Rama: Jemi ne rrugen e duhur
Vizitor- Vizitor
Kryetari i PS-se, Edi Rama ka dale ne nje konference per shtyp nje dite pas protestes se djeshme te opozites. Ai theksoi se opozita po ndjek rrugen e duhur dhe demonstrimet do te shtrihen ne te gjithe Shqiperine.
Duke vleresuar numrin e madh te pjesemarresve, Rama tha se procesi i mbledhjes se firmave per hapjen e kutive te votimit do te vijoje ne te gjithe vendin.
Mund te mbledhim fare lehte firmat e nevojshme per hapjen e kutive te votimit duke e shtrire procesin ne gjithe Shqiperine dhe duke mos e kufizuar vetem ne shifren e 20 mije qytetareve qe mund te jete arritur tashme. Vetem dje u mbledhen 10 mije firma, eshte shprehur Rama.
Berisha konfirmoi se te gjitha normat qe ekzistojne ne demokraci jane thjesht nje shprehje e shkruar ne leter qe hidhet ne plehra, ashtu sic u hodh edhe kodi zgjedhor, tha kreu i PS-se.
Me pas Rama ka bere te ditur se ka prova qe vertetojne se kryeministri Sali Berisha ka luajtur rol ne internimin e disa personave ne periudhen e komunizmit.
Berisha ka marre pjese ne procesin e internimit te personave gjate periudhes se komunizmit. Per kete zoterojme fakte dhe do ti provojme ne momentin e duhur, tha Rama.
Ne perfundim ai shtoi se qyteti ku do te zhvillohet protesta e ardhshme do te behet e ditur neser.
Protestat sapo kane filluar dhe do te vijojne me vone ne nje qytet tjeter te Shqiperise, theksoi Rama.
No Comment.