BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vettel, ende nė garė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Vettel, ende nė garė

    Mesazh nga Albatros 5/10/2009, 23:02

    Ngasėsi i Red Bullit, Sebastian Vettel udhėhoqi nga fillimi deri nė
    fund duke fituar garėn pėr Shpėrblimin e Madh tė Japonisė nė Formula 1
    tė dielėn dhe ringjalli shpresat e tij pėr titull. Vettel pėrfundoi
    para Jarno Trullit nė Toyota dhe Lewis McLarenit nga McLareni.

    Lideri i kampionatit, Jenson Button nga Brawn GP ishte i teti, njė vend
    prapa kolegut dhe rivalit kryesor pėr titull, Rubens Barrichello. Kimi
    Raikkonen nė Ferrari ishte i katėrti para Nico Rosbergut nga Williamsi
    dhe ngasėsit tė BMW Sauberit, Nick Heidfeld. Brawn GP ėshtė nė prag tė
    fitojė titullin nė kategorinė e konstruktorėve.

    Vetėm njė pėrfundim njė-dy nga tė dy pilotėt e Red Bullit nė dy garat e
    mbetura dhe Brawn tė mos fitojė asnjė pikė, mund t’i parandalojė ata tė
    fitojnė titullin nė sezonin e parė nė Formula 1. Nė renditjen e
    pėrgjithshme tė ngasėsve, epėrsia e Buttonit ėshtė ngushtuar pėr njė
    pikė nga Barrichello nė 14, ndėrsa Vettel ka dy pikė mė pak se
    braziliani. “Mendoj se ėshtė e realizueshme dhe tani duket situatė mė e
    mirė”, tha Vettel rreth shanseve tė tij pėr titull. “Mėkat qė kanė
    mbetur vetėm edhe dy gara. Por, gjithēka ėshtė e mundshme dhe gjėrat
    mund tė ndryshojnė shpejt”, deklaroi ai.

    Kjo ishte fitorja e parė kėtė sezon pėr Vettelin, e para nga gara pėr
    Shpėrblimin e Madh tė Britanisė nė qershor. Gjermani startoi nga pozita
    e parė dhe bėri fillim tė fuqishėm. Ai ndėrtoi epėrsi prej 12.5
    sekondash ndaj Trullit, para shfaqjes sė automobilit tė sigurisė pas
    aksidentit tė ngasėsit tė Toro Rossos, Jaime Alguersuari. Edhe pas
    vazhdimit tė garės, Vettel u shfaq i fuqishėm dhe fitorja e tij nuk
    ishte e rrezikuar. Lideri aktual, Button nuk ka fituar nė tetė garat e
    fundit, por ka fituar pikė nė secilėn dhe mbetet nė pozitė tė mirė pėr
    tė fituar titullin nė garėn e ardhshme nė Brazil, apo atė tė fundit nė
    Abu Dhabi.

    Rezultatet e garės:

    1 Sebastian Vettel 1:28:20.443
    2 Jarno Trulli 1:28:25.243
    3Lewis Hamilton 1:28:26.843
    4 Kimi Raikkonen 1:28:28.343
    5 Nico Rosberg 1:28:29.143
    6 Nick Heidfeld 1:28:29.943
    7 Rubens Barrichello 1:28:31.043
    8 Jenson Button 1:28:31.843

    Renditja e pėrgjithshme:

    1 Jenson Button 85 pikė
    2 Rubens Barrichello 71
    3 Sebastian Vettel 69
    4 Mark Webber 51.5
    5 Kimi Raikkonen 45
    6 Lewis Hamilton 43
    7 Nico Rosberg 34.5
    8 Jarno Trulli 30.5

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/5/2024, 09:03