BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fan Noli

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Fan Noli

    Mesazh nga LePuRuShJa 24/9/2009, 10:43

    Theofan Stilian Noli ( Fan Noli, 6 janar 1882 - 13 mars 1965, ShBA) burrė shteti, dijetar, poet, pėrkthyes e historian shqiptar nga Perandoria Osmane.

    Noli ishte artist dhe dijetar, pėrfaqėsues i shquar i letėrsisė demokratike, qė u zhvillua nė Shqipėri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha njė kontribut tė ēmuar pėr Shqipėrinė dhe thesarin e kulturės kombėtare.


    Fan Noli 180px-Fan_S._Noli

    Jeta

    Lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Traki, jo shumė larg nga Edreneja. Si disa fshatra tė tjera tė asaj krahine tė banuar me shqiptarė, Qyteza kishte ruajtur me kohė gjuhėn, doket dhe kostumet e tė parėve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjės. I ati, Stiliani, ndonėse trashėgoi njė pronė tokė, nuk u mor me bujqėsi, po shėrbeu si psalt nė kishėn e fshatit.

    E ėma, Maria, ishte shtėpiake. Familja u shtua shumė dhe erdhi njė kohė qė jetesa u bė e vėshtirė pėr tė. Sa qe i mitur Noli hoqi sėmundje tė rėnda, prandaj shkollėn e nisi me vonesė. Filloren dhe tė mesmen i bėri greqisht. Por me shumė ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar pėr tė kaluarėn historike dhe dashuria pėr shkrimin shqip.

    Qė nė bankat e shkollės iu shfaqėn karakteri i pavarur dhe fryma e revoltės. Pėr kėtė shkak nuk iu dha diploma nė kohėn e duhur, gjė qė e pengoi tė emėrohej mėsues atė vit shkollor. Mė 1900 vajti nė Greqi, me qėllim qė tė nxirrte jetesėn dhe tė ndiqte fakultetin e filozofisė. Nė Athinė u lidh me njė shoqėri belge, e cila zotėronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarė. Studime nuk i bėri.

    Atėherė u hodh nė punė tė tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranė njė trupe greke teatri shėtitės. Tek punonte atje, iu ngjall dėshira tė mėrej me dramaturgji. Mė 1903 kaloi nė Egjipt, ku zuri punė si mėsues i greqishtes. Ndėrkohė, njihet me lėvizjen kombėtare.

    I ndihmuar nga patriotė, nis veprimtarinė politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikė, pėrkthen greqisht »Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet« tė Sami Frashėrit. Nga viti 1908 deri mė 1912 kryen studimet e larta pėr arte nė Universitetin e Harvardit, tė cilat i pėrfundon me cum laude nė Bachelor of Arts. Nė fund tė jetės sė tij shkon nė Florida. Atje, nė banesėn e tij, nė Fort Lauderdale, vdiq mė 13 mars 1965, larg atdheut tė shtrenjtė, qė e deshi me zjarr tė pashuar. Fan Noli ėshtė varrosur nė Forrest Hill Cemetery, tė Bostonit.

    Veprimtaria Patriotike

    Mė 1906, i nxitur dhe i pėrkrahur nga patriotėt, Noli u nis pėr nė SHBA, me qėllim qė tė ndihmonte nė organizimin dhe nė bashkimin e shqiptarėve tė mėrguar, qė kėrcėnoheshin nga rreziku i pėrēarjes, pėr shkak tė veprimeve tė shovenistėve grekė.

    Bėri punė krahu si punėtor nė njė fabrikė sharre, si pjatalarės etj. Megjithėse nuk kishte bindje tė forta fetare, u dorėzua prift mė 1908 dhe filloi luftėn pėr shkėputjen e kishės ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bėrė shėrbesa shqip, duke shqipėruar libra fetare etj.

    Kjo gjė, pėr atė kohė, kishte rėndėsi politike, sepse i priste udhėn ndikimit tė qarqeve shoviniste greke te shqiptarėt me besim ortodoks. Ndėrkohė, bashkėpunonte nė gazeta, mbante ligjėrata, organizonte shoqėri patriotike, tė cilat, mė 1912, u bashkuan nė federaten pan-shqiptare Vatra.

    Pas shpalljes sė Pavarėsisė, Noli pėrkrahu qeverinė e kryesuar nga Ismail Qemali. Erdhi nė Shqipėri pėr tė parėn herė mė 1913. Pėrsėri shkoi nė ShBA. Vatra e zgjodhi kryetar. Tė kėsaj kohe janė vjershat e tij tė para dhe tė parat shqipėrime artistike. Mė 1921 doli vepra e tij madhėshtore nė prozė Historia e Skėnderbeut. Nė Shqipėri erdhi sėrish nė fillim tė viteve 20.

    Gjeti njė lėvizje mjaft tė gjerė pėr sigurimin e pavarėsisė kombėtare dhe tė tėrėsisė tokėsore. Si deputet nė Kėshillin Kombėtar, mbrojti platformėn e Kongresit tė Lushnjės dhe u bė udhėheqės i krahut demokratik kundėr feudalėve, qė kryesohej nga Ahmet Zogu. Noli luajti njė rol tė dorės sė parė nė organizimin dhe nė drejtimin e revolucionit demokratik tė qershorit 1924, pas ngadhėnjimit tė tė cilit u caktua kryetar i qeverisė. Por revolucioni nuk u ēua gjer nė fund.

    Noli me shokė treguan butėsi dhe ngathėsi. Revolucioni u thye nga bashkėveprimi i reaksionit tė brendshėm dhe me forca te huaja. Mė 24 dhjetor 1924, Noli mori udhėn e mėrgimit politik dhe s'u kthye mė nė Shqipėri.

    Nė mėrgim


    Fillimisht u vendos pėrkohėsisht nė Vjenė. Regjimi zogist e dėnoi me vdekje nė mungesė. Nė periudhėn 1925-1930, krahas veprimtarisė politike, zhvilloi njė punė tė dendur krijuese : shkroi vjersha, shqipėroi disa kryevepra tė letėrsisė botėrore, me hyrje kritike, botoi artikuj tė mprehtė pėr mbrojtjen e revolucionit demokratik tė qershorit]], pėr denoncimin e regjimit zogist dhe tė reaksionit ndėrkombėtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos pėrfundimisht nė ShBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit tė kishės ortodokse shqiptare.

    Mė 1947 botoi pėrpunimin qė i bėri Historisė sė Skėnderbeut, nxorri nė dritė njė botim anglisht dhe mė 1949 njė variant tė dytė shqip tė saj: kurse mė 1960 dha anglisht njė autobiografi tė shkurtėr mjaft tėrheqėse. Vėllmin me vjersha Albumi u botua mė 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipėrime vjershash tė poetėve tė njohur.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 19:14