rreth 150 nxenesve ju hoq e drejta e frekuentimit te shkollave te larta pasi testet e tyre rezultuan te kopjuara.
Edhe per kete vit universiteti i Tiranes mbetet me i preferuari, i cili do te prese mbi 7 mije studente te rinj. Nje tendece ne rritje e numrit te studenteve vihet re dhe ne universitetin bujqesor.
No Comment.