BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Krasniqi & Dimitrenko, sėrish nė ring

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Krasniqi & Dimitrenko, sėrish nė ring

    Mesazh nga Vizitor 8/10/2009, 18:29

    Krasniqi & Dimitrenko, sėrish nė ring L.krasniqi-490x320

    Luan Krasniqi dhe Alexander Dimitrenko, do t’i kryqėzojnė dorėzat sėrish. Mediat gjermane shkruajnė se meēi nė mes tė boksierit kosovar dhe atij ukrainas do tė zhvillohet me 28 nėntor nė Arena Oberhausen. 38 vjeēari nga Juniku premton mė shumė runde nė krahasim me meēin e kaluar, ndėrsa 27 vjeēari beson se do tė fitojė sėrish.

    Nga BotaShqiptareForum Mė 08.10.2009 Nė Ora 18:28

    Mediat gjermane raportojnė se Luan Krasniqi dhe Alexander Dimitrenko, do tė pėrballen nė mes vete edhe njė herė. “Der Hamburger Universe Boxing” ka konfirmuar se boksieri kosovar dhe ai ukrainas do t’i kryqėzojnė dorėzat sėrish, me 28 nėntor nė Arena Oberhausen, nė luftėn pėr titull interkontinental tė kategorisė WBO, njofton tabloidi gjerman Bild.

    Duelin e parė ndėrmjet kėtyre dy boksierėve e pati fituar Dimitrenko, me nokaut nė rundin e tretė. 38 vjeēari Krasniqi, i cili gjatė karrierės sė tij ka arritur 30 fitore nga 35 meēe, premton se kėsaj radhe nuk do tė dorėzohet lehtė. “Kėsaj radhe, njerėzit qė vijnė ta shohin meēin, do tė shohin mė shumė runde”, u shpreh boksieri kosovar.

    Kurse, 27 vjeēari ukrainas beson se do ta pėrsėritė triumfin e vitit tė kaluar, kur e kishte mposhtur Krasniqin pas njė goditjeje fatale nė pleksus. “Luanin e kam mposhtur nė luftėn e parė. Kėtė herė do tė provoj ta pėrsėris atė luftė”, theksoi Dimitrenko, qė ka fituar 29 meēe nga 30 tė zhvilluara.

    Ndėrkohė, Luan Krasniqi po vazhdon pėrgatitjet me mikun e tij dhe shokun e skuadrės, Firat Arslan dhe me bashkėpunėtorin e tij, Christopher White. Boksieri mė i madh nė histori tė shqiptarisė ndihet mjaft mirė fizikisht, mentalisht dhe i gatshėm pėr sfidėn me ukrainasin Dimitrenko. “Ishte njė punė e shkėlqyer, edhe pse ishte paksa e lodhshme”, theksoi Krasniqi nė uebfaqen e vet zyrtare.

    Pas humbjes nga Dimitrenko, Luan Krasniqi mendonte seriozisht qė ta linte pėrfundimisht boksin aktiv. Mirėpo, pasi ishte konsultuar me familjen e tij, boksieri kosovar do ta sprovojė veten sėrish nė boksin profesionist. Fitorja eventuale do t’ia rriste apetitet pėr tė synuar mė lart, ndėrsa humbja sipas tė gjitha gjasave do tė thoshte fund i karrierės sė tij tė bujshme.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 13:31