BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Memelli tregon ditėt e para si bardheblu

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Memelli tregon ditėt e para si bardheblu

    Mesazh nga Albatros 25/7/2008, 09:20

    Nuk ka asnjė dyshim qė blerja e Migen Memellit ishte njė prej goditjeve tė bujshme tė Tiranės nė merkaton e verės. Sulmuesi qė u aktivizua pėr tre vjet nė Norvegji dhe Suedi, rikthehet nė kampionatin shqiptar me eksperiencėn e nevojshme pėr tė qenė pjesė e bardhebluve dhe pėr tė synuar titullin kampion, trofe tė cilin nuk e ka shijuar asnjėherė. Dy ditė pas mbėrritjes nė kryeqytet, pogradecari u nis menjėherė me skuadrėn pėr fazėn pėrgatitore nė Ohėr, ku qė nga e enjtja, Tirana ėshtė duket u stėrvitur intensivisht.

    Pėr "Sportin shqiptar", ish‑sulmuesi i Teutės, Skėnderbeut dhe Elbasanit shprehet i kėnaqur me atė se ēfarė i ėshtė ofruar deri tani nė skuadėr. "Derisa pranova tė vija te Tirana, e dija shumė mirė se si ėshtė i organizuar ky klub. Nuk jam bėrė fare pishman qė lashė Gaisin nė Suedi pėr tė ardhur nė kampionatin shqiptar, sepse jam i bindur se Tirana ėshtė njė ekip mė i mirė, pasi ka mė shumė kualitete, ndėrkohė qė kėtu do tė kem edhe mbėshtetjen e njerėzve tė mi. Thuajse nuk kam bėrė asnjė ditė pushim, sepse me tė mbėrritur kėtu, jemi nisur drejt Maqedonisė. Jemi stėrvitur fort dhe nuk mund ta mohoj qė lodhja ka filluar tė ndihet, pasi ngarkesat fizike kanė qenė tė mėdha. Megjithatė, nėse kėrkojmė tė zhvillojmė njė sezon me pretendime, nga kjo fazė nė Maqedoni, do tė varen edhe rezultatet,"‑ shprehet sulmuesi shtatlartė.

    I pyetur nė lidhje me pėrshtypjet pėr trajnerin Bllazhe Slishkoviē dhe shokėt e skuadrės, Migen Memelli shton: "Trajneri ėshtė njė profesionist i vėrtetė. Ai mundohet tė pėrcjellė mentalitetin dhe grintėn qė e karakterizon te tė gjithė futbollistėt. Pėrshtypjet e mia tė para pėr tė janė shumė tė mira dhe shpresoj qė tė gjithė qė jemi kėtu tė bėjmė njė punė tė mirė, sepse nė fund tė fundit, kemi njė objektiv. Pėr sa u takon shokėve, me njė pjesė tė madhe tė tyre kam qenė mė shumė kundėrshtar dhe njihemi mirė. Harmonia ėshtė e pranishme mes nesh, pasi nuk na mungon asgjė,"‑ shton mė tej sulmuesi shtatlartė.

    Nė lidhje me numrin e golave qė ka planifikuar tė shėnojė kėtė sezon, pogradecari tregohet modest, kur e mbyll kėshtu deklarimin pėr gazetėn: "Nuk dua tė bėj llogari qė tani. Jam te Tirana pėr tė dhėnė kontributin tim, por nuk mund tė them se sa gola mund tė shėnoj. Mos harroni se unė mund tė shėrbej shumė mirė edhe pėr shokėt, pasi nė Norvegji kam dhėnė 10 asiste, tė cilėt u kthyen nė gola nga sulmuesit e ekipit. Pėr mua, rėndėsi kanė ata gola qė i japin skuadrės pikė dhe jo ata qė shėrbejnė vetėm pėr statistikė,"‑ pėrfundon Migen Memelli.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 16:26