BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Besimtarėt myslimanė festojnė sot Fiter Bajramin

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Besimtarėt myslimanė festojnė sot Fiter Bajramin

    Mesazh nga Albatros 20/9/2009, 13:44

    Fitėr Bajrami mbylli sot muajin e shenjtė tė Ramazanit, muajin qė konsiderohet nga komuniteti mysliman si muaji i mirėsisė dhe dashurisė. E gjithė bota islame gjatė kėtij muaji fal teravitė dhe thirrjet pėr lutje dėgjohen nga tė gjitha xhamitė e trojeve shqiptare dhe mbarė botės.


    Ramazani ėshtė muaji i nėntė i vitit, sipas kalendarit tė Hixhretit. Ajo qė e dallon kėtė muaj ėshtė agjėrimi, tė cilin e kryejnė tė gjithė besimtarėt e botės islame. Nė pėrfundim tė kėtij muaji njė miliardė myslimanėt e botės festojnė festėn e Eid al-Fitr ose Bajramin e Madh.


    Komuniteti mysliman shqiptar, i cili rreth 18 vjet mė parė respektonte nė mėnyrė tė fshehtė muajin e shenjtė tė Ramazanit, tashmė e mban atė nė mėnyrė tė vullnetshme.


    Qėniet njerėzore e njohin agjėrimin qė nga lashtėsia nė shumė forma, gjė qė dėshmohet edhe nė Kuran. Megjithatė nuk ka fakte tė cilat pėrcaktojnė nė mėnyrė tė qartė se nė ē'kohė nisi agjėrimi pėr herė tė parė. Thuhet se tė parėt qė filluan agjėrimin ishin egjiptianėt e lashtė, tė cilėt agjėronin nė njė mėnyrė tė veēantė nė festat e tyre. Agjėrimin e praktikuan edhe kinezėt e vjetėr. Ata agjėronin sidomos nė kohėn e luftrave. Kėtė rit ata e kishin tė pėrcaktuar nė ligjet e fesė sė tyre. Edhe indianėt kishin ditė dhe forma tė caktuara tė agjėrimit siē shpjegojnė librat e tyre tė shenjtė si Brahma, etj. Ata agjėronin zakonisht kur fillonte stina e pranverės ose e vjeshtės. Pasuesit e Budės, banorėt e Tibetit dhe persėt e vjetėr kishin forma tė ndryshme tė tė agjėruarit. Agjėrimi ėshtė praktikuar edhe nė Greqinė e vjetėr, nė forma tė ndryshme, tė cilat u morėn nga koha e Faraonėve. Pėrveē librave hyjnorė, Hipokrati, i quajtur dhe babai i Mjekėsisė, ėshtė i pari qė shėnoi dhe mblodhi format dhe mėnyrat e tė agjėruarit. Ai dha mendime sidomos pėr format e tė shėruarit, duke agjėruar e duke shpjeguar dhe shkallėt e rezistencės nė moshat e ndryshme.


    Sipas fesė islame agjėrimi pėrmban nė vetvete mjaft cilėsi si tė mirat materiale, shėrimi dhe forcimi i trupit, anėn humanitare, por mbi tė gjitha qėllimi i agjėrimit ėshtė arritja e devotshmėrisė tė tė gjithė pjesėtarėve tė Islamit, cilėsi kjo e cila largon besimtarėt prej tė ligave. Agjėrimi i rikujton besimtarit mysliman gjėndjen e tė uriturve tė shumtė nėpėr botė dhe nevojat qė kanė tė varfėrit, ndėrkohė qė ngushton enėt e tė ushqyerit dhe tė gjakut tė njeriut. Ai qė agjeron ėshtė njė shembull pėr tė tjerėt pėr faktin se ashtu siē lė tė ngrėnėt dhe tė pirėt, ashtu duhet tė lėrė dhe tė falė dhe ata tė cilėt e fyejnė duke iu pėrgjigjur thjesht "Unė jam agjerueshėm". Agjerimi ėshtė i lidhur ngushtė me besimin e vėrtetė tek Zoti, edukon besimtarin tė pėrjetojė botėn tjetėr dhe edukon gjithė shoqėrinė. Ai qė ėshtė duke agjėruar nė muajin e Ramazanit di se rreth tij e tėrė shoqėria agjėron dhe jo vetėm kaq, por njė botė e tėrė ėshtė duke agjėruar.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 16:07